Një lajm të hidhur ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook”, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, pasi babai i tij është ndarë nga jeta.
Në njoftimin e shpërndarë, ai shkruan: “Babai ynë i dashur Ndue Lleshi e mbaroi udhëtimin e tij në këtë botë para pak çastesh, për tu bashkuar në mbretërinë e Hyjit.”
Ngushëllimet do të priten në shtëpinë e Lleshajt në Maminas të Durrësit, sot dhe nesër. Ndërsa i ndjeri do të përcillet për në banesën e fundit në datën 16 dhe do prehet në varrezat pranë Kishës së Shna Ndoit, në Kurbnesh.
“Zoti i dhashtë paqen e pasosur babait tonë të mirë!” përfundoi njoftimin ish-ministri.
Njoftimi i plotë:
Njoftim
Të nderuar miq!
Babai ynë i dashur Ndue Lleshi e mbaroi udhëtimin e tij në këtë botë para pak ccastesh, për tu bashkuar në mbretërinë e Hyjit.
Nderimet e rastit do të bëhen pranë shtëpisë tonë në Mmainas të Durrësit sot dhe më datën 15.11.2025.
Varrimi do të bëhet në varrezat pranë Kishës së Shna Ndoit, në Kurbnesh, në orën 12:00 të datës 16.11.2025.
Zoti i dhashtë paqen e pasosur babait tonë ttë mirë!
AMEN
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flleshajsander%2Fposts%2Fpfbid0EwpYDGoRCQffxTYmgDkqvKLN8MdQ5x4wX9mYe68ThuMfgWPASWtYNr1DHF5ZE3Q2l&show_text=true&width=500