Vrasja e Gilmando Danit dyshohet të ketë ardhur nga konflitet e hershme të Emiljano Shullazit dhe bandave kriminale në Durrës. Dani pas lirimit nga qelia tetorin e kaluar, ka drejtuar bandën kriminale të Shullazit, i njohur si ‘krahu i djathtë’ i këtij të fundit.
Gazetari Ferdinand Dervishi thotë se kundërshtarët e Shullazit, janë frikësuar nga Gilmando Dani ndërsa konflikti i Emiljano Shullazit me një prej bandave të Durrësit është i hershëm dhe se bëhet fjalë për kontrollin e portit të Durrësit.
“Shullazi ishte aq i fortë sa Enver Stafukën që i bëri një atentat në autostradë, e rrëmbeu me skuadër policie të veshur si policë në mes të Fushë Krujës dhe ‘i detyronte të fortët e Fushë Krujës që t’ia jepnin si derr në thes kundërshtarin e vet.
Grupi u Shullazit u godit si grup në vitin 2016 dhe në vitin 2018 u dënuan. Nga shkalla e parë në 2022 u dënuan apel edhe Gilman Dani dymbëdhjetë vjet burg, Shullazit tani i bëhen 55 vite dhe nuk del dot më. Tani bie që ndërsa ka dalë Gilmando Dani, që sipas përllogaritjeve duhet të dilte në 2026, por siç duket me këto marifetetet që bëjnë këta uljet e dënimit, kishte dalë më parë.
Emijano Shullazi kishte Gilmandon jashtë dhe një pjesë të grupit. I bie që kundërshtarët e tij të jenë frikësuar. Ç’janë këto kundërshtarë? Emiliano Shullazi, edhe nga këto përgjimet e Enkroçat dhe nga këtu del në konflikt me një grup shumë të fortë në Durrës për kontrollin e portit.
Në krimin shqiptar më të fortë janë ata që kanë më shumë lekë. Fitojnë ata që kanë më shumë lekë dhe mbështetje politike, natyrisht paguajnë shumë me të gjithë dhe mbështetje politike. Unë mendoj se s’është çudi që pista kryesore e hetimit të jetë pikërisht frika që ky grup ka”, tha Dervishi.