February 25, 2026
Lajme

“Ραkoja nga Amerika erdhi për 5 ditë, Posta Shqiptare s’e sjell në Dυrrës prej 2 jaνësh”

Një denoncim për Postën Shqiptare ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Një qytetare që ka porositur një pako nga Amerika, thotë se pakoja ka mbërritur në Tiranë që më datë 9 prill, por Posta Shqiptare akoma s’e ka dërguar në Durrës.

Ajo thotë se pakoja, qumësht pluhur për fëmijë, është nisur nga Amerika më datë 4 prill dhe më datë 9 ka qenë në Tiranë. Por nga kjo datë, pakoja e cila është e kushtueshme, ka mbetur aty dhe s’është nisur për në Durrës që është destinacioni final i përcaktuar edhe në të dhënat e dërgesës.

Në këto kushte, ku ka mbi 2 javë që pret për qumështin pluhur për foshnjen, qytetarja kërkon të dijë pse është kaq e vështirë që dërgesa të mbërrijë në Durrës. Qytetarja është e vetëdijshme se pakot s’mbërrijnë në shtëpi si në vendet e tjera të botës, por së paku, ajo kërkon që pakoja të mbërrijë në postën qendrore dhe ta marrë prej aty pasi ka paguar shumë që dërgesa të jetë sa më e shpejtë dhe e sigurtë.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje JOQ! Desha te ndaj nje shqetesim me kte posten Shqiptare. Kudo ne Amerike apo Europe kur porosit dhe dergon dicka me poste ,porosia vjen tek dera ose tek kutite e nderteses qe jane per cdo hyrje. Nje pjesetar i familjes me ka nisur powder Formula per bebe(qumesht pluhur) pasi femija eshte mesuar me ate. Eshte nisur me date 4 prill Ka ardhur ne Tirane me 9prill Total 5 dite pune. Tani ka qe me date 9prill qe e ndjek ku eshte porosia dhe ka ngecur aty. Eshte data 24 prill dhe jane dashur 15 dite ose dhe me shume se nuk dihet kur vjen Presim akoma te vije. Tani kaq e veshtire eshte te sjellesh nje porosi nga Tirana ne nje qytet tjeter qe duhen me shume se dy jave ? A ka njeri qe i kontrollon keto gjera qE paguhet per ate pune apo jemi n dore te zotit? Se mire qe sta sjell kush te shpia Po spo na e sjellin as ne qytetin ku jemi ta marrim te posta.

Dergesa duhet te vije ne Durres. Ne Shqiperi ka hyre,ka kaluar doganen ama me shume se dy jave nuk ka ardhur ne destinacion Dhe nuk eshte pako qe kushton lire Posta per ta sjelle ka kushtuar po ashtu shtrenjte qe te jete sa me e sigurt per te ardhur