Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, paralajmëron në Facebook se Kreshnik Hajdari është drejt shkarkimit, arrestimit apo fundit me turp nga detyra e Kryetarit të Bashkisë Kuçovë të grabitur ne 2023.
“Kush prek apo vjedh votën e lirë nuk do e gezojë kurrë mandatin, nga hundet do i dalë.”- thekson Maliqi.
Maliqi shprehet se Hajdari do shkarkohet nga Ilirjan Celibashi dhe do përgjigjet para Drejtësisë për “Shpërdorim Detyre”.
Maliqi shkruan më tej se ka korrur “fitoren e radhës në Gjykatën Administrative në Tiranë, së bashku me Avokatin Arben Llangozi, kundër Kryetarit të Bashkisë Kuçovë me mandat të grabitur, ku gjykata u shpreh se çështja për shkarkimin e Kreshnik Hajdarit nga detyra, nuk është kompetencë e gjykatës, por e “KQZ”-së. Komisioni i Ankimimeve në KQZ dhe Gjykata Administrative ia rikthen Celibashit për “Shkarkim nga Detyra Kreshnik Hajdarin.
