Qendra Ukrainase për Komunikime Strategjike ka publikuar një video që dyshohet se tregon ushtarë nga DPRK (Koreja e Veriut) duke marrë pajisje ushtarake ruse.
Sipas raportit, videoja është xhiruar “jo më shumë se 72 orë më parë” në një poligon stërvitor në fshatin Sergeyevka në Territorin Primorsky të Federatës Ruse.
Dy videot, të qarkulluara fillimisht nga blogerët ushtarakë pro-Kremlinit në Telegram dhe të marra nga gazeta investigative Agentstvo, tregojnë qindra burra që besohet se janë koreano-veriorë të cilët kanë shkuar për të luftuar në Ukrainë.
“Ka miliona prej tyre”, dëgjohet një zë duke thënë në një nga videot në rusisht, që duket se po filmohet fshehurazi.
Sipas disa raportimeve të pakonfirmuara, flitet se Koreja e Veriut ka dërguar rreth 12 mijë ushtarë në Rusi, të cilët më pas mund të transferohen për të luftuar në frontin e luftës në Ukrainë.
Videot u shfaqën në internet ndërsa shefi i NATO-s Mark Rutte u tha gazetarëve të premten se ai nuk mund të “konfirmonte raportet se koreano-veriorët janë aktivisht tani si ushtarë të përfshirë në luftë”.
Alarmi u dha ditë më parë nga Koreja e Veriut.
❗️BREAKING: The Ukrainian Center for Strategic Communications has published a video allegedly showing soldiers from the DPRK receiving equipment
— NEXTA (@nexta_tv) October 18, 2024
According to its report, the video was shot “no more than 72 hours ago” at a training range in the village of Sergeyevka in the… pic.twitter.com/FfyGAAOVL9