Liridona Ademaj–Murseli, është 30-vjeçarja që u vra gjatë një grabitje të inskenuar nga bashkëshorti i saj.
E reja, nënë e dy fëmijëve, duket se ka pasur dashuri të madhe për Naim Murselin, bashkëshortin e saj. Këtë dashuri ajo e shfaqte edhe në rrjetet social ku në Instagram kishte shkruar:
‘Burri im është gjithçka e imja’, duke e shoqëruar me dy zemra dhe me shkronjën N, për bashkëshortin e saj Naimin.
Liridona ndoshta nuk e kishte imagjinuar kurrë se bashkëshorti, gjithçka që ajo kishte, do ta vriste në mënyrë mizore madje para fëmijëve të tyre.
Murseli thuhet se i ka paguar 30 mijë euro një bashkëfshatari të tij, ndërsa në ngjarje është përfshirê edhe nipi i tij Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së i cili është arrestuar.
