Katër punonjëse të një çerdheje janë pushuar nga puna, pasi vendosin maska të frikshme të “Halloween” për të trembur fëmijët e vegjël, si një formë ndëshkimi.
Pamjet u bënë virale, ndërsa tregojnë një anëtare të stafit në Lil’ Blessings Childcare në Mississippi, SHBA, duke i tmerruar fëmijët e vegjël që të sillen mirë dhe duke u bërtitur në fytyrë.
Ndërkohë një punonjëse dëgjohet duke i thënë koleges së maskuar që të shmangë të vegjlit ‘e mirë’ dhe të ndëshkojë ata që kanë qenë ‘të këqij’, duke i bërë kështu fëmijët që të tremben dhe të qajnë.