“E kujt i ha k…”U pl*gos rende sot në at*ntatin e Rinasit, ja si 14 vite më parë Muçi Shaljani p*rplasej me Sajmir Tahirin

42-vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri), sot agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në vitin 2011 është bërë protagonist në një ngjarje kur së bashku më vëllanë është konfliktuar fizikisht me deputetin e Partisë Socialiste në atë kohë, Sajmir Tahiri.

Gjithçka ndodhi 20 metra larg Ministrisë së Brendshme, në një protestë paqësore të Forumit Rinor të opozitës.

28 vjeçari Mustafa Sheqeri ka pohuar në atë kohë në një intërvistë se është telefonuar nga i vëllai i tij Shemsiu, i cili i ka thënë që të vinte urgjentisht se po shkatërrohej dyqani.

Fillimisht Sajmit Tahiri i është prezantuar 28 vjeçarit Sheqeri se ai ishte deputet ndërsa përgjigja ishte, “e kujt i ha.. se ti je deputet”.

Muçi Sheqeri alias Shaljani i cili mbeti i plagosur në atentatin e kësaj të marte dyshohet se është punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Burime për Newsbomb konfirmojnë se Shaljani prej tre muajsh ishte futur në AMP.

Gjithashtu, Policia e Shtetit bën me dije së fundmi se Muçi së bashku me Danin sapo kishin mbërritur në Shqipëri. Ata ishin larguar në Barcelonë që prej datës 7 të këtij muaji dhe automjetin e kishin lënë të parkuar në parkingun e Aeroportit.

*Deri në një reagim zyrtar nga AMP informacioni i mësipërm mbetet  jo zyrtar!

Atentati u regjistrua rreth orës 14:20 të ditës së sotme, në rrethrrotullimin e Rinasit, ku automjeti tip “Benz” me të cilin po udhëtonin Muçi Sheqeri alias Shaljani dhe Gilmando Danin është qëlluar me breshëri plumbash.

Si pasojë viktimë mbeti 47-vjeçari i cili sapo ishte kthyer nga Barcelona, ndërsa miku i tij Shaljani mbeti i plagosur.

Menjëherë ai është dërguar në spitalin e Traumës dhe burime për Newsbomb konfirmojnë se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe ndodhet në luftë për jetën.

Siç raportuam dhe pak më herët, Muçi Shaljani, rezulton të jetë edhe pronar i hotelit “RAMEL” në qendër të kryeqytetit.

Ai merrej me marrjen dhe dhënien me qira të pasurive të paluajtshme dhe prej vitit 2018, kishte në pronësi hotelin “RAMEL” më Tiranë. Në momentin e ngjarjes, Shaljani ishte shofer dhe vendin e pasagjerit në vend të parë ishte ulur Gilmando Dani, i cilësuar edhe si mik i Emiljano Shullazit.