Ε rëndë/ Ndαhet nga jeta në moshën 38-vjeçare ish e dαshυra e Βαlotellit

Modelja dhe ylli i reality showt, Tabby Brown është ndarë tragjikisht nga jeta në moshën 38-vjeçare.

Ish-menaxheri i Tabby konfirmoi vdekjen e saj të martën, me shkakun e vdekjes të paqartë. Modelja është e njohur edhe për lidhjen që ajo ka pasur në të shkuarën me dy futbollistë, Rahim Sterling dhe Mario Baloteli.

Tabby, i cili u rrit në Londrën jugore dhe punoi si modele për Playboy, u bë i njohur për audiencën angleze pasi luajti në shfaqjen e takimeve në Channel 5 ‘The Bachelor’.

Ajo ishte gjithashtu një kërcimtare dhe u shfaq në videoklipe për Snoop Dogg, Dizzie Rascal dhe B.O.B, si dhe në reklama për Canon, Virgin Atlantic, AX dhe Lynx.

“Shqiρëri, Shqipëri” thirrjet në mes të Beogradit, tifozët maΙazezë përρΙasen me serbët

Momente tensioni u regjistruan në duelin Serbi-Mali i Zi i vlefshëm për kualifikueset e Europianit, që përfundoi me shifrat 3-1 për serbët.

Të luhet një takim futbolli në Serbi e të mos ketë incident është thuajse e pamundur, teksa ato nuk munguan as në duelin e mbrëmjes së sotme.

Tifozët e Malit të Zi u përplasën me policinë serbe në tribuna, pasi një stjuart serb vodhi një flamur malazezë në tribunën ku ishin të vendosur këta të fundit.

Pas veprimit të stuartit serb, tifozët malazezë iu kundërpërgjigjën, teksa në një video të publikuar dëgjohen brohorimat: Shqipëri, Shqipëri.

Ndërkohë, për Malin e Zi në fushë u paraqitën nga minuta e parë ishin edhe 3 futbollistët me origjinë shqiptare, Edvin Kuç, Driton Camaj dhe Marko Tuçi.

“Qeρe ΙΙapën, qepe gojën, broçkυll je vetë”/ Plas sherri në studio, Bido përρΙaset ashρër me gazetarin

Profesori i Asociuar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Ardit Bido, është përplasur mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” me analistin Genc Burimi.

Ndërsa po diskutohej për çështjen Beleri, dhe një studim të botuar nga Bido për vetëdeklarimin e rremë si minoritet grek në jug të vendit, Burimi i është drejtuar duke i thënë se ai nuk mund të flasë për këtë çështje pasi është palë me qeverinë, duke kujtuar se është në pozicionin e Drejtorit të Arkivave.

Bido ka reaguar duke thënë se nuk është palë dhe as ka konflikt interesi.

Ardit Bido: Për Fredi Belerin u bë një presion i madh nga shteti grek. Dy kryebashkiakë takuan Belerin dhe sot ikën me 70% të votave kundër. Ata shitën një nacionalizëm shumë të fortë që i duhej Greqisë për censusin për të rritur mbi 20% artificialisht nga njerëz që nuk identifikohen si grekë në Himarë dhe Konispol. U duhej Beleri sepse në Himarë kur nuk tejkalohet shifra 14.5% e njerëzve që e quajnë veten grekë, i duhej një kryebashkiak si Beleri. Kur kjo nuk u bë, Greqia heshti.

Genc Burimi: Pse duhet tu besojmë ne ju? Ju jeni palë, jeni në konflikt me Belerin.

Bido: Për mentalitetin tuaj…

Burimi: Mos përdor fjalën mentalitet se nuk ta lejoj.

Eni Vasili: Burimi lërë të përgjigjet.

Bido: Për mentalitetin tuaj që nuk dini as të dëgjoni por vetëm të flisni, dhe nuk thoni ndonjë gjë të zgjuar, të qenurit i paguar nga taksapaguesit shqiptarë, është i paguar nga kryeministri. Unë paguhem nga taksapaguesit shqiptarë,

Burimi: Pra nga qeveria shqiptare.

Bido: Nga taksapaguesit. E zbatoj në mënyrë perfekte ligjin e administratës publike, për detyrën që e bëj shumë mirë dhe nuk kam dhënë dorëheqje nga vetja ime për një post, a mund të përgjigjem? Për broçkullat që ju thoni, nuk jam në konflikt me Belerin.

Burimi: Broçkull je ti vetë. Vazhdoni të shani. Po shatë, do tju shaj.

Bido: Mua më paguajnë taksapaguesit për detyrën që e bëj shumë mirë. Kam bërë një studim shkencor që e pranojnë profesorët më të mirë shqiptarë dhe grekë!

Burimi: Ti paguhesh me rrogë nga shqiptarët, kështu që qepe llapën, qepe gojën. Nuk më intereson fare.

Bido: Juve ju intereson të greqizohet jugu i Greqisë, është punë për ju. Unë kam bërë një studim shkencorë, që e pranojnë profesorët shqiptarë dhe grekë. Atë pozicionon e punës nuk më bën mua vetveten siç bën ju të ndryshoni në varësi të pagesën që merrni. Unë jam i depolitizuar, nuk kam përmendur asnjëherë pro Rama, kundër Kurti.

Burimi: Ti je vetëm pro Rama…

Bido: Mund ta them unë që Greqia na ka bërë gjenocid, por jo ju, se jeni palë, sepse je në konflikt me dosjen që do flasim? Pse jam palë? Unë që kam bërë studim dhe kam faktuar që Beleri është për 20%, jam palë?

Bido: Të faktosh? Të bësh një studim shkencor është palë?

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Mërkurë 18 Tetor 2023

Dashi

Merkuri do iu ndihmoje te largoni rutinën nga jeta juaj ne çift gjate kësaj dite. Duhet te shtoni edhe pak dozat e imagjinatës ne mënyrë qe atmosfera te ngrohet. Beqaret nuk do kenë dashuri me shikim te pare as sot dhe kjo do i zhgënjejë paksa. Ne planin financiar nuk duhet ta humbni optimizmin edhe sikur te përballeni me vështirësi. Me durim gjithçka mund te zgjidhet.

Demi

Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni një komunikim te mire me partnerin dhe kjo mund te sjelle goxha probleme. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm princin e kaltër, por ne fakt për ta do ndodhe diçka e mrekullueshme dhe e papritur. Financat do përmirësohen ndjeshëm fale një lotarie qe mund te fitoni.

Binjaket

Tregohuni gjithë kohës te disponueshem për partnerin tuaj sot dhe jepini atij ndihmën e duhur nëse do ua kërkojë. Toleranca gjithashtu do ishte një virtyt i çmuar. Beqaret nga ana tjetër mund te fillojnë dashuri pasionante me disa persona qe i kane njohur qe ne fëmijëri. Me financat duhet te tregoheni shume te matur. Edhe shpenzimet e nevojshme duhet t’i kryeni me kujdes.

Gaforrja

Nëse kohet e fundit e keni neglizhuar partnerin tuaj, sot duhet te kujdeseni me tepër për te dhe t’ia plotësoni dëshirat. Ka disa persona te jashtme qe po presin rastin t’ua rrëmbejnë, kështu mos ua plotësoni dëshirat. Beqaret do jene një dite shume te zakonshme. Ne planin financiar situata do vazhdoje te mbetet e njëjte, por te paktën probleme nuk do ketë.

Luani

Duhet me patjetër t’i sqaroni mosmarrëveshjet qe keni pasur ne jetën tuaj ne çift sot dhe te filloni te bëni plane për te ardhmen. Nëse lini gjithçka pas dore do jete tepër vone. Për beqaret do jete dite e nxehte dhe e mbushur me emocione. Ëndrrat tuaja do fillojnë te realizohen një nga një. Situata financiare do jete mjaft pështjelluese, prandaj kujdes me shpenzimet.

Virgjeresha

Asgjë nuk do shkoje sipas parashikimeve tuaja gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift, prandaj bëni shume kujdes me ato qe do thoni. Partneri nuk do jete me humor te more dhe do i ngelet qejfi shpejt. Beqaret do kenë prioritete te tjera te cilat nuk lidhen me dashurinë. Situata financiare do jete shume shqetësuese dhe problematike. Kërkoni ndihme!

Peshorja

Do vendosni njëfarë distance me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe ambienti ne çift do filloje te ftohet. Yjet këshillojnë te mos e lëshoni veten dhe t’ia lini kohës gjithçka sepse nuk do arrinit te ruanit lidhjen e krijuar prej kohesh. Beqaret duhet te tregohen paksa te rezervuar me personat qe do takojnë. Financat do mbrohen gjate gjithë kohës nga planetët.

Akrepi

Jeta juaj sentimentale do jete shume me e bukur sesa ju e kishit menduar. Do arrini t’i shprehni me lirshëm ndjenjat dhe do jeni gati te përjetoni eksperienca te reja me partnerin. Beqaret duhet te tregohen me te arsyeshëm dhe jo t’i jepen te parit qe do iu dale përpara. Te ardhurat do fillojnë pak nga pak te stabilizohen. Edhe ne këtë plan do ndiheni me te qete.
S
higjetari

Do keni konflikte te shumta me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe nuk do arrini dot te flisni qetësisht me te. Gjithsesi yjet këshillojnë te mos dorëzoheni deri ne minutën e fundit. Beqaret do jene me humor te mire dhe do tregohen me te hapur ndaj takimeve. Financat do jene paksa te ndërlikuara, por me ndihmën e miqve mund t’ia dilni mbanë ta stabilizoni situatën.

Bricjapi

Një klime e ngrohte bashkëpunimi do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Se bashku me partnerin do thurni edhe plane për te ardhmen. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite plot e përplot me takime interesante. Mendohuni mire qete bëni zgjedhjen e duhur. Financat do jene paksa delikate sepse do iu duhet te kryeni shpenzime te mëdha, por te domosdoshme.

Ujori

Partneri do ketë shume angazhime gjate kësaj dite dhe nuk do mund t’iu kushtoje dot aq koha sa dëshironi. Mundohuni te tregoheni me te kuptueshëm dhe te mos i mbani atij mëri. Beqaret duhet t’i shprehin pëlqimet dhe jo te mbyllen ne vetvete. Ne planin financiar mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër tani qe situata është me e qëndrueshme.

Peshqit

Çdo gjë do shkoje me se miri ndermja jush dhe atij qe keni ne krah gjate kësaj dite, madje do i zgjidhni me shume qetësi problemet qe keni pasur. Nuk do ngurroni as te kërkoni falje nëse e keni pasur ju gabimin. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te mos bëjnë çmenduri për te gjetur princin e kaltër. Ne planin financiar do jeni te detyruar te merrni disa masa strikte.

Vυçiçi konfirmon takimin me Ρutin në Kinë: Bisedova me presidentin rus, por…

  

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të martën se e zhvilloi “një bisedë të shkurtër” me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, me të cilin, megjithatë, tha se “nuk pati takim dypalësh” gjatë vizitës së tyre në Pekin.

Ai nuk dha hollësi se çfarë kanë biseduar gjatë takimit të martën në kryeqytetin kinez.

Vuçiçi dhe Putini morën pjesë në forumin ndërkombëtar të iniciativës kineze “Belt and Road” në Pekin.

Kjo është hera e parë që ata takohen në të njëjtin vend qëkur Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në mars të vitit 2022.

Serbia është në shënjestër të kritikave nga Bashkimi Evropian, sepse nuk po pranon të vendosë sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës. Vuçiçi tha të martën në Pekin se qytetarët serbë do ta ndiejnë efektin e nënshkrimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Serbisë dhe Kinës.

Serbia dhe Kina nënshkruan një sërë marrëveshjesh më 17 tetor, ndër të cilat më e rëndësishmja është Marrëveshja e Tregtisë së Lirë.

Vuçiq deklaroi se frutikulturat “do ta kenë më të lehtë të gjejnë tregun e tyre pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje”.

“Qytetarët do të ndiejnë se ekonomia po rritet. Nga kjo jetojmë të gjithë ne, me atë jeton sektori publik. Pagat dhe pensionet varen nga ajo se sa e fortë është ekonomia jonë”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se bisedimet u zhvilluan “me presidentin kinez për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në të gjitha nivelet”. Ai nuk dha detaje të tjera.

Vuçiç, po ashtu, ka deklaruar se vizita në Pekin është shfrytëzuar edhe për “të bërë miq në Afrikë dhe Azi”.

Vuçiç, ndërkaq, është duke udhëhequr delegacionin serb në Kinë në forumin ndërkombëtar “Belt and Road” dhe shoqërohet nga ministra të shumtë të Qeverisë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, i është përgjigjur kritikave të BE-së për nënshkrimin e marrëveshjes me Kinën.

Duke reaguar ndaj nënshkrimit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me Kinën më 17 tetor, Bashkimi Evropian njoftoi se Serbia, si kandidate për anëtarësim në BE, u zotua të tërhiqet “nga të gjitha marrëveshjet dypalëshe të tregtisë së lirë” në ditën e anëtarësimit në bllok.

Daçiç tha se BE-ja duhet së pari të përgjigjet kur do t’i bashkohet Serbia bllokut.

“Deri atëherë, ne duhet të bëjmë punën tonë, e cila është në interes të popullit tonë”, tha Daçiç, duke shtuar se Marrëveshja për tregtinë e lirë ndërmjet Serbisë dhe Kinës “është një arritje historike që do të jetë me përfitim të madh për Serbinë në dekadat e ardhshme”./REL

Kαncelari Scholz shënjestrohet nga raketat në Izrael, tmerri që përjetoi bashkë me deΙegacioni gjerman në aeroρortin e Tel Aviv

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ndodhet në Izrael. Alarmet për raketa u lëshuan disa herë gjatë vizitës atje, përfshirë edhe gjatë nisjes nga Tel Avivi në Kajro.

Kancelari dhe i gjithe delegacioni , pas sirenave, u desh të kargoheshin menjëherë nga avioni.

Atyre u është kërkuar të shtriheshin në tokë në aeroport.

Dy raketa u goditën qartë nga sistemi mbrojtës Iron Dome i Izraelit mbi aeroport.

Kancelari nuk u shtri në asfalt, por vrapoi në një kontejner aty pranë dhe prej andej në një strehë. Pas disa minutash, pasagjerët kanë mundur të kthehen në avion.

Tashmë kishte pasur disa alarme raketash në metropolin izraelit. Prandaj Scholz-it iu desh të shkonte disa herë në një strehë në ambasadën gjermane. Të afërmit e tij thanë se ai duhej të qëndronte aty për disa minuta. Disa shpërthime të shurdhër nga Iron Dome u dëgjuan në qendër të qytetit.

Scholz zbarkoi në Izrael pasditen e sotme për një vizitë solidariteti. Përveç kryeministrit Benjamin Netanyahu, ai u takua me presidentin Izchak Herzog.

Në konferencën për shtyp pas bisedës me Netanyahun, kancelarja paralajmëroi shtetet apo grupet e tjera që të mos ndërhyjnë në luftën mes Izraelit dhe organizatës terroriste palestineze Hamas.

https://twitter.com/sara__si/status/1714363378708148588/mediaViewer?currentTweet=1714363378708148588&currentTweetUser=sara__si

https://twitter.com/robinalexander_?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1714359943715778936%7Ctwgr%5E1ade8b04531a534adb4a8535cc1eedd12415b0d7%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.lajme.al%2Fkancelari-scholz-shenjestrohet-nga-raketat-ne-izrael-tmerri-qe-perjetoi-bashke-me-delegacioni-gjerman-ne-aeroportin-e-tel-aviv%2F

“Thërret Ρrizreni mori Shkodër”, Asani, Seferi dhe Rαmadani këndojnë pas fitores ndaj Bυllgarisë

Kombëtarja e Shqipërisë ka vazhduar me rezultate pozitive, pasi sonte triumfoi edhe në miqësoren ndaj Bullgarisë. “Kuqezinjtë” fituan me rezultatin 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania”.

Qazim Laçi (41’) dhe Ernest Muçi (81’) shënuan golat e fitores për kombëtaren shqiptare.

Jasir Asani ka publikuar një video pas ndeshjes nga dhomat e zhveshjes, ku shihet së bashku me Ylber Ramadanin dhe Taulant Seferin.

Tre futbollistët shqiptarë dëgjohen duke kënduar këngën e njohur “Thërret Prizreni mori Shkodër”.

https://www.facebook.com/asanijasir11?ref=embed_video

Βαnderolë speciale në miqësoren ndaj Bυllgarisë

Pavarësisht se është thjeshtë një ndeshje miqësore, në “Air Albania” të shumtë kanë qenë tifozët kuqezi që kanë shkuar për të ndjekur nga afër takimin mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Bie në sy një banderolë, mjaft interesante. “Kur je mirë, të dojn tan” – shkruhet aty.

Një mesazh i tillë të bën të kuptosh se lojtari i 12-të i Kombëtares tonë nuk ka qenë me skuadrën vetëm në këto ditë të mira, kur jemi kaq afër Euro 2024, por ka qenë bashkë-udhëtare me ekipin edhe në periudhë të vështirë.

Mbrojti ρυblikisht ρalestinezët/ Qeveria izraeΙite “kërcënon” modelen e njohur: Po të shohim…

“Të dënosh Hamasin për atë që është (ISIS) nuk do të thotë të jesh kundër Palestinës”Qeveria izraelite i dha përgjigjen e saj Gigi Hadid, për postimet që ajo bëri në favor të popullit palestinez.Modelja e njohur me origjinë palestineze ka publikuar pak ditë më parë një histori në llogarinë personale në Instagram, ku shkruante: “Dënimi i qeverisë izraelite nuk është antisemite dhe mbështetja e palestinezëve nuk është mbështetje për Hamasin”.

“Nuk ka asgjë të guximshme në masakrën e Hamasit ndaj izraelitëve. Të dënosh Hamasin për atë që është (ISIS) nuk do të thotë të jesh kundër Palestinës dhe mbështetja e izraelitëve në të drejtën e tyre kundër terroristëve barbarë është veprimi i duhur”, shkroi në Instagram qeveria izraelite.

Më pas, në një tjetër deklaratë në Instastory, qeveria izraelite u shpreh: “@gigihadid, a ke fjetur gjatë javës së kaluar? Apo ke mbyllur një sy për foshnjat hebre që po masakrohen nëpër shtëpitë e tyre? Heshtja jote ka treguar qartë se në krahun e kujt qëndron. Ne të shohim”.Në një tjetër postim, qeveria publikoi dhomën e përgjakur të një fëmije, me mbishkrimin: “Nëse nuk e dënon këtë, fjalët e tua s’thonë asgjë”.

Javën e kaluar, modelja me origjinë palestineze, denoncoi dhe dënoi “terrorizmin ndaj njerëzve të pafajshëm”, pas sulmeve të Hamasit dhe Izraelit.

Hadid shpjegoi se vërtet ajo ka “ndjeshmëri të thellë dhe i thyhet zemra për luftën palestineze dhe jetën e tyre nën pushtim” (territoret palestineze janë pushtuar ushtarakisht nga Izraeli që nga viti 1967), por ajo gjithashtu ndjen një përgjegjësi ndaj miqve të saj hebrenj.

Modelja u sigurua të vinte në dukje se “shpresat dhe ëndrrat e saj për palestinezët” nuk përfshijnë “dëmtimin e një personi hebre”.

“Terrorizimi i njerëzve të pafajshëm nuk është në përputhje dhe nuk i bën asnjë të mirë lëvizjes ‘Palestina e Lirë’”, tha ajo.

“Kjo ide [e gabuar] ka nxitur një cikël të dhimbshëm, dekada hakmarrjeje nga të dyja palët (në të cilat asnjë civil i pafajshëm, palestinez apo izraelit, nuk e meriton të jetë viktimë) dhe ndihmon në përjetësimin e idesë së rreme që të jesh pro Palestinës do të thotë të jesh kundër hebrenjve.”

Gigi shtoi se beson se “çdo njeri meriton të drejtat themelore, trajtimin dhe sigurinë; pa marrë parasysh kombësinë, fenë, përkatësinë etnike ose vendin ku kanë lindur.”

Si Gigi ashtu edhe motra e saj, Bella Hadid, kanë qenë avokate të zëshme të Palestinës për shumë vite. Babai i tyre, Mohamed Hadid, është me origjinë palestineze, ndërsa e ëma, Yolanda, është nga Holanda.