Rama takim me komisioneren e BE-së, Marta Kos në Kryeministri

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos në Kryeministri.

Ende nuk ka detaje se për çfarë po diskutojnë Rama e Kos, por ky takim vjen në vigjilje të Samitit të Bashkimit Evropian për Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor, i cili zhvillohet nesër në Tiranë.

Nesër, Shqipëria do të mirëpresë Samitin me temë: “Plani i Rritjes, Rruga jonë në BE” (Growth Plan “Our pathway to EU”).

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja Marta Kos do të zhvillojnë diskutime thelbësore mbi këtë plan, i cili ka për qëllim integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Evropian.

Samiti, që pritet të jetë një pikë kthese në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian, do të zhvillohet të premten në Pallatin e Brigadave në Tiranë.