Bëri kërdinë me alkool, rakuni gjendet i dehur dhe pa ndjenja në tualetin e dyqanit

Një episod i pazakontë ka ndodhur fundjavën e kaluar në Ashland të Virxhinias, ku “hajduti me maskë” që shkaktoi rrëmujë në një dyqan alkooli rezultoi të ishte një… rakun i dehur. Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit së shtunës, kur kafsha e egër kishte hyrë fshehtas në dyqan të mbyllur, duke çarë një vrimë përmes tavanit.

Pasi u fut mes uiskit dhe pijeve të tjera, ai shkaktoi rrëmujë të vërtetë: shishe të thyera e pije të derdhura në dysheme. Punonjësja që e gjeti e përshkroi pamjen si të pabesueshme. Rakuni ishte shtrirë pa ndjenja në dyshemenë e tualetit të dyqanit, dukshëm i “mposhtur” nga pijet që kishte konsumuar gjatë aventurës së natës.

Bëri kërdinë me alkool, rakuni gjendet i dehur dhe pa ndjenja

Oficerja e kontrollit të kafshëve, Samantha Martin, u thirr në vendngjarje dhe nuk e fshehu dot humorin që i shkaktoi situata. “Unë i pëlqej rakunët”, tha ajo. “Janë krijesa shumë gazmore. Ky ra nga tavani dhe bëri një rrëmujë të tërë, duke pirë gjithçka që i dilte përpara”.

Rakuni u mor në strehimore për t’u monitoruar derisa të kalonte efekti i alkoolit. Fatmirësisht, autoritetet konfirmuan se ai nuk kishte pësuar dëmtime fizike. “Pas disa orësh gjumë dhe pa shenja lëndimi, përveç ndoshta një dhimbje koke, u lirua i sigurt në natyrë”, njoftoi Agjencia e Mbrojtjes së Kafshëve.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fhcvaanimalprotection%2Fposts%2Fpfbid0S9dbDG74ptAYz2UpX5xHgs9aoF8Zqn7JjpyqUZ4tcwVwXAYxQZ7HrHDBnJBgRT6Wl&show_text=true&width=500