Një emigrant është arrestuar pasi shtirej se pësonte atak kardiak për të shmangur pagesën e faturave në të paktën 20 restorante në Spanjë.
50-vjeçari, me origjinë nga Lituania, do të kalojë 42 ditë pas hekurave pasi nuk ka paguar disa fatura falë skemave të tij teatrale.
Mënyra e tij e aktrimit ishte identike në pothuajse çdo restorant që ai shkonte, shumica e tyre me vendndodhje në Costa Blanca.
“Ai porosiste gjithmonë të zakonshmet, disa gota uiski “White Label” dhe një sallatë ruse, pjatë që “duket se i pëlqen shumë”, tha një pronar restoranti. Ishte e luajtur shumë mirë, ai bëri sikur i ra të fikët dhe ra në dysheme”, tha menaxheri i El Buen Comer.
Një punëtor në Sale&Pepe tha: “Të gjithë kemi marrë një paralajmërim dhe foton e tij. Na thanë të jemi të kujdesshëm dhe të mos i shërbejmë asgjë.”
Për shkak se çdo mos-pagesë ishte një shumë e vogël parash, ajo çfarë ky klient ka bërë konsiderohen thjesht si ‘krime të vogla’.
Megjithatë, pronarët e restoranteve tani po planifikojnë të paraqesin një ankesë të përbashkët që mund ta çojë në burg deri në dy vjet.
Një avokat nga firma prestigjioze Navarra Sancho tha: “Ai ka përfituar nga sistemi ligjor, me gjoba kaq të vogla të papaguara është e vështirë të arrihet një dënim më i gjatë në burg”.