Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Enjte 26 Tetor 2023

Dashi

Hëna në bashkëpunim me shenjën tuaj vazhdon t’ju nxjerrë nga telashet. Ata që nuk janë të kënaqur me gjendjen e tyre sentimentale do të enden në kërkim të njohjeve të reja. Beqarët do të jenë në një humor të mirë dhe do të pranojnë ftesat për takime. Yjet ju këshillojnë që të jeni sa më ambicioz në frontin e punës, dhe kjo do ju sjellë fitime të mira.

Demi

Re të zeza mblidhen sot në qiellin tuaj, dita ju paralajmëron për të gjitha llojet e ngjarjeve të papritura. Niveli i nervozizmit do të jetë i lartë dhe do të ndikojë emocionalisht tek ju. Hëna dhe Venusi në Ujor ngatërrojnë situatat e shumë personave të cilët në vend të kësaj kërkojnë qetësi. Në frontin profesional, ju mund të përdorni diplomacinë dhe gjithçka do ju ecë sipas planeve.

Binjakët

Yjet në shenjën tuaj sjellin shumë lajme pozitive në dashuri dhe ju do të jeni të rrethuar nga një lloj magjie që do të rrisë mirëkuptimin me partnerin/en tuaj. Lajme të mira parashikohen edhe për ata që janë vetëm dhe që shpresojnë për një takim interesant me personin e duhur. Përfitoni nga ky moment pozitiv për të zgjeruar edhe biznesin ose karrierën tuaj.

Gaforrja

Një ditë plot surpriza dhe plot emocione të forta kjo e enjte për ju. Sot do të ndodhin vetëm gjëra të bukura dhe ju mund të merrni atë që dëshironi, madje edhe dashurinë e pakushtëzuar të partnerit/es. Trokitje zemre edhe për beqarët, shumë prej jush Gaforre do të takojnë shpirtin binjak. Detyrat e rëndësishme në punë vazhdojnë, ju jeni një hap larg nga marrja e asaj që dëshironi për karrierën tuaj.

Luani

Sot do të jeni nën presion për disa keqkuptime të shkaktuara nga një çështje familjare. Venusi ju shikon keq dhe vëzhgimet tuaja do të provokojnë grindje me partnerin/en tuaj. Takime aspak interesante janë rezervuar edhe për beqarët, ju jeni dembel dhe kjo i largon njerëzit. Marsi në Diell sjell në sipërfaqe disa probleme pune që dukeshin të zgjidhura. Jini të durueshëm.

Virgjëresha

Në dashuri, shmanguni nga debatet e kota dhe në vend të kësaj tregoni veten të vëmendshëm dhe të dashur me partnerin/en tuaj. Disa gjëra duhet gjithmonë të kultivohen në mënyrë që të mos humbasin! Fati mund të rezervojë takime intriguese ndaj shumë prej beqarëve, por duhet të dinë të dallojnë më të mirat! Hëna dhe Venusi në fushën tuaj profesionale ju lejojnë të keni kënaqësi në iniciativat profesionale të marra më parë.

Peshorja

Kush është duke jetuar një marrëdhënie të tensionuar me grindje dhe debate mund të përfundojnë edhe duke i dhënë fund asaj, por aty ku ka ende dashuri dhe sinqeritet do të mbijetojë. Beqarët do të ndjehen tërheqës dhe të dëshiruar sot, por do të kenë edhe momente dekurajimi. Sot yjet ofrojnë mundësi të mrekullueshme për punë dhe biznes.

Akrepi

Do të përpiqesh të mbash impulsin e lartë për të hedhur diçka që ke në zemrën tënde. Në mënyrë që të mos e keqësoni gjendjen e dashurisë, duhet të hiqni dorë nga debatet. Beqarët duhet të jenë të kujdesshëm në takimet e tyre. Nëse po kërkoni një punë të re veproni menjëherë. Hekuri rrihet sa është i nxehtë.

Shigjetari

Intuitat e tua do të jenë të rëndësishme për të bërë zgjedhjet e duhura sentimentale. Kujdes mos të jeni kontradiktor nëse nuk doni të humbni besueshmërinë. Dashuria bëhet e guximshme për beqarët, do keni një periudhë shumë fatlume. Sot në punë ju mund të merrni më shumë kritika se sa lëvdata. Kushtojini vëmendje asaj që bëni dhe disiplinës.

Bricjapi

Në dashuri, është momenti i duhur për të konsoliduar marrëdhënien tuaj, edhe nëse keni jetuar një marrëdhënie të gjatë në distancë për disa muaj. Nuk do të ketë më paqartësi! Beqarët do të përhapen në takime gjatë kësaj të enjte dhe kjo do t’i çojë ata të fluturojnë nga një lule në lule! Sot, mos e humbisni entuziazmin tuaj në diskutime të padobishme, por kushtojini vëmendje investimeve.

Ujori

Shfrytëzoni mundësinë për të dalë nga rutina e përditshme! Me Venusin në shenjën tuaj do të ketë atmosferë harmonike dhe të magjepsur në jetën e një çifti. Takime interesante i presin edhe beqarët dhe shumë risi sentimentale në mbrëmje. Nëse jeni duke kërkuar një punë të pavarur, duhet të mos dorëzoheni para pengesës së parë.

Peshqit

Mërkuri kalon në aspektin e favorshëm tuajin dhe sfera sentimentale është në momentet e saj më të mira. Rutina në çift zhduket dhe ju ndiheni shumë të qetë. Yjet njoftojnë një periudhë pozitive edhe për beqarët. Në punë po merrni rezultatet e asaj që keni mbjellë. Ju presin projekte interesante që kërkojnë një shpenzim të madh të energjisë.

Ish- krγeministri mund të lërë Shqipërinë? Juristja e njohυr zbυlon skenαrin e Berishës: Ja çfarë po përρiqet të bëjë

Juristja, Brizida Gjikondi, e ftuar në “Real Story” foli edhe për mundësinë e përshkallëzimit të situatës në Berisha nuk paraqitet në Gjykatë. Ajo u shpreh se nëse situata përshkallëzohet, nuk ka më shmangie të parlamentit, madje proceduara mund ta kalojë në mënyrë të përshpejtuar.

Ajo shtoi se është e bindur që përtej të gjithave, Berisha nuk është nga ata që mund të largohet nga Shqipëria.

Juristja theksoi se Berisha tani po tenton të mbledhë sa më shumë shkelje të gjykatës në mënyrë që t’i përdorë më pas, ndoshta për ta çuar çështjen edhe në Strasbourg.

“Po u përshkallëzua nuk i shmangen më parlamentit, për heqjen e imunitetit dhe mund të kalojë edhe në mënyrë të përshpejtuar për t’u votuar më pas.

Jam e bindur që zoti Berisha nuk është nga ata persona që mund të lejë Shqipërinë. Kam përshtypjen se aty do të shkojë situata.

Berisha po tenton të grumbullojë sa më shumë gabime apo shkelje të gjykatave në mënyrë që t’i përdorë më pas, pse jo të shkojë edhe në Strasbourg,” u shpreh Gjikondi.

Ish-krγeministri refυzoi të shkonte në gjykatë, aνokatët zbυlojnë çfarë e pret Berishën

Betejën në Gjykatë e cila e akuzon për korrupsion, Sali Berisha zgjodhi ta bëjë përmes avokatëve të tij, duke refuzuar që të paraqitet në gjyq, por zgjodhi të përdorë si mburojë ata që e mbështesin, demokratët e Rithemelimit.

I ftuar në “Studio Live” avokati Arbër Hoxha shpjegoi skenarët që mund të ndiqen në këtë rast. Ai nënvizoi se Berisha nuk mund të merret forcërisht në gjykatë, por tha se prokurorët mund të kërkojnë që masa ndaj tij të përshkallëzohet nga detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit, në një masë më të ashpër të arrestit të shtëpisë ose arrestit në burg.

Neni 248 i kodit të procedurës penale thotë jo më vonë se tre ditë nga momenti i ekzekutimit të çfarëdolloj mase sigurimi gjykata të marrë në pyetje personin ndaj të cilit është caktuar masë sigurie. Berisha ka caktuar dy mbrojtësit e tij dhe është e drejta e tij legjitime. Por zoti Berisha duhet të kishte qenë vetë aty, nuk e di përse gjykata e ka bërë këtë ndryshim. Në momentin që gjykata ka caktuat masën ndaj një personi dhe nuk paraqitet personalisht në prani të një apo dy mbrojtësve sigurisht që neni 73 i kushtetutës dhe neni 288 dhe 289 i kodit të procedurës personale nuk parashikojnë në rastet kur deputeti i Kuvendit nuk paraqitet personalisht në këtë moment nuk mund të shoqërohet me forcë se realisht pastaj që do të shkelej kushtetuta, por sigurisht prokurorët e çështjes mund ti kërkojnë drejtuesit të prokurorisë që masa e sigurimit të përshkallëzohet nga detyrim për tu paraqitur dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit në një masë sigurimi më të ashpër të arrestit të shtëpisë ose arrestit në burg. Në një rast të tillë drejtuesi i prokurorisë duhet ti drejtohet kuvendit, komisionit të mandateve për të dhënë autorizimin për përcaktimin e një mase sigurimi arrest në shtëpi ose arrest në vburg dhe më pas gjykata miraton kërkesën e prokurorit. Një deputet nuk mund të shoqërohet forcërisht por mund të kërkohet përshkallëzimi i masës së sigurimit”, tha avokati.

Kurse anëtari kryesisë së PD-së zyrtare Marsid Gupi tha se Berisha duhet të tregonte respekt ndaj gjyqësorit, pasi refuzimi i tij për t’u paraqitur krijon një precedent të rrezikshëm.

“Unë jam me idenë që këto janë precedentë të rrezikshëm që krijohen. Do marr një rast analog siç është rasti i Trump, në Amerikë e akuzon gjykata,. Ai shkoi në gjykatë. Të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe Berisha të tregojë respekt ndaj gjyqësorit dhe pretendimet që ka ti ezaurojë nëpërmjet procesit gjyqësor. Mos-vajtja e tij që nga pjesa e simbolikës që përcjell krijon një precedent të rrezikshëm në lidhje me pretendimet e veta për masën e sigurimit që është marrë ndaj tij konkurrojnë disa dispozita që kanë të bëjnë që nga rasti i disa normave kushtetuese që kanë të bëjnë me kufizimin e lirive dhe lëvizjes së personave.”

Edhe gazetari Sokol Bregu nënvizoi se Berisha e ka detyrim juridik që të përballej në gjykatë me akuzat dhe të parashtronte pretendimet.

“ Berisha sot duhet të ishte në gjykatë. Ai duhet të ishte në gjykatë për ti dhënë një formë një frymëmarrje të gjithë reformës në drejtësi. Po të më kishe ftuar përballë me Gjokutajn nuk do vija sepse është një nga njerëzit që i njeh mirë ligjet e drejtësinë dhe mund ta çojë këtë çështje edhe 10 vjet. Kjo nuk është çështje e Gjokutajt por e zotit Berisha. Nëse Berisha nuk shkon të përballet me gjykatë kush do të shkojë? Unë? Ky është ai që nuk i afrohen dot policët, ky është ai që gjithë ky shtet nuk i afrohet dot. Detyrim juridik mund ta ketë kushto detyrim moral ndaj kombit dhe vendit që të paraqitet e ka Berisha. Berisha e ka edhe juridik dhe moral. Nëse ai pretendon që procesi është i manipuluar të shkojë ta denoncojë në sallë të gjyqit”, shtoi ai.

“Ky është fυndi”/ Ish i bυrgosur politik paraΙajmëron Sali Berishën: Nuk ke parë gjë akoma

Daut Gumeni, ish i burgosur politik, i ftuar në Shqip komentoi zhvillimet e fundit në vendin tonë. Zoti Gumeni u shpreh që Sali Berisha, duhet të paraqitet në gjykatë, të vërtetojë pafajësinë nëse mendo se nuk ka faj për akuzat që rëndojnë mbi të.

Por sipas Gumenit, sapo kanë filluar akuzat, mbas këtyre do të vijnë të tjera dhe ky është vetëm fillimi për rrugëtimin e Berishës në procese gjyqësore.

“Berisha si politikan e ka plotësuar ciklin me kohë. Ai shpartalloi partinë e tij për interesa personale, e bëri fërtele partinë. Bëri detyrën më të lartë të këtij vendi në politikë, president, kryeministër, dhe ka 33 vjet që shin si t’i teket. Por tani thotë nuk pranoj ta shkel Kushtetutën. E thotë këtë ai që i thoshte Kushtetutës kur u miratua, pasaporta e socialistëve, ose e Mark Avdisë. Nuk është e keqja se ai punon keq për vete, se atë po e paguan ai, por ai i di shqiptarët për budallenj.

E thirrën në Gjykatë, nëse ai e di vetën për të pafajshëm, të paraqitet, se është turp ta marrë vesh bota që ish-presidenti dhe ish-kryeministri i vendit nuk pranon të vejë ne gjykatë. Nuk e lë njeri të komandojë Berishën. Se për dollarë futen në luftë ata të tjerët që bënë reformën në drejtësi. Si dreqin e lënë Berishën të bëjë sehir?

Nëse ke të drejtë, që të sulmojnë politikisht, shko në gjykatë, dërrmoi politikisht dhe ti ata që thua se të kanë sulmuar politikisht. Por do vijë një ditë që do paguhen zullumet. Por ky është vetëm fillimi sepse sa ka filluar akuza. Mbas asaj mund të vijnë të tjera.

Tani janë shumë pak nga ata që hidhen si zorra në prush e thonë: si mund të akuzohet ai. Drejtësia akuzon këdo, nëse je i pafajshëm shkon atje dhe vërteton pafajësinë.”, u shpreh zoti Gumeni.

“Isha në gjendje të rënduar” – Si justifikohet ρronari i teΙevizionit pasi kërcënoi gazetaren në Vlorë, që trazoi rrjetin

Një ditë pas sulmit ndaj gazetares Afrovita Hysaj dhe reagimit të ashpër në publik, ka ardhur edhe kërkesa e faljes nga administratori i “6+1 Vlora”, Albert Deliaj.

Ai justifikohet duke thënë se reagimi ishte bërë në një moment kur ishte në gjendje psikologjike të rënduar, pasi i biri akuzohej për përdhunimin e një vajze të re.

Ndaj sipas tij, se qëllimi nuk ka qenë sulmi ndaj gazetares Hysaj, e cila sipas tij, përhapi një lajm të rremë.

“Sqarojme se, dje eshte bere nje shenim, nga Administratori i TV, ne kushtet e renduara psikologjike, nisur nga fakti i cenimit te emrit te djalit, familjes dhe te gjithe institucionit mediatik qe perfaqeson.

Me ane te ketij reagimi, i kerkojme ndjese dhe mirekuptim opinionit publik, por nuk kemi pasur si qellim te godasim gazetaren ne fjale por veprimin shume te ulet te saj per raportimin e lajmit te rreme qe lidhet me te birin, i cili kudo eshte targetuar si nje nder 4 perdhunuesit dhe kjo e PAVERTETE e madhe eshte zyrtarisht e verifikueshme”, thuhet në reagimin zyrtar.

Ndër të tjera, ai shton se nuk ka qenë kurrë në kushte të tilla, ndaj edhe ka dalë nga vetja duke përdorur një fjalor jo të denjë, por justifikohet me faktin që është cënuar padrejtësisht.

Tërmet apo shρërthim i fυqishëm në nëntokë, çfarë po ndodh në DeΙvinë? Alarmohen banorët

Qytetarë të shumtë në Delvinë kanë raportuar për një shpërthim të fuqishëm pasditen e sotme rreth orës 17:20.

Megjithëse është e paqartë nëse bëhet fjalë për tërmet, qytetarët kanë ngritur dyshimet se mund të jetë një shpërthim i fuqishëm i ndodhur në thellësi të tokës nga kompani që tentojnë të nxjerrin naftë në këtë zonë.

Kjo nuk është hera e parë që shpërthime të tilla raportohen në Delvinë, ku qytetarët kanë raportuar se kompani që operojnë në puset e naftës dhe gazit në këtë zonë kryejnë shpërthime në nëntokë për të bërë më të lehtë nxjerrjen e hidrokarbureve, metodë që quhet “fracking”.

Kohë më parë banorët kanë akuzuar kompanitë se përmes shpërthimeve të tilla kishin dëmtuar rëndë rrjetin natyral nënujor të Delvinës, duke shkaktuar ndotje të madhe të ujit të pijshëm.

Nuk përjashtohet mundësia që shpërthimi të ketë qenë aq i fuqishëm sa të ketë shkaktuar edhe lëkundje sizmike. Pasi nga monitoruesit e aktivitetit sizmik, sot rreth orës 15:00 pranë Sarandës janë regjistruar lëkundje tërmeti me magnitudë 2.5.

Μoti i keq ‘bën namin’ në Lυshnjë, erë e fortë dhe përmbγtje në rrugë

Një stuhi e fortë me rrebeshe shiu dhe erë të fortë ka prekur edhe qytetin e Lushnjës.

Moti i keq përfshiu të gjithë vendin tonë ditën e sotme, ku disa qytete patën edhe përmbytje.

Siç shihet edhe nga pamjet e TCh, rrugët e qytetit të Lushnjës u bllokuar nga uji, ku të pakta janë automjetet që qarkullojnë me vështirësi. Stuhia nuk zgjati për shumë kohë, por ishte e mjaftueshme për të krijuar këtë situatë.

Situata u paraqit problematike edhe për disa lagje të Durrësit, por edhe në periferi të qytetit.

Edhe gjatë natës pritet të ketë reshje shiu.

PAMJET/ Ρυblikohet momenti kur 26-vjeçarja nga Vlora dërgohet në dhomën e hoteΙit, e dro gυαr dhe thuajse e ραvetëdijshme

Ky është momenti kur vajza merret nga krahët dhe futet në hotel nga një person, i cili dyshohet se nuk është i dashuri i saj.

Pamjet janë publikuar në emisionin “Piranja”, ku shihet se vajza është dukshëm në gjendje jo të mirë dhe e paaftë për të gjykuar apo për të dhënë miratim. Ajo më pas dërgohet në dhomën e hotelit nga një person përkrahësh pasi nuk është në gjendje të ecë.

Personi që e shoqëron nuk është i dashuri i saj, por Albi Ceno, njeri nga të arrestuarit nën akuzën e përdhunimit. Në një moment tjetër vajza shihet edhe e ulur te shkallët e hotelet, teksa bën lëvizje të çuditshme, e më pas rreshket mbi shkallë.

Më herët, në një tjetër video të publikuar nga ‘Pirajnat’ vajza është shprehur se; ‘nuk kam vajtur me dëshirë me këta persona sepse isha e lidhur vetëm me njërin prej tyre’.

Ndërkohë, Gjykata e Vlorës vendosi masën ‘arrest me burg’ për dy të arrestuarit e akuzuar për mbajtjen me forcë dhe abuzimin seksual të 26-vjeçares pak ditë më parë në po këtë qytet.  Seanca gjyqësore ndaj Albi Cenos dhe Oltjon Tahirit u drejtua nga gjyqtari Hektor Sinanaj. Dhënia e masës së sigurisë do të zhvillohet edhe për Gentjano Mehmetin dhe personin e katërt të përfshirë në ngjarje me inicialet V.K., të cilët ndodhen në arrati.

https://youtu.be/zlvKtDf7jDs?si=B2AJdtxv-MIUKo6x

“Dëshmitari mori 7 mijë euro nga fondi sekret i ρolicisë”, Βerisha për mediat greke: Arrestimi i Βelerit me urdhër të Ramës, kam ρrova!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për median greke ‘SKY’, duke hedhur akuza ndaj Edi Ramës për çështjen e Fredi Belerit.

Gjatë intervistës, Berisha ka deklaruar se aktakuza kundër kryetarit të zgjedhur të Himarës është e sajuar dhe se dëshmitarit mbi të cilin ishte bazuar prokuroria për tentativë blerje votash, është paguar me 7 mijë euro për shërbimet e tij, dhe se për këtë thotë se ka prova.

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha ka folur ekskluzivisht për SKY, duke hedhur akuza ndaj Edi Ramës për çështjen Beleri.

“E kuptova që ishte një provokim i vjetër policor ndaj tij. Më vonë gjeta prova të qarta se oficerë të lartë të policisë dhe një informator ishin të përfshirë. Ekziston një fond sekret për ata që kryejnë “misione speciale”. Ky provokator ka mbledhur para nga ky fond në kundërshtim me ligjin, një tarifë prej 7000 euro”, ka deklaruar Berisha.

Berisha shprehet se ka prova se shuma që i është dhënë dëshmitarit kryesor ndaj Fredis Beleris është paguar nga fondet sekrete të policisë shqiptare.

Berisha e quan Belerin të  burgosur politik dhe e lidh ndjekjen e tij me dëshirën e kryeministrit Edi Rama për të kontrolluar investimet në Himarë.

Kërcënonte ναjza të mitυra me ρυblikimin e fotove i ntime, dënohet me bυrg përjetë efektiνi i ρolicisë

Një oficer policie britanik, i cili iu afrua dhjetëra vajzave të mitura dhe i bindi ato të shpërndanin foto të pahijshme me të përmes Snapchat, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Leëis Edëards, 24 vjeç, u deklarua fajtor për 162 akuza për abuzim seksual të vajzave nga mosha 10 deri në 16 vjeç. Sipas prokurorisë, punonjësi i policisë ka shantazhuar viktimat e tij, duke i kërcënuar se do i ekspozonte.

Edëards pozoi si një djalë i mitur dhe synoi më shumë se 200 vajza nga viti 2019 deri në shkurt të këtij viti. Ai manipuloi viktimat e tij për t’i dërguar atij foto intime. Edhe pse disa nga vajzat iu lutën të ndalonte, ai kërkoi më shumë foto dhe bëhej gjithnjë e më kërcënues.

Disa nga fotografitë janë bërë gjatë detyrës në Uellsin e Jugut. Pas arrestimit të tij, kolegët e tij që hetonin rastin zbuluan pajisje elektronike të enkriptimit si dhe një “manual” zhvatjeje.