Adriana Kalaja tregon historinë e martesës me te madhin Agustin Kola, në vitet ’80, ja njohja me Edi RAmen

Përtej figurës së fortë të opozitares, Adriana Kalaja ka ndarë në një rrëfim të rrallë detaje nga jeta e saj personale në Tiranën e viteve ’80, ndërsa ka folur për emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut.

Kalaja foli për karrierën e saj si sportiste e qitjes në klubin e Tironës dhe martesën me një nga ikonat e futbollit shqiptar, Agustin Kola, të cilin e cilësoi si “Ronaldo i Shqipërisë” për talentin dhe përkushtimin e tij.

Ajo rrëfeu historinë romantike të njohjes së tyre pas ndeshjes së famshme Tirana-Vlora, ku tifozët vlonjatë mbollën fushën me patate, dhe ajo si një nga të paktat femra në stadium, përfundoi duke u kthyer në Tiranë me autobusin e ekipit.

Një tjetër pjesë e rëndësishme e historisë së saj familjare lidhet me “Kafenë e Rremës”, lokalin e njohur i cili menaxhohej nga i ati i saj. Kalaja zbuloi se aty ishin klientë të rregullt edhe djemtë e Enver Hoxhës dhe djali i Mehmet Shehut.

Ajo tregoi dhe se si i ati, Rrema, nuk u bënte lëshime as atyre, duke i detyruar të prisnin në radhë, dhe se si emri popullor i lokalit i rezistoi edhe urdhrit të Mehmet Shehut për ta ndryshuar.

Adriana Kalaja kujtoi edhe se si e njihte Edi Ramën që në rini, duke e përshkruar si shumë të zgjuar.