Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido ka reaguar pas shpalljes “non-grata” nga Greqia të gazetarit Artan Hoxha.
Bido thotë se ky akt është i papranueshëm për një shtet evropian, që të ndikohet ga “grahmat e fundit të nacionalizmit”.
Ai thotë se është detyrë e çdo gazetari të përballet me nacionalizmin politik, dhe sulmi ndaj tyre është abuzimi më i madh i vlerave evropiane.
Reagimi i plotë:
Ndalimi i Artan Hoxhës në kufirin shqiptaro-grek përbën rastin e dytë në pak vite që gazetarët shqiptarë ndalohen në kufi për shkak të raportimit dhe të bindjeve të tyre.
Është e papranueshme që në shekullin e 21-të, autoritetet e një shteti evropian të vijojnë të ndikohen nga grahmat e fundit të nacionalizmit.
Kërkimi i të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë, përballja me nacionalizmin politik të fenomeneve Agimi i Artë, Beleri etj., si dhe mbrojtja e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, nuk janë opsion, por detyrim i çdo gazetari dhe i çdo shqiptari.
Ndaj, sulmi ndaj tyre, përmes shpalljes “non grata” përbën abuzimin më të madh me vlerat evropiane.