Një avion i nisur nga Aeroporti i Lyon në Francë me destinacion Stambollin, ka bërë ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, shkak është bërë një emergjencë shëndetësore në bord.
Ka qenë një shtetas me kombësi afgane i cili ka prerë damarët e dorës teksa ndodhej në bordin e avionit të kompanisë “Turkish Airlines“, duke traumatizuar pasagjerët e tjerë.
Stafi i ka dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë piloti i avionit model “Boeing 737-8F2”, siç mëson newsbomb.al është lidhur me kullën e kontrollit në Rinas dhe ka kërkuar leje për të bërë ulje të detyruar. Për shkak të emergjencës shëndetësore, leja është aprovuar.

Avioni i nisur nga Franca ben ulje te detyruar ne Rinas
Shtetasi me kombësi afgane dhe me letërnjoftim të shtetit të Francës është marrë menjëherë nga ambulanca që ndodhej në gatishmëri dhe e vënë në dijeni nga piloti përmes kullës së kontrollit, është dërguar në Spitalin e Traumës, në Tiranë.
Sipas burimeve për newsbomb.al, pasagjeri është në kujdesin intensiv të mjekëve shqiptarë, por fatkeqësisht në gjendje të rëndë për jetën për shkak se ka humbur shumë gjak.

Avioni i nisur nga Aeroporti ndërkombëtar “Saint Exupéry” ka qëndruar disa minuta në pistën e Rinasit dhe më pas ka kërkuar leje për të vazhduar fluturimin në destinacionin final, për në Aeroportin e Stambollit në Turqi./NewsBomb