Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka kursyer batutat, gjatë një fjalimi në Uashington, ku përmendi disa prej arritjeve të administratës së tij, përfshirë edhe marrëveshjen që Arabia Saudite të investojë 1 trilion dollarë në SHBA.
Teksa po fliste për rënien e çmimeve të ushqimeve, Trump tha se çmimi i gjelit të detit, që në anglisht quhet “Turkey”, ka rënë me 33%. Ai pastaj i kërkoi të pranishmëve të mos e ngatërrojnë me shtetin e Turqisë, pasi nuk do që Erdogan ta thërrasë në telefon duke u ankuar.
“Po shkonim drejt vdekjes. Ishim në një drejtim shumë të keq. Sipas statistikave, gjeli i detit (Turkey) ka rënë me 33%, dhe nuk e kam fjalën për Turqinë, ata janë mirë. Nuk dua që Erdogani të më marrë në telefon dhe të thotë nuk kam rënë me 33%. Duhet të kujdesemi për miqtë, i kemi miq të mirë”, u shpreh Trump