Dy përfaqësues të policisë së shtetit kanë hyrë në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, aty ku ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet akoma pas përfundimit të konferencës së jashtëzakonshme.
Gazetari Osman Stafa ka raportuar se dy punonjësit kërkojnë të kenë kontakt me ish-kryeministrin Berisha, tanimë i akuzuar për veprën e korrupsionit pasiv nga SPAK.
Në ndeshjen midis Skënderbeut dhe Vllaznisë një episod ka ndodhur në tribunën “Vip” të stadiumit në Korçë ku një person i është afruar presidentit korçar Ardian Takaj duke e ofenduar atë.
Ka qenë i Gerhard Takaj, i biri i presidentit ai i cili i ka kërkuar të largohet nga tribuna, por situata ka agravuar deri në përdorimin e grushteve.
Është nevojitur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën, ndërkohë që burime bëjnë me dije se personi i cili ka kërkuar të bisedojë me presidentin Takaj është i ati i një lojtari të kësaj skuadre.
Sakaq, lidhur me ndeshje, Vllaznia mori një fitore të vuajtur në Korçë, teksa triumfoi me rezultatin 0-2 ndaj Skënderbeut.
Një autogol i Dumfour në minutën e 87-të dhe një gol i Delajt në minutën e 95-të, i dhanë 3 pikë të arta shkodranëve.
Vlen të përmendet se Skënderbeu luajti me 10 lojtarë nga minuta e 36-të, pasi mbrojtësi Prençi u ndëshkua me karton të kuq.
Vllaznia vuajti shumë dhe e kishte të vështirë, por në fund feston fitoren që e ngjit në kuotën e 12 pikëve në vendin e pestë, po aq sa edhe Skënderbeu që zbret në vendin e gjashtë.
Në shtëpinë e të moshuarve, vështirë të dëgjosh dy histori njësoj.
Në emisionin “Punë pa teka” nga Kristi Gongo u përcollën emocionet që përjetojnë pensionistët gjatë qëndrimit larg familjarëve. Dikush nuk ka fëmijë, e të tjerë që i kanë por nuk i gëzojnë. Ka edhe të moshuar të cilët me dëshirë kanë vendosur të qëndrojnë në azil, sepse nuk jetojnë dot në emigrim ku i kanë fëmijët.
Për kujdesin e të moshuarve është një staf i trajnuar në shërbim 24 orë, duke filluar nga sanitaret, kujdestaret, kuzhinieret, punonjës social si dhe personel mjekësor.
Doktoreshë Hadija ka gati tre dekada që jeton me dhimbjet e të moshuarve dhe na tregon histori tronditëse se si ka raste që fëmijët jo vetëm nuk kujdesen për prindërit e tyre, por madje edhe përfitojnë.
“Unë kam 24 vjet që shërbej dhe përjetoj çdo gjë me pleqtë. Këtu ka pasur të moshuar me 7 fëmijë që nuk vinin ti takonin. Ka pleq që ju marrin pensionet, që thoshin vetë ditën që del pensioni e kishte lënë me shkrim që ta marr një nga fëmijët. Ka pasur pleq që nuk i marrin as për ti varrosur pjesëtarët e familjes, as fëmijët. E frikshme!”- rrëfen doktoresha.
Florent Muslija ishte protagonist absolut në sfidën midis Paderborn dhe St. Pauli në Bundesliga 2, me mesfushorin e Kosovës që realizoi një supergol nga gjysmëfusha e tij.
Ishte vetëm minuta e 8’ e ndeshjes, kur Muslija pa një dalje të portierit nga porta dhe provoi me një gjuajtje nga më shumë se 50 metra për të shtangur rivalët, me topin që përfundoi në rrjetë.
Një gol që mori vëmendjen e Gjermanisë, që edhe pse me rezultatin përfundimtar që shënoi 2-2, sërish për Muslijën ai gol vlen sa një fitore.
Forcat e policisë janë vendosur mbrëmjen e sotme poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha pasi SPAK njoftoi masën e sigurisë ndaj tij.
Berisha akuzohet për korrupsion pasiv dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për pastrim parash, korrupsion dhe fshehje të pasurisë lidhur me privatizimin e kompleksit Partizani.
Historia e dashurisë mes futbollistit shqiptar, Mërgim Berisha me Vesa Vllasaliun, është rikthyer sërish në vëmendje. Çifti, të cilët kanë qenë bashkë për disa vite, u komentuan shumë për historinë e tyre të dashurisë e po ashtu edhe për marrëdhënien toksike.
Megjithatë, bukuroshja shqiptare në një intervistë së fundmi ka zbuluar se Mërgimi e ka tradhtuar me shoqen e saj të ngushtë, me të cilën është martuar tani.
Në rrëfimin e bërë më parë, Vesa u shpreh që Berisha bënte jetë të shfrenuar dhe se e priste në shtëpi deri në orët e hershme të mëngjesit.“Tri vite lidhje, rreth dy vite fejesë, kemi jetuar bashkë për një vjet e gjysmë dhe më nxori nga shtëpia dy muaj para dasmës, sepse faktet ishin shumë të rënda për të. 3 javë pasi marrëdhënia e jonë mori fund, njerëzit e panë me një person të ri dhe tash ai e ka shfaqur këtë hapur në rrjetet sociale. Të lutem, më lër të qetë”, ishte shprehur modelja nga Kosova.
Sulmuesi i Hoffenheim u martua me Edona Rudakun në maj.
“Zemrën e kam shumë të thyer, por vuajta kalon. U tradhtova nga ish i fejuari im, me shoqen e ngushtë. Shokët mi hapën sytë. Një miku im i ngushtë, prej fillimit më tha “Vesë jo”, unë në kokën time, mendoja se ajo ma do të mirën. Por nuk ishte e vërtetë, ajo ka dashur të kishte jetën time, si private, në publik, në lidhje, marrëdhënien me familjen time. Fillimisht mendova se bërë ishte shumë keq që u ndamë, fillimi është shumë keq për çdo njeri. Por tani kam kuptuar se kush më do dhe më vlerëson. E kisha falur atë për të mirën time, por s’do e kisha harruar kurrë”,- tha Vesa.I shkruajta asaj “çfarë njeriu je ti që do të dalësh me të fejuarin tim”, më tha që “kam dalë për ty, kam pasur edhe një shoqe”, ishte gënjeshtër normal. Ishte shqiptare nga Gjilani. Unë i besova dhe i kam shkruajtur babait të saj “i thashë vajza jote më ka marrë burrin”. Por si naive, kur më tha që nuk është ajo, i shkruajta sërish babait të saj “më fal se nuk qenka e vërtetë”, u shpreh Vesa.
Ndërsa zbuloi se futbollisti doli publikisht me shoqen e saj, dy javë pas ndarjes së tyre dhe në ditën kur kishin planifikuar dasmën ai postoi një emoji zemre për partneren e re.
“Dy javë pasi ne u ndamë, dolën publikisht. Jo në social media, por jashtë, dorë për dore. Kam ardhur në Kosovë, në korrik më duket edhe shoqja “hajde shohim instagramin e tij”, pamë një zemër, pikërisht atë ditë kur e kemi pasur dasmën. Mendova se akoma më do. Mbas një muaji publikoi një Story me atë vajzën, njoha veshjen dhe duart, edhe unazën. Jo, ajo s’është më e mirë se unë. Ata janë martuar, kanë 1 vit. Plagët që kam mi mbushin njerëz të tjerë”, tha ajo.
Shqipe Hysenaj, ish-konkurrentja e “Përputhen” është futur sonte në “Big Brother VIP Kosova 2”. Shqipja mori vëmendjen me hyrjen e saj në shtëpi e veshur me kostum popullor.
Muaj më parë, kur ndjekësit e pyesnin nëse do futej në Big Brother VIP, Shqipja deklaronte se asokohe nuk i kishte ardhur ftesë pasi kishin frikë se ajo do ja digjte klikimet, duke nënkuptuar se do bënte namin.
“Nuk më ka ardhur ftesë dhe ofertë as te i Kosovës, as te i Shqipërisë…. Kishin hall mos i digjeshin klikimet dhe se mos shkonin 3 milion subscriber me mua.
Por më keq më ka ardh nga Kosova se vjet e mora ftesën nga Ben Blushi”, shkruante Shqipja.
Ish-missi shqiptar arrestohet për shantazh ndaj të dashurit biznesmen. Ish-missi i Kosovës, Zana Berisha, para disa ditësh është paraqitur në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore në Prizren.
Ajo u arrestua nën dyshimet për shantazh ndaj ish të dashurit të saj, një biznesmeni të njohur nga rajoni i Prizrenit, me të cilin është ndarë në mënyrë jopaqësore, rast ky që e futi në sherr edhe me ligjin, raporton gazeta Sinjali.
Gazeta ka mësuar detaje ekskluzive nga ky rast në të cilën është përfshirë vajza që përfaqësoi Kosovën në Miss Universe 2018 dhe historinë e saj me biznesmenin që ra pre e saj dhe pagoi shuma të majme parash.
Berisha dyshohet se e detyroi biznesmenin të paguajë rreth 200 mijë euro dhe ti japë një makinë luksoze Audi Q8.
Dyshohet se ajo e shantazhonte biznesmenin, se do i dërgonte familjarëve të tij, video dhe foto intime.
Kjo me sa duket, ka bërë që biznesmeni në fund ta denonconte atë.
Gjykata për momentin, ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Një person në Pejë është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën “Prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor”, duke grumbulluar produktet e mishit me afat të skaduar dhe pastaj të njëjtat i ka përpunuar në suxhuk.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 10:30 në fshatin Sigë, Pejë.
Tutje thuhet se gjatë bastisjes, njësitet policore në bashkëpunim edhe me AUV-në, në fabrikën për përpunimin e mishit kanë gjetur e konfiskuar produkte mishi gjysmë të përpunuar, pa origjinë, pa deklaracion, pa datë prodhimi e skadimi.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me AUV-in asgjëson rreth dy mijë kilogram mish me afat të skaduar
“Njësitet e DHKEK-së kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, duke grumbulluar produktet e mishit me afat të skaduar dhe pastaj të njëjtat i ka përpunuar duke përfunduar si suxhuk. Gjatë bastisjes, njësitet policore në bashkëpunim edhe me AUV-në, në fabrikën për përpunimin e mishit kanë gjetur e konfiskuar produkte mishi gjysmë të përpunuar, pa origjinë, pa deklaracion, pa datë prodhimi e skadimi”, thuhet në raport.
Po ashtu, me vendim të inspektorëve të AUV-it, malli është asgjësuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.
Të paktën 300 vetura vjedhen në Britani çdo ditë, derisa në 0.6 për qind të rasteve shqiptohen dënime për hajdutët.
Sipas medieve britanike, policia ka bërë medije se 106.229 automjete jjanë vjedhur vitin e kaluar, një rritje prej 50 për qind në gjashtë vjet, sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare.
Por Ministria e Drejtësisë tha se vetëm 666 prej shkelësve të ligjit u shpallën fajtorë, nga të cilët 243 u burgosën.
Kjo do të thotë që 99.4 për qind e hajdutëve të makinave i ikin drejtësisë.
Por çfarë vënë në pah mediat britanike është fakti se shumë makina moderne nuk kanë nevojë të zhbllokohen fizikisht kur pronari dëshiron të hap derën – falë teknologjisë së re.
Për të vjedhur një makinë të tillë, një hajdut qëndron përkrah saj me një transmetues.
Ndërsa një tjetër lëviz me një përforcues të vogël rreth perimetrit të shtëpisë së pronarit, derisa të zbulojë një sinjal nga çelësi i makinës brenda.
Amplifikatori më pas ia transmeton sinjalin transmetuesit, i cili në mënyrë efektive shndërrohet në çelës.
Këtë më së miri e dëshmon pamjet e publikuara nga Daily Mail, të një vjedhjeje të natyrës së tillë.