Një 27-vjeçare i dha fund jetës dy ditë më parë duke u hedhur nga lartësia e pallatit ku banonte me qira në Kamëz, ndërsa sot u zbuluan detaje tronditëse që e shtynë Sibela Abedinin drejt aktit ekstrem.
Nëna e një vajze të vogël duket se po kalonte momente të vështira në jetën e saj, kjo pasi kishte qëndruar në shoqërinë e atyre që tashmë quhen “tik-tokersa”, njëri prej të cilëve i publikoi një fotografi nga momente intime.
Sibela jetonte me vajzën e saj në Kamzë, pasi në martesën e saj me bashkëshortin nga Kosova po kalonin një krizë. Çifti ishte në proces divorci dhe për këtë, Sibela kishte ardhur të jetonte pranë familjes së saj, në rrugën “Teuta” në Kamzë.
Ngjarja u raportua si vetëvrasje, ndërsa sot, dy ditë më pas Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë atë dhe ka prangosur shtetasin Altin Çoku. Ky i fundit akuzohet se ka publikuar një foto të 27 vjeçares në rrjetin social Tik Tok.
Postimi i fundit i saj daton 5 ditë më parë, apo 3 ditë përpara se të kryente vetëvrasje. Aty shihet se ajo postonte shpesh fotografi të vajzës së saj të mitur por edhe të sajat, duke i shoqëruar me tekste motivuese.
https://www.tiktok.com/embed/v2/7332593208439999749?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fpostimi-i-fundit-27-vjecares-qe-u-vetevra-ne-kamez-cfare-ka-kaluar-ka-kaluar-video%2F