Βiznesmeni denόncon “Vodafone”: Më fatυruan 1.4 milionë lekë për 7 minυta roaming (Video)

Kompania më e shtrenjtë telefonike “Vodafone Albania” është kthyer në problemin e përditshëm të qytetarëve që denoncojnë raste vjedhjesh të vazhdueshme prej tyre.

Biznesmeni, Gjergj Luca, ka denoncuar publikisht faturen e pazakonte që i ka mbërritur për shërbimin telefonik nga kompania “Vodafone Albania“.

“Ja si na vjedh Vodafone! Miq sapo mbërrita në aeroportin e Moskatit në Oman ndeza telefonin dhe duke shkuar për te kontrolli i pasaportës në gati 7 minuta kohë më vjen mesazhi e më njofton se interneti që po përdor me roaming më ka kushtuar 1 milionë e 400 mijë lekë, e përsëris edhe një herë: fatura ime e Vodafone për 7 minuta roaming më kushtoi 1400 euro…”

https://www.instagram.com/voxmedia.al/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e2f4f53b-9d3f-48bd-a2d5-6c4fcdc738a9&ig_mid=B338D617-31BE-4331-9F69-514BEDD7ADEB