February 25, 2026
Lajme

Trump i jep fund diskutimeve: Ky është “Football”, jo “Soccer”! Na duhet një emër tjetër për NFL-në

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se “futboll” është fjala e duhur për sportin më popullor në botë, që amerikanët e quajnë “soccer”.

Teksa mori pjesë në shortin e Kupës së Botës në Uashington, Trump zbuloi se që fëmijë ka qenë simpatizant i futbollit.

Në SHBA futbolli amerikan është ai që luhet me një top në formë vezake, i ngjashmë me regbi-në. Por sipas Trump, është e logjikshme që fjala futboll – e cila rrjedh nga fjalët foot (këmbë) dhe ball (top) – i takon sportit të futbollit që luhet me këmbë.

“Mbaj mend kur isha fëmijë, kam parë ndeshjen e Pele, shënoi tre gola në atë ndeshje. Kur shohim se çfarë i ka ndodhur, dhe futbolli në SHBA quhet soker, sepse kemi një tjetër sport që quhet futboll, por kur e mendon, a nuk duhet të quhet futboll? Ky është futboll, duhet të mendojmë një emër tjetër për NFL”, tha Trump.