Ήυmbje e madhe për fυtbollin shqiptar/ Ndërron jetë ish-fυtbollisti i njohur i Skënderbeut

Humb jetën pas problemeve kardiake, ish-futbollisti i njohur i Skënderbeut i viteve 1975-1985, Daniel Xhemo.

Korçari i njohur që në moshë të re luajti futboll që nga klasat sportive të shkollës “Stavri Themeli” e me pas me gjitha ekipet zinxhir të Skënderbeut deri te vishte fanellën e rëndësishme bardhëekuq.

Pasi mbaroi studimet për inxhinieri-mekanike, u rikthye përsëri te Skënderbeu, lojë të cilën e ka lënë në fund të vitit në 1990, për t’u përkushtuar profesionit të tij të inxhinierit në drejtorinë e kontrollit të automjeteve, aty ku punoi deri ditën e sotme.

Madje, Daniel Xhemo sot ka qenë në punë por për fatin e keq ka rezultuar dita e tij e fundit pasi ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga probleme kardiake.

Me humbjen e Xhemos futbolli korçar ka humbur një pjesë të historisë së Skënderbeut ashtu si dhe shokët që humbën kolegun e tyre profesionist. Ndërkohë familjarët kanë humbur njeriun e tyre të mirë.