Kreu i Partisë Demoraktike, Sali Berisha ka komentuar sot çantat e ministreve, për të cilat shprehet se përdorin Hermes, Birkin, Bottega Venetto apo Louis Vuitton, marka këto të cila kushtojnë mijëra euro.
Mirëpo këtë marka të shtrenja, nuk janë parë nga ministret në Parlament, por në fakt në fotot e nuses së tij, Armina Mevlani e cila i tregon në rrjetet e saj sociale. Mevlani veç të tjerash njihet për jetën tepër luksoze që ben pas lidhjes me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
