“Bëhuni burra”, Ilir Vrenozi kundër protestave të Berishës: Futuni në grevë urie brenda Kuvendit! (Video)

Demokrati dhe militanti i njohur Ilir Vrenozi, ka kritikuar thirrjen e kreut të PD-së, Sali Berisha për protesta përpara Kryeministrisë.

Në një reagim të shpërndarë në rrjetin e tij social, Vrenozi e quan tallje kërkesën e Berishës, drejtuar demokratëve, për të dalë sërish në protesta. Sipas tij, PD-ja nuk ka më forc të mbledhë mijëra njerëz në sheshe, prandaj ai sugjeron një formë tjetër proteste.

Vrenozi deklaroi se deputetë e PD-së janë ata që duhet të sakrifikojnë për popullin kësaj rradhe dhe të futen në grevë urie brenda sallës së Kuvendit.

“Në qoftë se doni pak dinjitet, aty në parlament, në këtë parlamenti që këta tallen me ju e me ne, këta tallen mo, tallen, e kupton, se s’ka as vota s’ju duhen, asgjë mo. Asgjë nuk ju duhet. Këta tallen me ju tani. I vetmi shpëtim i juaji, i vetmi shpëtim, i them opozitës, deputetët e opozitës, i vetmi shpëtim i juaj është të futeni në parlament në grevë urie. Ta marrë vesh e gjithë bota, të kërkoni, po juve po rrini tani, po hyni aty juve po rrini. Kërkoni zgjedhje të reja, të mos jetë kryeministër Edi Rama, qeveri teknike.

Hyni në grevë urie aty, bëhuni njëherë burra ore. Mendimi im, unë vazhdoj ta them këtë mendim. Të na thirrni ne për protesta, ky është kallëk. Kështu që lërini këto kallëqe. Këto janë kot sa për, sa për, sa për bojë, sa për kështu, kupton? Jeni burra? Tregoni njëherë veten tuaj aty brenda. Tregoni mo njëherë aty veten brenda. E do sensibilizoni edhe Bashkimin Europian e të gjithë e të gjithë, edhe do t’ju afrohen njerëzit. Kurse kështu, kështu juve tani, të rrini derisa të vdesë Rama që ta merrni juve. Se o kështu o, është turp i Zotit. Është turp mo, po na shkelni me këmbë, është turp mo. Jeni burra, tregohuni burra, hyni aty. Hyni aty, se e vetmja zgjidhje që ju të rifitoni dinjitetin tuaj, në qoftë se doni. Në qoftë se doni të fshijnë këmbët këta me ju e të merrni atë rrogë e të rrini e të thoni, prit të presim të vdesë Rama dhe ta marrim ne, shumë keq. Shumë keq, kaq po them unë. Me shpirt e me zemër. Pastaj në qoftë se doni të bëni filma, eee, do bëjmë protesta, do dalim ne aty e e e e. Jeni burra, mblidheni bythën dhe hyni aty brenda. Ja sheshi ja mejdani, këtu, këtu! Këtu brenda! Hyni në grevë urie”, shprehet Vrenozi.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F100076194467886%2Fvideos%2F754228930964209%2F&show_text=false&width=267&t=0