VIDEO/ Panik në Firenze, lojtari i Fiorentinës rrëzohet papritur në fushë, ndërpritet ndeshja me Interin

Moment frike në ndeshjen e Serie A. Takimi mes Fiorentinës dhe Interit (Në Stadio Artemio Franchi) është ndërprerë në minutën e 18-të, pasi një lojtar i skuadrës violë është rrëzuar papritur në fushë.

Bëhet fjalë për Edoardo Bove, i cili u transportua me ambulancë në spital, ndërsa futbollistët u larguan nga fusha të përlotur.

Për momentin mungon ende një vendim zyrtar sa i takon rifillimit të takimit, ndërsa në orët në vijim pritet të mësohet më shumë rreth gjendjes shëndetësore të futbollistit.

(J.S/BalkanWeb)