Një person është shoqëruar nga policia jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), teksa po zhvillohe seanca ku po jepen konkluzionet për Fredi Belerin.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se personi tentoi t’i vërë zjarrin një flamuri me simbole greke.
Ndërkaq, prokurorët Adnand Xholi dhe Dorina Bejko do të lexojnë vendimin për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Fati i Belerit është në dorë të dy prokurorëve të posaçëm. Gjykata pritet të dëgjojë prokurorinë dhe të tërhiqet nëse do e shpallë këtë të martë vendimin për Belerin.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.
Ai u arrestua para votimeve për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe për rrjedhojë nuk ka mundur të betohet pasi nuk i është dhënë leje për të dalë nga qelia.