Është zbardhur nga policia greke zhdukja e shqiptares Xhorxhia Murati, e cila tashme raportohet se është vrarë nga partneri i saj grek.
Ky i fundit jepte intervistë për mediat greke sikur ishte i shqetësuar për të.
41-vjeçarja është gjetur e vrarë në një pyll, dhe trupi i saj ishte futur brenda një valixhe.
Bashkë me partnerin e shqiptares është arrestuar edhe shoku i tij si bashkěpunëtor në krim.
Fillimisht, partneri i shqiptares tha se ajo ishte larguar me një shumë parash me vete, por e vërteta ishte ndryshe.
Gjithashtu ai tha se kur ka dalë nga shtëpia e tij, ajο ka lënë një mesazh për të dhe nënën e saj.
41-vjeçarja ishte tre muajshe shtatzënë dhe nënë e një vajze 13-vjeçare nga një martesë e mëparshme.