Krim në fαmilje/ Vdes 31-νjeçarja shqiptare në Itali, u mbγt nga bαshkëshorti

Një 31-vjeçare shqiptare në Itali ka humbur jetën pasi u vra nga bashkëshorti i saj. Viktima është Etleva Bodi 31 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Savona. Mesnatën mes të premtes dhe të shtunës, mes çiftit të bashkëshortëve pati një konflikt në dhomën e tyre të gjumit, që sipas mediave italiane, burri i quajtur Selami Bodi 41 vjeç mbyti me duar 31-vjeçaren. Kjo e fundit ra në tokë pa ndjenja. Ka qenë vetë bashkëshorti që lajmëroi ambulancën.

Mjekët i dhanë ndihmën e parë dhe u munduan ta mbanin në jetë. Por fatkeqësisht, Etleva Bodi ndërroi jetë në spital mbrëmjen e së dielës (29 Tetor). 31-vjeçarja qëndroi në koma për rreth 48 orë.

DINAMIKA

Bashkëshorti i viktimës, Selami Bodi, punëtor ndërtimi, është arrestuar nga policia italiane. Sipas hetimeve paraprake, çifti kishte debatuar në banesën e tyre. Më pas, Etleva ishte mbyllur në dhomë dhe kishte folur në telefon me një person të njohur të saj, por nuk dihet se me kë.

Bashkëshorti, i cili e kishte dëgjuar që po fliste në telefon, hyri në dhomë dhe e kapi për fyti me duar. Ai e lëshoi 31-vjeçaren vetëm kur ajo u rrëzua pa ndjenja.

Selami Bodi 41 vjeç akuzohet për vrasje. Ai nuk ka precedentë të mëparshëm penal dhe ndaj tij nuk ka patur kallëzime për dhunë në familje. Por 41-vjeçari pranoi në polici se javët e fundit debatet mes tij dhe bashkëshortes ishin shtuar.

Çifti Bodi janë prindër të 4 fëmijëve. Krimi i rëndë ndodhi teksa fëmijët kanë qenë duke fjetur në dhomat e tjera të gjumit. Aktualisht për të miturit po kujdeset xhaxhai.

KonfΙikti në “Kepin e Rodonit”, policia në kërkim të kυshëririt të Mark Frrokut: Qëlloi me armë

“Blutë” e Durrësit kanë dhënë detaje nga sherri i djeshëm tek “Kepi i Rodonit” që u përshkallëzua deri në përdorimin e armëve. Policia bën me dije se pas konfliktit për motive pronësie janë arrestuar shtetasit Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka, Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri. Policia është në kërkim të shtetasit Besnik Toma, i cili dhe dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri, kushëri i Mark Frrokut.

Manzë, Durrës U konfliktuan me sende të forta me njëri-tjetrin, në kepin e Rodonit, për motive pronësie, arrestohen në flagrancë 8 shtetas (nga të dyja palët në konflikt). Vijon puna për kapjen e shtetasit që dyshohet se qëlloi me armë zjarri, në ajër, gjatë konfliktit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për konfliktin e ndodhur ditën e djeshme, te kepi i Rodonit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: B. K., E. R., O. R. dhe Y. R., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “ Vetëgjyqësia”; M. F., A. L., P. D. dhe M. L., për veprat penale “Kanosja”, “Moskallzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. S., për veprën penale “Moskallzimi i krimit”, si dhe vijon puna për kapjen e shtetasit B. T.

Ditën e djeshme, shtetasit B. K., E. R., O. R., Y. R., banorë të fshatit Shetaj, janë konfliktuar me sende të forta me shtetasit N. S., M. F., A. L., P. D. dhe M. L., përfaqësues të kishës françeskane, të cilët po bënin rrethimin e një sipërfaqeje toke në zonë, për të cilën kanë certifikatë pronësie. Si pasojë e konfliktit, shtetasit e përfshirë në konflikt kanë pësuar dëmtime fizike. Policia gjeti në vendin e ngjarjes një gëzhojë arme zjarri.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi që ka qëlluar me armë zjarri, gjatë konfliktit, është shtetasi B. T. Sqarojmë se në lidhje me pretendimet e palëve për certifikatën e pronësisë, nga ana e Policisë janë referuar disa herë materialet në Prokurori, për konfliktet që ka patur herë pas here, mes palëve. Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Hënë 30 Tetor 2023

Dashi

Sot shqetësimi mund t’ju çojë që të silleni ashpër me partnerin/en tuaj. Ata që janë të pakënaqur me jetën e tyre emocionale do të kërkojnë strehim diku tjetër. Beqarët duhet të jenë të kujdesshëm për të mos e komplikuar jetën e tyre. Sfera profesionale ofron punë të reja në fillim të javës, të gjitha shumë tërheqëse. Zgjidhni atë që është e drejtë për ju.

Demi

Me Hënën në anën tuaj do të jeni më tërheqës dhe mundësitë shumëzohen për të pasur vëmendjen e atyre që janë të interesuar për ju. Beqarët nuk do duhet të veprojnë në asnjë mënyrë të pasigurt për të zbutur një keqkuptim me një mik. Nuk ka pengesa në rrugën tuaj profesionale, ju mund të konsolidoni pozitën tuaj duke vazhduar të synoni më lartë.

Binjakët

Sot Hëna ju jep një frymë të lumtur, e cila do t’ju bëjë të kaloni ditën në mënyrën më të mirë. Dashuria dhe erosi ecin krah për krah dhe ju do të jetoni ndjenja intensive! Surpriza të mëdha dhe risi pritet të vijnë në zemrat e vetmuara, dita nuk do t’ju zhgënjejë. Në punë do të keni mundësi të kapni raste të arta për të përfunduar negociata interesante, përfitoni prej tyre!

Gaforrja

Ju nuk do t’ju mungojë guximi për të kapërcyer pengesat. Ju jeni të aftë dhe të zgjuar, mund të ktheni çdo situatë në favorin tuaj, madje edhe ato sentimentale. Nëse jeni vetëm sugjerimet e disa miqve dhe sidomos intuitës tuaj do të jenë të pagabueshëm! Në sferën profesionale mos kini frikë se disa vështirësi të momentit janë të pakapërcyeshme. Ndiqni instinktet tuaja.

Luani

Është më mirë të mos bëni gjykime për një partner/e që nuk e njihni mirë, prisni para se të bëni një vlerësim për të. Pak lodhje do të karakterizojnë fillimin e kësaj jave për shumë beqarë të cilët janë ende në kërkim të dikujt. Hëna kalon në fushën e gjashtë dhe shpall lajm të mirë në aktivitetet profesionale.

Virgjëresha

Një ditë me sentimentalizëm të madh emocional. Ju do të dëshiroheni dhe kërkoheni nga partneri/ja juaj dhe kjo do t’ju mbush me gëzim. Dashuria mund të shpërthejë në jetën e beqarëve edhe ndaj atyre që mendonin se kurrë nuk do të hiqnin dorë nga liria e tyre. E hëna plot surpriza dhe kontakte të këndshme, ju presin kënaqësi në sferën profesionale, falë aftësive dhe ideve fituese.

Peshorja

Fillimi i javës nuk do jetë i mirë për shumë prej jush, grindjet e nxitura nga Mërkuri dhe Marsi armiqësorë nuk do t’ju ndalojnë të përballeni me partnerin/en tuaj dhe të gjeni një marrëveshje. Zhgënjime edhe për beqarët, por edhe takime intriguese. Në punë është koha për të nxjerrë në pah aftësitë tuaja të vërteta dhe ambiciet.

Akrepi

Në dashuri do të duhet të bësh gjithçka për të rifituar vëmendjen e partnerit/es. Pasi të kërkoni falje për ndonjë gabim që mund të keni bërë pa e kuptuar do ju kthehet paqja në çift. Për beqarët pritet një ditë e mirë, shumë nga shenjat do tregojnë se janë gati për të jetuar përvoja emocionuese. Në punë do keni kartat fituese në dorë kështu që mos humbni shpresën.

Shigjetari

Gjatë kësaj të hëne do t’ju përfshijë ndjenja e stresit, e karakterizuar nga ngjarje të papritura dhe surpriza. Në fushën e dashurisë, mbështetuni në ëmbëlsinë për të marrë atë që dëshironi nga i dashuri/a juaj. Beqarët nuk do të jenë të përqendruar në asgjë sot dhe  do ndjehen të hutuar për gjithçka. Kujdes me financat, bëni kujdes me shpenzimet.

Bricjapi

Për ju Bricjap fillon një javë interesante, jeni duke bërë një përzgjedhje midis njerëzve në anën tuaj dhe atyre që nuk janë. Në mbrëmje do të përmirësoni marrëveshjen me të dashurin/ën. Beqarët sot do të jenë në gjendje për të ndërprerë marrëdhëniet e padobishme apo situata që peshojnë mbi supet e tyre. Përgjegjësitë e reja në punë do t’ju angazhojnë nga sot, do jeni shumë të zënë.

Ujori

Edhe nëse Marsi dhe Jupiteri ju kthejnë shpinën, marrëdhëniet me partnerin/en tuaj gjithmonë mund të përmirësohen falë një dialogu të hapur dhe të sinqertë. Për beqarët parashikohen disa tensione, veçanërisht për ata që kanë përjetuar një krizë dhe nuk e kanë tejkaluar ende. Në punë fokusoni më shumë në aftësitë tuaja. Ju do të admiroheni dhe vlerësoheni.

Peshqit

Do të jetë një ditë e karakterizuar nga shqetësimi ose nga zemërimi i shkaktuar nga keqkuptimet me partnerin/en. Vetëm bëni gjërat që besoni për të mos shkuar në krizë. Për beqarët janë rezervuar momente relaksi në shoqërinë e miqve. Sot mund të merrni një përgjigje të rëndësishme në vendin e punës që mund të jetë vendimtar për të ardhmen tuaj.

VIDEO/ Ρanik në Holandë, sυΙmuesi bie pa ndjenja në fushë, ndërρritet ndeshja

Frikë në Holandë. Ylli i NEC Nijmegen, Bas Dost u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes së skuadrës së tij në Eredivisie me AZ Alkmaar të dielën, teksa u rrethua nga lojtarët të cilët ishin të shqetësuar.

Mjekët ofruan menjëherë ndihmën mjekësore, ndërsa klubi i Az Alkmaar ka qetësuar të gjithë duke konfirmuar se 34-vjeçari është në vetëdije të plotë.

“Bas Dost është fatmirësisht i ndërgjegjshëm. Të uroj shërim të shpejtë dhe forca Bas.” – shkruan klubi kundërshtar, Az Alkmaar në platformën “X”.

Pasi arbitri mësoi për incidentin, ai ndërpreu lojën, e cila më pas u pezullua pasi shëndeti i Dost duhet të jetë në plan të parë.

https://twitter.com/footballcritix?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1718684511674753222%7Ctwgr%5E58d1b4dd00331465e4ec0213e09b3fb4b0ff94bb%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fvideo-panik-ne-holande-sulmuesi-bie-pa-ndjenja-ne-fushe-nderpritet-ndeshja%2F

“Është ρrofesionist i madh”, Inzagi i magjeρsur nga Asllani: Po i gdhend minutat vetes, jam shumë i lυmtur me të

Interi triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj Romës, falë golit të Turam, i cili dërgoi në rrjetë një aksion që nisi nga këmbët e Kristjan Asllanit, që nxori nga repertori i tij një silurë për Dimarkon, me këtë të fundit që shërbeu për Turam që nuk fali duke tundur rrjetën.

Asllani u hodh në fushë në minutën e 75-të, në vendin e Çalhanoglu, teksa fjalët më të mira për shqiptarin shprehu dhe trajneri Inzagi pas ndeshjes.

I pyetur për aktivizimin e Asllanit, Inzagi u shpreh:

“Asllani erdhi me një personalitet të madh, po rritet shumë. Ka një vit e gjysmë këtu, e ai që është ndryshe të luash te Interi. Por ai po i gdhend minutat vetes sepse ai ka kualitet të madh dhe është një profesionist i madh. Jam shumë i lumtur me të”.

“E mori në qαfë ναjza, u tha hetuesve gjermanë që…” – Gazetari tregon ku u ndez ‘drita e kuqe’ për Jamarbër Malltezin: Mori 1 milion euro dhe…

Gazetari Adriatik Doçi në emisionin ‘3D’ në RTSH ai ka sjellë në vëmendje historinë e privatizimit të ish- klubit Partizani, duke theksuar se prona që është përfituar për ndërtim është dëmshpëblyer nga autoritetet italiane para lufte.

Për herë të parë Doçi publikoi në emisionin ‘3D’ se në vitin 2021, në Gjermani ka patur një hetim, lidhur me transaksionet e zotit Malltezi.

“Në 2021 në Gjermani ka pasur hetim për transaksione që kryente Jamarbëri dhe atje është ndezur “drita e kuqe” sepse Jamarbër Maltezi i ka kaluar të bijës 320 mijë euro në llogari bankare dhe institucionet i kanë kërkuar llogari.

Vlera e investimit që u deklarua nga vajza ishte problemi. Ajo tha 55 milion euro. Pyetja gjermane iahte ku i keni gjetur 55 milion euro kur keni vetëm një kredi prej 1 milion euro?”, tha Doçi.

Sipas tij, në rastin e kësaj dosje prokuroria ka ndjekur paranë.

“Është dosja e dytë e kopsitur pas dosjes së Arben Ahmetajt dhe është dosje ‘ala FBI’, sepse është ndjekur vetëm paraja. Ka fakte, ka episode korrupsioni dhe pastrim parash.

Jamarbër Malltezi është ish- pronar pretendent i 113 m2 tokë. Të gjitha pronat kufitare janë dëmshpërblyer.

Pikërisht kjo pronë nuk rezulton të ketë dokumente. Ka dyshime të forta ose dokumentet nuk gjenden në Arkivën e Shtetit, e cila është drejtuar nga i ati i Jamarbër Malltezit.

Shumicat e parave janë kaluar nëpërmjet bankave të nivelit të dytë, duke i kaluar në shuma nën 10 mijë euro dhe raportet janë mbyllur sikur çdo gjë ka qenë në rregull.

Vjehrri i tij për të tjetërsuar këtë pronë ka miratuar dy ligje të veçanta ka ndryshuar 8 VKM ku njëri prej tyre është ai për sportin dhe në 2008-tën Berisha ndryshoi ligjin e 2005-ës”.

Për këtë është ndryshuar edhe ligji, i cili ndalonte privatizimin e objekteve socialkulturore.”, tha Doçi.

lrani ndez aIarmin ndaj Izraelit, i bën ραralajmërimin e fortë

Izraeli i ka kaluar vijat e kuqe në Gaza, gjë që mund t’i detyrojë të gjithë që të ndërmarrin veprime, ka thënë presidenti iranian, Ebrahim Raisi.

“Krimet e këtij regjimi kanë kaluar vijat e kuqe, të cilat mund t’i detyrojnë të gjithë të ndërmarrin veprime. Washingtoni kërkon nga ne që të mos bëjmë asgjë, por ata vazhdojnë t’i japin mbështetje të gjerë Izraelit”, tha Raisi në një postim në rrjetet sociale.

Lufta e ashpër ushtarake e Izraelit në Gaza ka ngritur shqetësime se do të hapen më shumë fronte.

Irani është aleat i Hamasit si dhe i Hezbollahut, grupi militant libanez që ka qenë i përfshirë në shkëmbime zjarri me Izraelin në javët e fundit.

Ekspertët thonë se derisa Irani është i kujdesshëm ndaj luftës Izrael-Hamas, ai mund të mos ketë kontroll të plotë nëse milicitë që ai i mbështetë në rajon ndërhyjnë në mënyrë të pavarur, pasi Hamasi është duke pësuar goditje të rënda dhe numri i të vdekurve në Gaza po vazhdon të rritet.

Inteligjenca fillestare amerikane sugjeroi gjithashtu se zyrtarët iranianë ishin të befasuar nga sulmi i Hamasit dhe se Teherani nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në planifikimin ose miratimin e tij.

Βαbai i Rita Orës ρublikon fotografi nga një “kënd” tjetër, Gjokoviq s’ishte i ulur afër saj

Besnik Sahatçiu, babai i yllit botëror Rita Ora, ka publikuar pamje nga një tjetër kënd, nga ku shihet se këngëtarja nuk ishte e ulur afër tenistit serb Gjokoviq.

“Paris 2023, Finalja e Kupës së Botës në Ragbi, Rita dhe Taika duke i mbështetur ekipet”, shkruan babai i Orës në profilin e tij në Facebook.

Postimi i tij vije pas kritikave të shumta që mori këngëtarja nga paraqitja e saj në këtë ngjarje sportive, ku u pa në afërsi të tenistit serb Gjokoviq.

Pse këto shpifje për Rita Orën?

Të shtëna me αrmë, një i νrarë dhe dy të ρΙagosur

Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në Vushtri në Kosovë.

Bëhet me dije se dy persona kanë rënë në pranga dhe një armë është sekuestruar. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqzimin e rrugëve”, Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore”, tha Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës./abcnews.al/