Άtentat me άrmë zjάrrit shqiρtarit në Selanik

Atentat me armë zjarri në Selanik, plagoset një shqiptar. Ngjarja në orën 22.00 me orën greke, në zonën e “Xirokrini”, në rrugën “Ampelonon”.

Nga një automjet është hapur zjarr ndaj një shtetasi shqiptar, i cili ka mbetur i plagosur.

Automjeti është larguar me shpejtësi. Në vendngjarje forca të shumta policore. I plagosuri është transportuar drejt spitalit “Ipokrateo”.

Dyshohet se mes dy personave ka pasur sherr më parë në një bar. Autori është larguar me një automjet të bardhë. Sipas mediave është identifikuar dhe është me precedentë, njësoj dhe viktima