PËRGJIMET e SPAK/ Balluku SMS ish-kreut të ARRSH-së: Deputeti i PD ka nja dy toka te ‘bypass’ në Vlorë. Berberi: Sa e përcolla!

Një pjesë të mirë të dosjes së prokurorisë për tunelin e Llogarasë e zënë përgjimet mes Belinda Ballukut dhe Ervis Berberit, të cilat SPAK i ka përftuar nga celulari tip “Blackberry” që ish-drejtori i rrugëve e mbante në shtëpi.

Bisedat janë të vitit 2022 dhe në disa prej mesazheve zbulohet se në zyrat e qeverisë qanin hallet edhe deputetët e Partisë Demokratike.

Një prej tyre është edhe ish-deputeti i Vlorës Arbi Agalliu, që siç duket kërkonte të dinte diçka më shumë për tokat që kishte në Vlorë.

PËRGJIMET e SPAK/ Balluku SMS ish-kreut të ARRSH-së: Deputeti i

Zv.kryeministrja lë porosi që deputeti të dëgjohet pasi është djalë qytetar, ndërsa Berberi e siguron se do të bindet duke thënë se e ka patriot.

Biseda Balluku dhe Evis Berberi për ish-deputetin e PD, Arbi Agalliu:

Belinda Balluku: Do te te marr per nje takim Arber Agalliu, dep i PD qe ka nja dy pyetje per dy toka qe ka ne vlore nje tek bypass dhe nje ne hyrje te autostrades Oendrimi shume I dashur; shume I mire se eshte djale qytetar.

Evis Berberi: Patjeter, e kemi patriot.

Belinda Balluku: Por ne nuk kemi ca i bejme, te marr lejen e ndertimit nga bashkia, atehere shprehemi”.

Evis Berberi: Ok, ne japim mendim pasi ka marre leje.

Biseda e Arbi Agalliut dhe Evis Berberit:

Arbi Agalliu: “Evis si je? Arbi Agalliu jam! Shpresoj te jesh mire. Belinda ma dha nr tend. Kur te kesh mundesi do doja te flisnim pak. Flm.

Evis Berberi: Mirembrema, neser ne mgis.

Arbi Agalliu: Miremengies! Une per pak jam aty. Jam ne trafik posht diges.

Evis Berberi: Pa prob.

Evis Berberi i mesazh Belinda Ballukut: Sa percolla Agalliun.