“Ata vr*sin edhe në mes Tiranes”, Hoxha tregon kartelin që vr*u Glimando Danin: Prej tyre dridhet edhe…

Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje të reja nga vrasja e Gilmando Danit në Rinas. Ai u shpreh në një intervistë se bëhet fjalë për një skuadër pushkatimi, e cila sipas tij, u përfshi dhe te vrasja e Brilant Martinajt.

Por sipas tij, bëhet fjalë për një aleancë mes disa grupeve, të cilët kanë krijuar një lloj karteli, duke i bërë ata të paprekshëm. Pra me pak fjalë, një lloj “familje mafioze”.

“S’është një grup i vetëm, prandaj unë vazhdimisht këmbëngul për një aleancë. Pra kemi të bëjmë me një bashkim të disa grupeve kriminale, të cilat mbas rrëzimit ose mbas zhdukjes së, pra rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes së kufomës së Ervis Martinajt, ka kaluar në, si të them, është epoka e saj, ata janë, vazhdojnë ta kenë nën kontroll situatën, pra ata janë sot për sot për mua në Shqipëri organizimi kriminal më i fuqishëm në vend, pra janë një organizatë nëse do ta quaja kështu, por në fakt nuk është një, dhe prandaj unë e quaj aleancë.

Duket sikur ka nuancën e një karteli, por nuk është një kartel i mirëfilltë. Është një aleancë, e cila kontrollon territorin në mënyrë perfekte pa patur asnjë lloj frike, asnjë lloj, si të them, trembje nga, nga një reagim, nga agjencitë e zbatimit të ligjit. Për ata nuk ka rëndësi nëse është aeroporti i Rinasit, është sheshi Skënderbej, ja aty janë forca policore, janë forca speciale, për ata është një lloj”, tha ai.

Sipas tij, prej tyre ka frikë edhe vetë policia. “Unë nuk besoj që policia nuk e ka haberin se kush janë këta. E di shumë mirë që ata e dinë. Por deri tani nuk kanë arritur dot t’i kapin, sepse thashë ata nuk janë të atashuar pranë një grupi të mirëfilltë. Ata në vetvete janë kthyer në një grup vetë, por që janë në dispozicion, ose që janë nën mbrojtje dhe nën, nën mbështetjen me informacion, me mjete logjistike”, tha ai.