Sherr mes shqiptarëve në qendër të Athinës, ρΙα▪︎ gόset rë ndë njëri ρrej tyre

Dy shqiptarë janë përleshur mbrëmjen e kësaj të marte me njëri-tjetrin në vendin e quajtur Platia Vathi në qendër të Athinës në Greqi.

Mësohet se ata fillimisht kanë debatuar me njëri-tjetrin, dyshohet për shkak të një pazari të prishrur dhe më pas sherri ka degraduar në përleshje të dhunshme mes tyre.

Si pasojë e përleshjes, njëri prej tyre, 55 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Autoritetet vendase kanë arrestuar autorin 35-vjeçar, i cili do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie nën akuzën e plagosjes së rëndë me dashje

Policia po heton për shkaqet e ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin helen pasditen e së martës.