February 24, 2026
Lajme

Korçë, 47-vjeçari gjendet i pajetë brenda makinës së tij

Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në një automjet në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në një rrugë dytësore pranë unazës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Ende nuk dihen shkaktarët e vdekjes, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë mundësitë e ndryshme.

Njoftimi i policisë;

Korçë/Informacion paraprak

Në lagjen nr. 10 Korçë, është gjetur pa shenja jete në mjetin e tij, shtetasi C. M., 45 vjeç.

Nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.