February 25, 2026
Lajme

Pse Greqia është vendi më i mirë në botë për momentin për të jetuar kur del në pension?

Me rritjen e jetëgjatësisë, gjithnjë e më shumë njerëz po vendosin t’i kalojnë dekadat e fundit të jetës në një vend tjetër, një vend me kosto më të ulët jetese, klimë më të butë dhe shërbime më të mira për moshat e treta.

Natyrisht, largimi nga shtëpia, miqtë dhe familja për një jetë të re jashtë shtetit është një hap madhor, që kërkon planifikim.

Pikërisht për këtë arsye, revista e njohur International Living ka publikuar Indeksin Vjetor Global të Pensioneve, i cili vlerëson destinacionet më të mira në botë për të jetuar pasi del në pension. Renditja bazohet në faktorë si: kostoja e jetesës, kujdesi shëndetësor, strehimi, procedurat e vizave, klima dhe lehtësia e përshtatjes për të huajt.

Cili vend kryeson listën për vitin 2026?

Vendi numër 1 për vitin 2026 është Greqia, një shtet i ngrohtë, i bekuar me mijëra ishuj piktoreskë dhe një mënyrë jetese që, sipas International Living, është perfekte për një fillim të ri.

“Renditja e Greqisë në vend të parë shënon një kthesë të rëndësishme në skenën europiane të pensioneve,” thotë Jennifer Stevens, kryeredaktore e International Living. “Prej vitesh Portugalia dhe Spanja kryesonin listat, por ndryshimet në politikat e vizave dhe rritja e kostove i kanë shtyrë pensionistët të kërkojnë alternativa më të përballueshme. Greqia ofron pikërisht këtë: bukuri, mikpritje dhe opsione të thjeshta për leje qëndrimi.”

Çfarë e bën Greqinë kaq tërheqëse?

Një nga arsyet kryesore është programi Golden Visa, i cili u mundëson të huajve të marrin leje qëndrimi nëse investojnë minimumi 250,000 euro në pasuri të paluajtshme. Përveç kësaj, vendi vlerësohet shumë për: klimën mesdhetare, sistemin shëndetësor cilësor, kostot relativisht të ulëta të jetesës, opsionet e shumta të strehimit në qytet, mikpritja e komunitetit për të huajt.

Lista me top 10 vendet më të mira:

1- Greqi

2- Panama

3- Kosta Rika

4- Portugali

5- Meksikë

6- Itali

7- Francë

8- Spanjë

9- Tajlandë

10- Malajzi