ΒΙeu celular Samsung në Facebook, qγtetarit ia sjellin të thyer

Denoncimet e shqiptarëve për blerjet online janë të shumta pasi edhe mashtrimet prej këtyre bizneseve janë të shumta.

Së fundmi një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një blerje të kryer në faqen “Celular Albania” në Facebook.

Ai thotë se pak javë më parë ka porositur një celular Samsung A21s me çmim 53 mijë lekë të vjetra.

Por kur porosia i mbërriti në shtëpi, ai që porosia ishte tjetër dhe celulari i thyer.

Ai ka kontaktuar me faqen ku e ka blerë, por pasi ata i kanë thënë se është bërë një ngatërrim porosie, i kanë bërë bllok.

Denoncimi i qytetarit:

ckemi kam bler nje telfone tek nuk me solle ate qe kisha porosta tani me ka ber blloke

me soll nje tjetr te prishur, me soll jo ate qe prosita, une prosit a21 me edhr ky tell tjer tan me ka ber bllok