Atentatet në vend, Prençi: Duhet të krijohet xhandarmëria, policia e keqpërdorur nga politika

Eksperti i sigurisë dhe ish-drejtori i Policisë Shemsi Prençi është shprehur është i domosdoshëm krijimi i xhandarmërisë në Shqipëri.

Prençi tha se strukturat e policisë duhet të depolitizohen dhe të mos keqpërdoren nga politika.

Është i domosdoshëm krijimi i xhandarmërisë, sepse duhet të ndahen njëherë e mirë detyrat e rendit dhe sigurisë publike dhe kontrollit të territorit dhe lufta ndaj kriminalitetit. Rëndom sot duke qenë një shtet shumë i vogël, edhe një shoqëri e inkriminuar fatkeqësisht. Është kriminalizuar rëndë politika. Sot Policia e Shtetit keqpërdoret nga pushteti qendror dhe vendor për shkak të modelit të qeverisjes me urdhra arbitrarë, arrogantë. Drejtori i Policisë ndihet i pafuqishëm. Duhet të thirret në skenë xhandarmëria. Që mos e zbehë një kryetar komune apo bashkie, punën e një drejtori policie.

Në një trafik droge të mos ketë mundësi një kryetar bashkie dhe deputet të telefonojë. Politika është e departizuar, por depolitizimin s’e ka arritur kurrë. Kushdo që ka qenë në pushtet e ka keqpërdorur policinë. Unë nuk kam zbatuar urdhrat e dy ministrave të Brendshëm. Sot policët shkojnë dhe mbështesin një urdhër verbal të kryeministrit apo ministrit për prishje ndërtimesh pa leje, apo për skuterat dhe monopatinat”.-tha Prençi.