Vuçiç me parashikim të zymtë: Do ketë luftë, e gjithë bota po përgatitet

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të premten në ceremoninë e hapjes së linjës së re hekurudhore me shpejtësi të lartë midis Beogradit dhe Suboticës se “të gjithë në botë po përgatiten për luftë”.

“Do të jetë gjithnjë e më e vështirë në botë. Do të jetë më e vështirë edhe këtu sepse njerëzit duhet të dinë se të gjithë po përgatiten për luftë. Dhe kur ata përgatiten për luftë, kjo do të thotë se do të ketë një të tillë. Po ju them, do të ketë një të tillë”, tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë tha se bota po përgatitet vetëm për këtë dhe asgjë tjetër.

“Ata nuk janë të interesuar për bisedime dhe negociata. Ata po gërmojnë llogoret e tyre dhe po presin fillimin, dhe e dinë se lufta po vjen gjithsesi. Ata po presin dhe po përgatiten”, shtoi Vuçiç.