Nito Lala, kompozitor i njohur dhe një personazh i nderuar në Kuçovë, është ndarë këtë të martë nga jeta. Lajmin e trishtë e ka dhënë politikani i lartë demokrat Luçiano Boçi, i cili zbulon se Nito Lala ishte vjehrri i tij, babai i bashkëshortes.
“Nito Lala, gjysh i fëmijëve të mi dhe baba i bashkëshortes sime, e jetoi jetën me melodi të përhershme në zemër. Dhe ashtu sot, qetë dhe pa zhurmë, me melodinë e pandarë, me modestinë e tij lapidare, nisi udhëtimin drejt parajsës.
Ai ishte, jo vetëm një baba i vajzave të tij të mrekullueshme, gjysh i rrallë dhe stërgjysh i Adorës artist, i mirë e i hareshëm, por dhe një njeri artist në të gjitha kuptimet, simbol i qytetit të tij të dashur Kuçovës, së cilës dhe brezave të saj, për shumë vite, i kushtoi dhe i dhuroi muzikë, këngë e dashuri”, shkruan Luçiano Boçi.
Politikani demokrat thotë se profesori dhe kompozitori Nito Lala ishte simbol i qytetit të Kuçovës, i cili e jetoi jetën me dinjitet, pasion dhe ndjenjën e butë të përkushtimit shembullor të një qytetari model.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flucianobocipd%2Fposts%2Fpfbid02L2hMKfQ4g6k1SininQ75eoSQ9aqYr1oxeSLYvyCneWKdefwViqU3niVY4qPNBez8l&show_text=false&width=500
Figura e tij është vlerësuar lart edhe nga kryebashkiaku socialist i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, i cili e quan Nito Lalën një figurë të madhe të artit dhe muzikës së qytetit.
“Drejtues, muzikant i shkëlqyer, kompozitor dhe tekstshkrues, ai ishte frymëzim për breza të tërë. Nën udhëheqjen e tij u rritën e u formuan talente të panumërta, të cilët sot mbajnë me krenari trashëgiminë e tij artistike.
Pjesëmarrës në shumë festivale dhe autor i këngës së paharrueshme “Qytetit tim”, profesori do të mbetet përherë një gur themeli i kulturës sonë muzikore.
Nito Lala do të na mungojë të gjithëve, por puna, pasioni dhe talenti i tij do të jetojnë gjatë — në çdo këngë, në çdo skenë dhe në çdo kujtim të bukur që na la pas. Lamtumirë, Profesor! Faleminderit për gjithçka”, shkruan Kreshnik Hajdari.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid02WSjm3rUdKuaFiPhHkTdyNTjhntzx2ZKvrkaJi3i6aKRTucoi1Ptwa7xSjjSqJHJdl%26id%3D61574556325951&show_text=false&width=500