SPAK i ka kërkuar kompanisë META të Mark Zuckerberg që t’i ndihmojë të gjejnë vendodhjen e Arben Ahmetajt. Ky i fundit ka reaguar disa herë përmes rrjeteve sociale dhe kjo e ka shtyrë Prokurorinë e Posaçme për të bërë këtë kërkesë.
Ahmetaj ka reaguar për shpalljen e tij në kërkim dhe për lajmin që ka privatizuar fabrikën e miellit në Tiranë.
Nuk është hera e parë që SPAK bën kërkesa të tilla në kompaninë META, por sipas mediave, përgjigjet nuk kanë qenë gjithmonë pozitive.
Kujtojmë se Ahmetaj është shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve, pasi akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.
Në fshatin Shesh të Ndroqit, një familje e ngujuar jeton prej vitesh qiell të hapur. Një banor anëtar i kësaj familjeje, tregon, se prej vitit ‘98 janë të ngujuar, pasi babai ka vrarë një person për çështje nderi. Prej faktit, që nuk mund të dalin, nuk kanë mundur të bëjnë aplikim, pasi tërmeti iu dëmtoi shtëpinë. Prej kjo familje 4 vitesh jeton në kontejner, pa ditur, se çfarë do të ndodhë me shtëpinë e tyre, thotë emisioni “Stop”
“Aplikim nuk kanë bërë sepse jemi të ngujuar me hasëm që prej vitit 1998. Procedurat e aplikimit duan shumë kohë që të mbarojnë. Për këtë arsye, të hasmërisë nuk kemi dalë, nuk kemi arritur t’i mbarojmë këto procedura. I kemi bërë kërkesë bashkisë dhe nuk na ka dhënë ndonjë rezultat. Thjesht na përcjellin. Kemi qenë edhe tek kjo çadra këtu. Është shumë e vështirë, shumë në gjendje të keqe jemi. Edhe prindërit janë të moshuar, të sëmurë. Është shumë e vështirë. Kërkojmë që të na ndihmoni, kemi parë që keni ndihmuar shumë familje në nevojë. Jemi të ngujuar, por në qiell të hapur”, tha denoncuesi.
“Stop” u drejtua në Njësinë Administrative Ndroq, për të pyetur, nëse është ndihmuar kjo familje dhe na thonë, se ajo nuk ka certifikatë pronësie për shtëpinë dhe gjithashtu nuk është bërë aplikimi.
“Nuk ka paraqitur asnjë lloj dokumenti, edhe në fazat më mbrapa për interesimin e bonusit të strehimit, nuk ka paraqitur një dokument për banesën që ka ekzistuese. Është vënë në dijeni për pjesën e dokumentit të pronësisë. Pas kësaj faze që nuk ka përfituar nga programet e tërmetit, është interesuar për banesë sociale. I jemi drejtuar shërbimit social, deri tani nuk kemi një përgjigje. Nuk ka pasur edhe shumë kohë që ka bërë këtë kërkesë në njësi, por akoma nuk e kemi përgjigjen për strehim në banesën sociale”, tha përfaqësuesi në njësinë administrative.
Njësia pret përgjigje nga Bashkia, për t’i strehuar në qendër sociale. Në shkresën e bashkisë thuhet, se për t’i dhënë zgjidhje problemit, i janë drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë./ Tv Klan
Projektligji “Për taksimin e pasurisë së paluajtshme” i hedhur për konsultim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të rrisë detyrimet e pronarëve të truallit që përdoret për qëllim banimi dhe tregtarë, pasi ndryshon formulën e llogaritjes së taksës së truallit për të dyja kategoritë.
Sipas dokumentit “Reforma e taksës së pasurisë 2024-2028” ku paraqiten shembujt për llogaritjen e taksës për secilën kategori (duke përfshirë, ndërtesat e banimit, për qëllime biznesi, si dhe për truallin, tokën bujqësore dhe pyjore), detyrimet e pronarëve të truallit për qëllim banimi rriten deri 45 herë më shumë nga sa paguajnë aktualisht dhe detyrimet për truallin e përdorur për qëllim tregtar dhe industrial rriten 2 herë.
Aktualisht taksa për truallin përcaktohet sipas qëllimit të përdorimit dhe kategorive të bashkive. Niveli i taksës së truallit për banim varion nga 0,14 lekë/m2/vit deri në 0,56 lekë/m2/vit. Ndërsa shkalla e taksës për truallin për aktivitet tregtar varion nga 12 lekë/m2/vit deri në 20 lekë/m2/vit
Me draftin e ri “Për taksimin e pasurisë së paluajtshme” për të gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave rezidenciale, shkalla e taksës është propozuar të variojë në shkallët nga 0,1% deri në 0,3% sipas vlerës së truallit e llogaritur me çmimet mesatare referuese. Për kategorinë e pronave tregtare, shkalla e taksës së truallit mund të variojë në shkallët nga 0,15% deri në 0,3%.
Taksa për të gjitha kategoritë e pasurive të paluajtshme do të llogaritet mbi vlerën e re të pronës. Vlera do të përcaktohet në një hartë te re me çmime mesatare referuese, por e ndarë për njësitë e ndërtesave rezidenciale, të shërbimit, si dhe çmimet mesatare referuese të parcelave, duke përfshirë të truallit, tokës bujqësore dhe asaj pyjore.
Në Bashkinë Tiranë për truallin me sipërfaqe 500 m2 me nivelin e taksës prej 0,56 lekë për metër katror, sot detyrimi i pronarit është në vlera simbolike prej 280 lekë në vit.
Sipas shembullit “të një barre tipike tatimore për një taksapagues për parcela toke për qëllim banimi, në bashki të ndryshme, duke supozuar aplikimin e shkallës më të ulët të taksës për atë kategori” që sjell Ministria e Financave, vlera e truallit me çmim reference 26,073 lekë për metër katror është 13,036,500 lekë. Me taksën e re të propozuar prej 0,1% të vlerës pronari do të paguajë 13,036 lekë taksë në vit. Detyrimi për pronarin e truallit rritet rreth 45 herë.
Edhe për bashkinë e Durrësit sipas shembullit që sjell Ministria e Financave detyrimi vjetor i një pronari të truallit me qëllim banimi aktualisht është 280 lekë në vit. Me draftin e ri detyrimit vjetore parashikohen të arrijnë 7,500 lekë në vit. Detyrimet shtohet rreth 26 herë më shumë.
Drafti parashikon që 50% të detyrimit të ri, pronari i truallit të shtëpisë ta paguajë vitin e parë të zbatimit të ligjit dhe 50% të detyrimit të mbetur vitin e dytë.
Nëse për pronarët e shtëpive private apo vilave është që qartë që taksa vjetore për truallin di të paguhet prej zotëruesit të certifikatës së pronësisë, mbetet ende e paqartë se si do të paguhet taksa e truallit për ndërtesat shumëkatëshe të banimit, pasi certifikata e pronësisë zotërohet nga bashkia. Burime nga Ministria e Financave sqaruan se modalitet për mënyrën e zbatimit të pagesave të taksës së truallit të ndërtesave rezidenciale do të diskutohen në vijim edhe me një grup më të gjerë vendim marrësish.
Sa rriten detyrimet për truallin për qëllim tregtar sipas shembujve të Financave
Detyrimet e një biznesi për truallin për qëllim tregtar sipas shembujve të Ministrisë së Financave do të rriten 2 herë më shumë nga sa paguajnë aktualisht. Një biznes për një sipërfaqe truall 1,000 m2 me nivelin aktual të taksës që është 20 lekë për metër katror në vit paguan 20,000 lekë taksë në vit.
Me draftin e ri shkalla e taksës propozohet të jetë sa 0,15% e vlerës së truallit. Pra taksa nuk do të vlerësohet në lekë për metër katror. Vlera e truallit e llogaritur me çmimin referencë të supozuar prej 42,475 lekë për metër katror që jepet në shembujt e Ministrisë së financave është 42,475,000 lekë. Detyrimi vjetor për këtë sipërfaqe trualli që përdoret për qëllim tregtar do të jetë 63,712 lekë.
Ndërsa për një sipërfaqe trualli prej 5,000 metër katror që përdoret nga biznesi për qëllim industrial detyrimet do të arrijnë 225,000 lekë në vit nga 100,000 lekë në vit që paguhet aktualisht. Detyrimet shtohen 1,2 herë më shumë.
Edhe për truallin që përdoret për qëllim tregtar drafti parashikon që 50% të detyrimit të ri, pronari i truallit të shtëpisë ta paguajë vitin e parë të zbatimit të ligjit dhe 50% të detyrimit të mbetur vitin e dytë.
Drafti i ri parashikohet të hyjë në fuqi nga 1 janari 2026 për ndërtesat, ndërsa për kategoritë që përfshin parcela, tokë bujqësore dhe truall nga 1 janari 2028.
SHKALLA E TAKSËS MBI TOKËN/TRUALLIN
Niveli i taksës për tokën bujqësore dhe truallin përcaktohet në lekë për metër katror
Niveli i taksës për tokën bujqësore përcaktohet sipas kategorive të tokës duke filluar nga 700 lekë/ha/vit në deri në 5,600 lekë/ha/vit.
Niveli i taksës për truallin përcaktohet sipas qëllimit të përdorimit dhe kategorive të bashkive, ku trualli për banim vlerat variojnë nga 0.14 lekë/m2/vit deri në 0.56 lekë/m2/vit; trualli për aktivitet tregtar vlerat variojnë nga 12 lekë/m2/vit deri në 20 lekë/m2/vit
Shkalla e taksës në të ardhmen:
Për të gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave bujqësore – blegtorale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,1% deri në 0,3%;
Për të gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave pyjore, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,1% deri në 0,3%;
Për të gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave rezidenciale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,1% deri në 0,3%;
Për të gjitha parcelat, që përfshihen që përfshihen në kategorinë e pronave tregtare, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% deri në 0,3%./Monitor
Armando Broja erdhi me shumë bujë në grumbullimin e Kombëtares, madje me insistimin e trajnerit Silvinjo, i cili kishte shkuar ta takonte në Londër, bisedoi me të, e ftoi, por çuditërisht lojtari nuk ishte as në bankinë, ku zyrtarisht u tha se kishte një shqetësim muskulor, një dëmtim të lehtë, por që kthehet e stërvitet normalisht në Londër, duke lënë një shije të hidhur dhe ngritur dilema të forta për një mundësi përplasje mes tij dhe stafit të Kombëtares. 22-vjeçari u largua nga grumbullimi i kuqezinjve vetëm 2 ditë pasi erdhi. Ekzaminimet treguan se lëndimi nuk ishte serioz, diçka që konfirmohet dhe në këtë fundjavë, për shkak se futbollisti është bashkuar me grupin në seancën e fundit stërvitore të Çelsi. Broja do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës që do të kenë blutë e Londrës, javën e ardhshme ndaj Arsenalit.
Dyshimet e një përplasje me Silvinjon
Broja vjen pas një dëmtimi që e ka mbajtur jashtë fushave të lojës për rreth 10 muaj e natyrisht frika e një tjetër dëmtimi është e madhe, por në të njëjtën kohë një situatë e tillë lë vend për teori të ndryshme. Broja nuk ishte në shkallët e “Air Albania” në ndeshjen me Çekinë, siç u pa Ardian Ismajli, i cili gjithashtu ishte i dëmtuar, por qëndroi pranë kuqezinjve. Fatmirësisht gjërat shkuan mirë për Shqipërinë, e cila në këto kualifikuese ka shkëlqyer në pot kuptimin e fjalës, pavarësisht mungesave apo dëmtimeve që kemi pasur në këtë rrugëtim, por interesimi i lartë për Brojën nga tifozët e opinioni publik dhe ai largim pas vetëm 2 ditësh grumbullim, nuk lë një shije dhe aq të mirë!
Stërvitja e Kombëtares
Ndërkohë që Broja ka lënë hapur debatin, pa marrë vetë pjesë në të, ekipi kombëtar ndërkohë kreu seancën e radhës stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në kryeqytet. Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet intensive në prag të takimit miqësor ndaj Bullgarisë. Teksa seanca e së dielës nisi në një mënyrë ndryshe për përfaqësuesen. Pak para fillimit të stërvitjes, u zhvillua një takim mes ekipit kombëtar të meshkujve dhe të femrave, që drejtohet nga Armir Grima. Takimi u shoqërua nga atmosfera pozitive dhe të qeshurat. I pranishëm ishte dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Sa i takon grupit që do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së martës, do të mungojnë Mirlind Daku dhe Keidi Bare. Sulmuesi i thirrur nga Frozinone, Marvin Cuni kreu seancën e parë stërvitore me ekipin kombëtar. Në miqësoren ndaj bullgarëve, Silvinjo pritet të bëjë disa ndryshime në formacion, në krahasim me përballjen e fituar 3-0 ndaj Republikës Çeke. Për teknikun brazilian do të jetë ndeshja e parë jozyrtare që do të zhvillojë me përfaqësuesen kuqezi. Nga grupi që ka aktualisht në dispozicion Silvinjo, askush nuk ka paraqitur probleme dhe të gjithë janë në kondicionin e duhur për t’u përballur me Bullgarinë. Menjëherë pas sfidës, lojtarët do të largohen dhe do të ribashkohen me klubet respektive, para se të rikthehen sërish në Nëntor për dy sfidat e mbetura të grupit E. Ndaj Moldavisë në transfertë (17) dhe Ishujve Faroe në shtëpi (20), duele ku mjafton një pikë. Shqipëria kuqezi e futbollit është kështu me një këmbë në Euro-2024.
Mos harroni ti bëni here pas here komplimente partnerit tuaj sot sepse jo vetëm ai, por edhe ju do ndiheni me se miri. Ne përgjithësi dita do jete e këndshme. Beqaret qe ëndërrojnë te krijojnë një lidhje serioze do jene mjaft te privilegjuar. Edhe te ardhurat do fillojnë te përmirësohen dalëngadalë. Do jeni me te qete dhe do shpenzoni pa frike për gjerat me te nevojshme.
Demi
Do jeni me te gatshëm te bëni disa lëshime ndaj partnerit tuaj sot dhe marrëdhënia ne çift do filloje te përmirësohet. Edhe ai do kujdeset qe ju te ndiheni me se miri. Beqaret do kenë takime interesante, por zemra e tyre nuk do rrahe aq fort sa për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar nuk do keni as problemin me te vogël. Numri juaj i fatit do jete 822.
Binjaket
Me mirëkuptim dhe tolerance do i kaloni te gjitha vështirësitë qe keni pasur ne jetën tuaj ne çift. Do tregoheni me largpamës dhe do dini te falni. Beqaret edhe pse do kenë shume mundësi për takime, do i refuzojnë ato me arsyen se nuk duan asnjë lloj angazhimi. Ne planin financiar mos u tregoni te pamatur sepse do keni probleme shume te mëdha.
Gaforrja
Saturni do ketë ndikim te drejtpërdrejte sot ne jetën tuaj sentimentale dhe duhet thënë se ai nuk është planeti ideal për te influencuar dashurinë. Kujdes me kritikat dhe shmangni sa te mundni kokëfortësinë. Beqaret do takohen me një person mjaft simpatik dhe pasionant. Mos e humbni këtë mundësi. Financat do jene delikate. Shpenzoni me maturi qe te mos keni me tepër vështirësi.
Luani
Ata qe janë ne një lidhje do kenë surpriza te njëpasnjëshme gjate kësaj dite. Gjithçka do shkoje ashtu si ata e kishin ëndërruar dhe entuziazmi do mbizotërojë gjithë kohës. Beqaret do kalojnë një dite normale dhe pa asgjë te veçante. Merkuri nga ana tjetër do iu ndihmoje te keni disa hyrje parash, por ju do i shpenzoni menjëherë ato. Kujdes sepse mund te keni probleme po vazhduat kështu.
Virgjeresha
Dite mjaft e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni për gjithçka me partnerin dhe nuk do mbani mëri për te kaluarën. Beqaret do kenë një takim vendimtar i cili mund t’ua ndryshoje jetën qe kane bere deri me sot. Sektori i financave do jete mjaft i privilegjuar kështu qe ne këtë plan nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.
Peshorja
Dite përgjithësisht harmonike dhe e këndshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do i zgjidhni me shume qetësi mosmarrëveshjet qe keni pasur dhe do bëni plane për te ardhmen. Beqaret nuk duhet te hezitojnë t’ua shprehin pëlqimin disa personave. Sektori i financave do jete i paqëndrueshëm. Kujdes sepse me gabimin me te vogël mund te krijoni probleme shume serioze.
Akrepi
Klima yjore do jete mjaft e mire për jetën sentimentale te çifteve. Pasioni do rindizet fuqishëm dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Beqaret do kenë takime romantike te cilat do i shtyjnë te marrin vendime me rëndësi. Financat nga ana tjetër nuk do jene aspak te privilegjuara. Kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni sepse me vone nuk do dini çfarë te bëni.
Shigjetari
Ka shume mundësi qe sot te qëndroni me zor pranë partnerit tuaj. Nuk do jeni aspak ne humor sepse diçka qe ai ka bere kohet e fundit ju ka mërzitur tej mase. Do bënit mire te flisnit hapur me te. Beqaret nuk do tregohen te hapur dhe për këtë arsye mundësitë për takime do mundojnë. Financat do jene përgjithësisht te mira. Vazhdoni ta ruani këtë ekuilibër.
Bricjapi
Do bëni gjithçka sot qe ta përmirësoni jetën tuaj ne çift dhe do ia dilni mbanë. Si ju ashtu edhe partneri do kujdeseni për njeri tjetrin dhe nuk do i kurseni komplimentet. Beqaret do joshen mjaft nga disa persona, por do kenë druajtje t’i shprehin ndjenjat. Ne planin financiar mund te kryeni edhe investime meqë situata duket te jete goxha e qëndrueshme.
Ujori
Priten disa ndryshime te rëndësishme gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Gjithçka do varet nga sjellja juaj kohet e fundit dhe me mire se kushdo ju e dini vete këtë. Beqaret do marrin propozime por thjesht për lidhje kalimtare, asgjë me tepër. Financat do jene me te mira se kohet e fundit. Mundohuni ta ruani sa me gjate ekuilibrin dhe te siguroni edhe te ardhmen. Peshqit
Edhe vazhdimësia e kësaj dite do varet nga ju. Nëse nuk tregoheni tolerante dhe kërkoni te jeni ju shefi ne lidhjen qe keni do përballeni me debate te zjarrta. Beqaret do tërhiqen shume nga pamja e jashtme e disa personave, te cilët ne fakt nuk vlejnë aspak. Nëse keni probleme ne planin financiar, bëni çmos qe t’i zgjidhni ato sa me pare. Ju mundeni!
Një 18-vjeçar shqiptar është arratisur nga burgu i të miturve Beccaria në Milano pasditen e sotme.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari është arratisur pasi është dërguar me urgjencë në spitalin San Carlo në Milano.
I riu u dërgua në spitalin e San Carlo sepse kishte gëlltitur një copë druri (nuk dihet nëse me dashje apo jo). Por sapo ka mbërritur në spital ai ka sulmuar një oficer burgu që ishte me të dhe më pas ka ikur.
Lajmi u bë i ditur nga Alfonso Greco, sekretar rajonal për sindikatën e policëve të burgjeve në Lombardi.
I burgosuri teksa priste të kontrollohej, goditi me grushte dhe shkelma një nga shoqëruesit dhe arriti të arratisej. Menjëherë u ngrit alarmi, por për momentin nuk u bë e mundur të kapej i arratisuri. Kushtet e punës së punonjësve të policisë së burgut Beccaria tani janë në kolaps. Turnet rraskapitëse dhe mungesa e burimeve në dispozicion po përshkruajnë gjendjen psikofizike të gjithë stafit.
Autoritetet italiane vijojnë kërkimet për gjetjen dhe kapjen e shqiptarit të arratisur.
Një 46-vjeçare moldave është arrestuar nga policia italiane nën akuzën se tentoi të vriste bashkëshortin e saj shqiptar me helm miu. Sipas të dhënave paraprake, gruaja mësohet t’i ketë dhënë disa herë helm të fshehur në doza të vogla në ushqime burrit të saj 54-vjeçar, i cili ishte paraqitur në spital me dhimbje të forta.
Dyshimet e mjekëve i dhanë udhë hetimeve dhe tashmë gruaja u ndalua nga autoritetet dhe po mbahet me masë arresti në shtëpi, në pritje të procesit gjyqësor.
54-vjeçari ishte shtruar disa herë në spital që nga korriku i vitit 2022 dhe kishte të gjitha simptomat që ishte helmuar. Për këtë arsye, mjekët kryen disa testime dhe shuan dyshimet e tyre se ai kishte rënë në kontakt me helm miu.
Dy persona vdiqën të hënën në mbrëmje në Bruksel pas të shtëna me armë zjarri që ndodhën jo shumë larg Place Sainctelette, tha policia, duke konfirmuar informacionin e dhënë nga disa media.
Sipas informacioneve të para të njohura, të shtënat u qëlluan rreth orës 19:15 pranë Place Sainctelette, Bulevardit d’Ypres dhe Bulevardit du Ninième de ligne, pranë ndërtesave të Vlaams Woningsfonds (Fundi Flaman i Strehimit).
Në vendngjarje kanë mbërritur në masë të madhe shërbimet e emergjencës. Asnjë i dyshuar ende nuk është arrestuar.
Sipas informacioneve të Le Soir, policia po favorizon gjurmët e terroristëve.
Mësohet se operacionet janë duke u zhvilluar. Në disa video të postuara në rrjetet sociale, i dyshuari pretendon se i përket Shtetit Islamik. “Ne jetojmë për fenë tonë, ne vdesim për fenë tonë, faleminderit Zotit”, tha ai në njërën prej tyre.
Antoine Iseux, zëdhënës i qendrës kombëtare të krizave, i kontaktuar nga Le Soir rreth orës 21:00, pohon se institucioni ishte informuar drejtpërdrejt nga zona e policisë Bruksel-Ixelles.
“Ne po monitorojmë situatën. Për momentin, dosja është ende duke u ndjekur nga prokuroria publike e Brukselit,” shpjegon ai. Një analizë kërcënimi u kërkua nga Ocam, organi për analizën e kërcënimit.
Kryeministri, ministri i Brendshëm dhe i Drejtësisë janë aktualisht në qendrën e krizës për të monitoruar situatën.
Në imazhet e bëra nga një banor lokal, mund të shohim një burrë me një xhaketë portokalli fluoreshente dhe një helmetë të bardhë, një armë në dorë.
Duke zbritur nga një skuter, ai dyshohet se ka qëlluar disa herë në rrugë. Disa persona u strehuan në sallën e hyrjes së një ndërtese dhe sulmuesi i ndoqi për të qëlluar sërish në këtë sallë, veçanërisht në drejtim të një personi në tokë.