Edhe këtë se kishim dëgjuar, por një vajzë britanike kërkon 200 dollarë për një takim të thjeshtë, sepse sipas saj aq kushton prezenca e saj në tavolinë.
Në një video të shpërndarë në Tik Tok nga “The Desirable Truth”, teksa ajo bashkë me shoqen e saj u pyetën se “sa është shuma më e lartë që një burrë duhet të paguajë në takimin e parë?”, e reja u shpreh se minimalisht 200$.
“Minimalisht 200$, për të qenë e sjellshme!”
“Më duhet të përdor shumë produkte për të dalë në një takim, kështu që po, minimalisht 200 dollarë”, u shpreh ajo. Kjo përgjigjie u pasua me një habi dhe nga ana e shoqes së saj.
E çfarë merr mashkulli nga ky takim kaq i shtrenjtë? E reja thotë: Prezencën time!
Më tej, ajo shtoi se aq është kostoja minimale bazuar në grimin dhe veshjen e saj. “Hidratuesi im kushton 400 dollarë, kremi i syve është 300 dollarë dhe serumi 300 dollarë të tjerë.”
Kjo video u bë virale në rrjet, me një sërë komentesh poshtë saj. Kishte nga ata që e kritikonin, por edhe nga ata që e suportonin duke thënë: Mbaji kështu standardet, i duhuri do të vijë për ty!/tvklan.al
Gazetari Ferdinand Dervishi deklaroi në një intervistë televizive se mosreagimi i ish-presidentit Ilir Meta për të gjithë çështjen “Partizani”, ku si person nën hetim është marrë edhe ish-kryeministri Berisha, të bën të dyshosh shumë në lidhje me atë që po ndodh.
Së fundi nëpër media kanë qarkulluar aludime se çfarë ka ndodhur me ish-presidentin Meta, pasi prej tij nuk dihet asgjë që prej të shtunës, ku u dha masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndaj Sali Berishës.
Sipas gazetarit Dervishi, është tentuar të ketë një komunikim me të afërm të Ilir Metës, por askush nuk është përgjigjur.
Është ish-presidenti i Shqipërisë. Ka akoma eskortë. Është një njeri që ka qenë kreu i sigurisë kombëtare.
Ai njeri mbart me vete sekrete. Ku është ky njeri? Ku ka përfunduar ky njeri.
I bien telefonave të njerëzve të tij dhe nuk e hapin. A e di presidenti aktual se ku është paraardhësi i tij? A e di policia?
Të ziej opinioni një javë dhe mos të dalë askush, sikur është inekzistent. Ai ka edhe një parti mbrapa vetës. Kjo të bën të dyshosh shumë se çfarë po ndodh,-tha gazetari Ferdinand Dervishi.
Gazetari Artan Hoxha, zbuloi se ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka aplikuar për leje qëndrimi në një vend të BE-së ku ndodhet prej disa muajsh, pasi u arratis nga Shqipëria, për të mos u përballur me drejtësinë.
“Në rastin konkret të Arben Ahmetajt, autoritetet shqiptare po kërkojnë ta lokalizojnë.
Unë nuk besoj se këta nuk e dinë se ku është, sepse Ahmetaj ka bërë veprime konkrete në vendin ku qëndron, u është drejtuar strukturave, agjencive të zbatimit të ligjit”, tha Hoxha.
Sipas Artan Hoxhës, Ahmetaj ka aplikuar për leje qëndrimi që të mos ekstradohet në Shqipëri.
“Ka vende ku ne kemi marrëdhënie ekstradimi dhe nuk e sjell dot, si Adriatik Llalla në Itali. U kap Behar Bajri në Francë dhe gjykata franceze ka vendosur që ta sjellë në Shqipëri, por ai mund të aplikojë për azil. Nëse z. Ahmetaj, dhe unë di që ka aplikuar për lejeqëndrim apo qëndrim në një vend të BE-së, nuk mund të bëhet ekstradim nga ai vend për sa kohë që organet gjyqësore të atij vendi nuk janë shprehur për statusin e personit”, tha Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Zogu i Tironës vijon me intervistat e humorin e tij çdo mëngjes në Ora News. Sot ai ka ndaluar qytetarë të ndryshëm në qendër të kryeqytetit dhe u ka bërë atyre pyetje pikante.
Një zotëri nga Ersaka është përgjigjurme çiltërsi dhe ka dhënë deklaratën që askush nuk e priste, teksa i riu e pyet nëse e ka tradhtuar ndonjëherë bashkëshorten.
Ai dha një përgjigje që s’e priste askush. E si rezultat merr një përqafim nga gazetari i njohur në Tiranë.
Në fund të fundit, njerëz të tillë duhen vlerësuar për sinqeritetin që kanë. Se ç’do të ndodhë mes tij dhe të shoqes kur të shkojë në shtëpi, një Zot e di…
Personi që shihni në foton e mëposhtme është 35-vjeçari, Andi Lala, i cili humbi jetën këtë të premte në Durrës.
Mësohet se Lala, ishte punonjës në një kompani private dhe ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë nga vinçi, teksa ishte duke prerë pemët në qytetin e Durrësit.
“Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit, shtetasi A. L., 35 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”,- njoftoi më herët policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Gazetarja nga Durrësi, Dhurata ka treguar në emisionin “Aldo Morning Show”, historinë e një nuseje e cila ka gjetur një arsye për të nxjerrë jashtë vjehrrin dhe vjehrrën e saj, pasi ka instaluar një kamerë me zë tek shtëpia.
Pasi dëgjoi fjalët jo të mira që prindërit e burrit thoshin për të, nusja i vuri kusht që mos preknin me dorë fëmijën e vogël, kështu ata u detyruan të largohen nga shtëpia për të qenë larg streseve dhe zënkave me nusen.
Dhurata: Nusja vendos një kamerë me zë në shtëpi pasi ka vjehrrin dhe vjehrrën dhe pasi ka dëgjuar çfarë thuhej për të, pra e shanin sipas saj, ka vendosur që si e si të largohen, të mos prekin fëmijën e saj të vogël.
I ka vënë si kusht që të mos prekin me dorë fëmijën e vogël derisa ata u detyruan të shkretët të largoheshin nga shtëpia dhe të jetojnë në shtëpinë e vajzës së tyre e cila nuk ndodhet këtu., por ka ikur jashtë shtetit. Pra për mos t’i dhënë stres vetes, gjithashtu dhe nusen mos ta shqetësojnë më, kanë vendosur që të jetojnë më vete.
Aldo: Pastaj?
Dhurata: Pastaj ka të bëjë me një lajm tjetër, një zonjë e cila ka kapur burrin e saj në flagrancë me një zonjë tjetër të cilën e njihte. Kjo që ditën e parë që i vuri GPS makinës së bashkëshortit, po atë ditë e ka kapur me zonjën e njihte dhe kjo. Pra imagjino se çfarë ka bërë më përpara kur nuk kishte GPS. Por kjo nuk duroi që ta gjurmonte dhe shkoi menjëherë në moment aty duke u zënë me zonjën dhe burrin e saj.
Në dosjen e SPAK ka një element të rëndësishëm të hetimit, ku tregon se nuk janë vetëm institucionet shqiptare që kanë dyshuar për të ardhurat e rritura në mënyrë të beftë të Jamarbër Malltezit, por edhe ato gjermane.
Kjo ka dalë si pasojë e kërkesës së vajzës së Argita Berishës, Desarës për të vlerë një apartament në Gjermani. Ndërkohë, ku në dosje se “Supermbesa” jeton në Roterdam. Në kompjuterin e sekuestruar nga SPAK tek studio Pustina është gjetur një dokument, në të cilin jepet një shpjegim sesi duhet tu përgjigjet supermbesa autoriteteve gjermane në lidhje me origjinën e parave të babait të tij, për të cilët ata dyshojnë.
Siç thuhet në dosje “ky material është në gjuhën angleze dhe ka komente edhe në shqip për sqarime që duhet të paraqiten. Nga përmbajtja e materialit konstatohet se ky dokument po përgatitet për tu paraqitur nga vajza e shtetasit Jamarbër Malltezi(në material citohet babai im) në një institucion publik/ privat të huaj në shtetin gjerman, të cilët referuar një transferte bankare në një llogari bankare në Gjermani të shtetasit Jamarbër Malltezi, drejt llogarisë bankare të vajzës së tij dhe informacionit të marrë nga burime të hapura, kanë kërkuar sqarim mbi burimin e të ardhurave. Konkretisht në përmbajtje të këtij materiali konstatohet ajo që është analizuar në këtë relacion.
Kështu citohet se “Në bazë të marrëveshjes së bashkëinvestimit të datës 02.10.2008 nga shtetasi Jamarbër Malltezi(babai) janë blerë aksione të shoqërisë Homeplan. Bazuarn ë këtë marrëveshje, pjesa fillestare e investimit të shtetasit Jamarbër Malltezi, ka qenë në shumën prej 60 mijë euro.
Pikërisht në këtë fjali është bërë një koment nga një person i tretë, që dyshohet se është shtetasja Andia Pustina, ku thekson se në programin e llogarisë është shuma prej 45, 128,92 euro, depozituar në Procredit Bank depozituar më datë 24.12,2012.
Si pjesë e kapitalit fillestar, kompania ndërtuese ka marrë një hua në bankë me vlerën ______”
Siç mund të shikohet në dokument, sasia e shumës është lënë bosh dhe është bërë sërish një koment që dyshohet se është bërë nga shtetësja Andia Pustina, me këtë përmbajtje: “Investimi fillestar është bërë nga Kontakti me vlerën 312.603 euro dhe Fatmir Bektashi në vlerën 255.450 euro.
Investimi kapital i projektit është afërsisht 55.5 milionë euro dhe të gjitha fitimet e investimit janë deklaruar në organet tatimore. Kompaia i është nënshtruar kontrolleve nga organet tatimore dhe institucionet e pastrimit të parave të cilat kanë konstatuar se kompania është në përputhje të plotë me ligjin”.
Për këtë pjesë është bërë një koment që dyshohet se është bërë nga shtetësja Andia Pustina si vijon: “Kostoja totale e projektit është 55.5 milionë euro ndërsa të ardhurat nga investimi janë 63.1 milionë euro.
Përsa i përket kontrolleve të organet tatimore dhe DPPP-ja, nga sekuestrimi i dokumenteve pranë studios Pustina dhe marrjen e provave material inga laptopi HP janë konstatuar raporte si vijon:
Raport kontrolli i tatimeve i datës29.04.2016 nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj, në prani të administratorit të Homeplan shpk Fatmir Bektashi, Raporti i këtij kontrolli thekson se kompania është në përputhje të plotë me ligjin.
Megjithatë sipas një tabele: “Pagesa në cash nga Homeplan”, të sekuestruar nga studio Pustina, konstatohet më datë 20-04.2016 një pagesë me përshkrimin: “KP kontroll tat”(që gjatë hetimit rezulton si kontribut patriotik) në shumën 14 mijë euro, që ngre dyshimin për rezultatet reale të saktësisë së raportit të tatimeve. Gjithashtu Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave ka mbajtur një raport Akt-Inspektimi të datës 13.09.2019, i mbajtur për periudhën 01.09.2017-31.08.2019 në prani të shtetasit Fatmir Bektashi dhe Aida Zisi, ku përfundimet janë përgjithësisht pozitive.
Duke ju eikthyer letrës që dyshohet se është bërë nga vajza e shtetasit Jamarbër Malltezi, në pjesën përshkruese të materialit kërkohet: “Ne do të donim të merrnin një përgjigje të gjerë dhe të plotë, duke përfshirë provat themelore që tregojnë sesi babai juaj ishte në gjendje të ndërtonte kapitalin përpara se të bëhej aksioner në Homeplan dhe të ishte në gjendje të merrte një pjesë në një projekt me vlerë 20 milionë euro”.
Në përgjigje të kësaj pyetje është rikonfirmuar fakti se ndërtimi ka nisur në muajin prill të vitit 2010 dhe investimi fillestar është kryer nga shtetasi Fatmir Bektashi në vlerën 255 mijë euro. Gjithashtu përmend se shtetasi Fatmir Bektashi është administrator i kompanisë nënkontraktore që bën punime që ka mbuluar punimet duke transferuar shumën 312 mijë euro, për marrjen e lejessë ndërtimit dhe pagesën e taksave në bashki.
Në këtë letër janë përmendur gjithashtu dy kredi: njëra e vitit 2013 nga Union Bank me vlerë 1 milionë euro marrë nga kompania Homeplan dhe tjetra e marrë nga kompania Kontakt në vitin 2014 me vlerë 300 mijë euro.
Nga hetimi rezulton se të dyja kreti janë marrë nga Homeplan dhe Kontakt me ortak shtetasin Fatmir Bektashi, i cili rezuton në cilësinë e dorëzanësit.
Në letrën e cituar përmendet dhe nëna e personit që bën letrën shtetësja, pra shtetësja Argita Malltezi ka bërë deklarimin në ILKDPKI.
Në fakt nga hetimi rezulton se shtetësja Argita Malltezi, megjithëse deklaron të ardhura nga burime të ndryshme, nuk rezulton të ardhura nga dividentët. Gjithashtu kjo shtetëse asnjëherë nuk deklaron shpenzime të të ardhurave, me qëllim investimin në shoqëritë tregtare apo investime të bashkëshortit, në kuadër të këtyre ndërtimeve.
Pyetja tjetër për të cilën kërkohet përgjigje në këtë material është: “Ne do të donim të kishim më shumë evidence se dhurata është marrë në mënyrë eksplicite nga pjesmarrja që babai juaj ka në kompani të tilla si Homeplan në Shqipëri.
Pas kësaj pyetje është shënimi shqip: “Shpjego që hape llogarinë në Union Bank dhe aty shkojnë vetëm buisnies relatet income. Duhet të bësh attach bilancet dhe transfertat nga Homeplan në bankë.
Nga hetimet, llogaria në Union Bank ka rezultuar se është përdorur për kalimet e fondeve/ dividentit.
Në vijim të kësaj përgjigje është paraqitur dividenti që ka shpërndarë shoqëria Homeplan për periudhën 2015-2022 ku pjesa takuese e shtetasit Jamarbër Malltezi sipas kësaj letre është 2,620,830 euro dhe për vitin 2021 dividenti që është transferuar nga Homeplan te shtetasi Jamarbër Malltezi është 1, 581.815 euro.
Pyetja tjetër që shtrohet në këtë material është: “Ne do të donim të denim më shumë se nga erdhën 42.000.00 euro nga një llogari gjermane e babait tuaj”, në mënyrë që të mos dështonin detyrimet kontraktore ai vendosi të transferonte shumën e mbetur prej 42 000 euro nga llogaria gjermane”.
Në ndërthurje me të dhënat nga rezultatet e hetimit rezulton se në drejtim të llogarisë në Gjermani janë kryer transferta nga llogaritë shqiptare të shtetasit Jamarbër Malltezi. Ky fakt konfirmohet nga nxjerrja e llogarisë(jepet numri shën red), ku janë pasqyruar katër transferta me vlerën 80 mijë euro secila, për periudhën 08-09.2021-14.09.2021 me përshkrimin: Kalim vajzës për blerje apartamenti Desara Malltezi Rotterdam”.
Pyetja e fundit që kërkon përgjigje në këtë material është: si i shpjegoni mospërputhjet e pjesëmarrjes së babait tuaj në shoqërinë Homeplan, duke qenë se ai rezulton i përfshirë në kompani që nga viti 2014 dhe jo nga viti 2018.
Përgjigja që përgatitet të jepet është “Deri në vitin 2020, kur ligji nr 2.11.2020 hyri në fuqi, nuk kushtëzohej transferimi i aksioneve me deklarimin e tyre. Siç shpjegohet më lart babai im ka bërë të gjitha deklaratat ligjore të deklarueshme kur dhe siç e kërkon ligji, por ka shmangur çdo publiçitet për të mos demtuar politikisht projektin. Kompania Homeplan ka bërë të gjitha deklarimet tatimore në përputhje me ligjin. Kompania Homeplan filloi shpërndarjen e dividentit në vitin 2015 pasi kompania ishte e qëndrueshme dhe kishte likuiditet monetar të mjaftueshëm për të mbuluar punën në vazhdim. Për dividentin e shpërndarë ishte paguar tatami në burim. Në momentin kur kompania ka shpërndarë dividentë babai im ka regjistruar pjesëmarrjen dhe ka bërë deklarimet përkatëse në organet tatimore.
Në fund të kësaj përgjigje konstatohet se edhe përpiluesi është i paqartë se ka lënë shënimin: “Ku hyn dhe për çfarë viti 2014???????
Pra shpjegimet që kanë dashur të japin më sipër nuk përputhem me ato që kanë ardhur gjatë hetimit. Pasi shtetasi Jamarbër Malltezi të paktën publikisht shfaqet si aksioner në dhjetor të vitit 2018 kur ligji i sipërcituar nuk ishte miratuar ende.
Përfitimi total i shtetasit Jamarbër Malltezi
Në pjesën e fundit të tabelës me emërtimin Jamarbër Malltezi pagesa për divident 2011-2022, sekuestruar pranë studios Pustina, paraqiten në mënyrë të përmbledhur përfitimet e shtetasit Jamarbër Malltezi në vlerë monetare dhe në natyrë si vijon:
Në tabelën e parë përmbledhëse jepen vlerat monetare së bashku me disa shënime duke e çuar shumën totale në 4 258 785 euro ose 534 896 451 lekë.
Po ashtu në tabelë reflektohen përfitimet monetare që i janë dhënë shtetasit Jamarbër Malltezi 2011,2012 dhe 2015 janë llogaritur në dividentin e kompanisë Homeplan që ka shpërndarë në 2017. Gjithashtu është shtuar me shkrim dore edhe vlera cash 90 000 euro.
Në tabelën e dytë përmbledhëse reflektohet detyrimi që kompania Homeplan i ka shtetasit Jamarbër Malltezi në vlerën 44,126,7 euro, korigjuar më pas me shkrim dore 45 198 euro që siç është shpjeguar më herët në relacion, është vlera që shtetasi Jamarbër Malltezi i ka dhënë hua shoqërisë në vitin 2012./TemA
Një 24-vjeçare ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike në Selanik.
Ajo u gjet e pajetë në banjën e banesës ku jetonte me partnerin e saj.
Autopsia ka vërtetuas se shkak i vdekjes ishte goditja nga rryma elektrike teksa vajza po bënte dush.
Për momentin vërtetohet skenari i goditjes me rrymë, por raporti mjeko-ligjor ka nevojë për hetime të mëtejshme, për të cilat priten analizat laboratorike.
Një person humbi jetën dhe tetë të tjerë, përfshirë katër fëmijë, u plagosën në Hungari, afër kufirit me Serbinë, kur një makinë që transportonte emigrantë u përplas me një kamion, thanë autoritetet.
Kryetari i fshatit Asotalom ku ndodhi aksidenti ka shkruar në Facebook se shoferi i makinës, një trafikant, është nxjerrë nga rrënojat nga një tjetër trafikant dhe janë larguar me një makinë tjetër.
Përfaqësuesi i ndihmës së parë tha se tre fëmijë janë lënduar rëndë.
Sipas të dhënave të policisë, muajt e fundit ka pasur një rritje të kalimeve të paligjshme të emigrantëve në kufirin jugor të Hungarisë me Serbinë, të cilët mbërrijnë përmes të ashtuquajturës rrugë ballkanike.
Me ndihmën e trafikantëve, ata shkojnë në Sllovaki ose Austri.
Emigrantët, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afganistani, kanë hyrë në Hungari nga Serbia pavarësisht një gardh hekuri të ngritur nga kryeministri Viktor Orban pas krizës së migracionit të vitit 2015 që tronditi Evropën.
Prej dy ditësh në rrjetet sociale po aludohet për largimin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nga Shqipëri për shkak të hetimeve të SPAK. Deri më tani, Meta nuk ka reaguar për diçka të tillë, as Kryemadhi.
Blendi Fevziu pyeti mbrëmë Sali Berishën në “Opinion” nëse kishte folur me Metën gjatë kohëve të fundit, por ish-kryeministri tha se nuk kishte patur kontakt dhe nuk e dinte ku ndodhej.
Për të njëjtën gjë është pyetur sëfundmi edhe avokati i Metës, Genc Gjokutaj, i cili po ashtu tha se nuk e dinte se ku ndodhej duke theksuar se Meta ishte i lirë, të ikte dhe të vinte ku dhe kur të donte duke qenë se ishte kryetar i Partisë së Lirisë.
“Unë nuk e di ku është se unë nuk shkoj mbrapa Ilirit. Ilir Meta është kryetar i Partisë së Lirisë i cili ka lirinë të lëvizë të vijë të vejë, mund të jetë në Skrapar, mund të jetë në Tiranë. Unë e nuk e di.
Shiko kjo pyetje nuk ka lidhje sepse po shikoj diçka, përmbajuni objektit të këtij emisioni. Unë jam ftuar për çështjen Berisha. Nëse do të filloni të më pyesni ku ndodhet ky apo ai, pastaj, mund t’i shikosh, Shqipëria ka dy satellite”, tha Gjokutaj. /albeu.com