“Doja të υ disja, por më mbajtën fëmijët”, Agron Llakaj rrëfen betejën e dhimbjes pas humbjes së gruas: E përcollëm si nuse

Agron Llakaj, ka ndarë një rrëfim prekës dhe rrëqethës për humbjen e bashkëshortes së tij të ndjerë, Kostandina, e cila u nda nga jeta vitin e kaluar pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

Në një intervistë të dhënë së fundmi Llakaj foli për periudhën më të vështirë të jetës së tij – ndarjen nga gruaja që ai e quajti “zemra e familjes”.

“Nuk mora amanet nga Kostandina, nuk pranova. Kam mbajtur më shumë sesa duhet. Nuk mund të pranoja idenë e ndarjes, të fundit, të ikjes së saj”, tha ai.

Aktori kujtoi me dhimbje udhëtimin e fundit në Turqi, ku shpresat për shërim u shuan plotësisht.

“Kur ikëm në Turqi herën e fundit, thikën e mora unë. Doktori më mori mënjanë e më tha se mbaroi. I thashë, ti the 5-6 vjet. Çdo gjë do ta shisnim për jetën e Kostandinës”, shtoi Llakaj.
Për dy javë, aktori e mbajti të vërtetën vetëm për vete, duke gënjyer me qëllim që të mbronte fëmijët dhe bashkëshorten e tij nga realiteti i dhimbshëm.

“Për dy javë nuk e di si rrotullohesha. Ua thashë fëmijëve dhe vazhduam të silleshim sikur s’kish ndodhur gjë. Unë dilja në emision, qeshja në ekran, që ajo të thoshte: ‘Ai qesh, unë jam mirë’”, u shpreh ai.
Një nga momentet më të ndjera që ai ndau ishte ai i lamtumirës së fundit me bashkëshorten

“I thashë vajzës: ‘Zemra e babit, mami e meriton të ikë si një nuse e bukur.’ I kemi bërë grim profesional. Kemi qëndruar të dy aty, duke qarë, duke e grimuar”, tha aktori.
Periudha pas ndarjes ka qenë jashtëzakonisht e rëndë për aktorin, i cili nuk e fshehu se ka kaluar momente dëshpërimi të thellë:

“Për shumë ditë dhe netë nuk kam dashur të jetoj. Doja të ikja, t’i bashkohesha. Fëmijët më janë përgëruar: ‘Babi, jemi ne’”, shtoi Llakaj.