Ndërron jetë një 36 vjeçar në Pogradec. Burime thanë se 36 vjecari Gerti Bego, puntor në një prej fasonerive të këtij qyteti nuk është ndjerë mirë në ambientet e punës.
Kanë qenë punojësit e fasonerisë ata që e kanë çuar me urgjencë në spitalin e qytetit por fatkeqësisht pacienti ka gjetur vdekjen.
Sipas dyshimeve të para që vijnë nga spitali i Pogradecit thanë se vdekja e 36 vjecarit ka ardhur për shkak të një ataku kardiak, priten analizat e mjekësisë ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.