Shtatë persona humbën jetën dhe 16 të tjerë u plagosën në qytetin e Mynihut pasi një trafikant i qenieve njerëzore humbi kontrollin e furgonit të mbushur me emigrantë gjatë ndjekjes nga policia gjermane.
Aksidenti ndodhi në autostradë në lindje të qytetit jugor gjerman, pasi furgoni “Mercedes Vito” po ecte me shpejtësi të lartë gjatë ndjekjes nga policia.
Drejtuesi i mjetit rriti shpejtësinë e mjetit dhe u përpoq t’i shmangej kontrollit. Sipas gazetës BILD, furgoni mbante 23 emigrantë nga Siria dhe Turqia, përfshirë edhe fëmijë të mitur, një prej të cilëve vetëm 6 vjeç, ka humbur jetën.
Furgoni u përmbys disa herë në rrugë, duke u shkaktuar plagë vdekjeprurëse emigrantëve, ndërsa pasagjerët e mbetur u dërguan në spitale pranë zonës pasi pësuan lëndime të lehta dhe të rënda.
Suksesi fantastik mbrëmjen e së enjtes në stadiumin Air Albania, përballë Republikës Çeke solli gëzim dhe lot në çdo cep të botës ku flitet shqip.
Shqipëria ka treguar një nivel të jashtëzakonshëm nën drejtimin e trajnerit brazilian, teksa ka shpartalluar atë që shihej si një nga ekipet favorite për të shkuar në Europian. Kuqezinjtë kanë mposhtur me shifrat e pastra 3-0 Republikën Çeke në “Air Albania”. Jasir Asani ndezi tifozerinë shqiptare që në minutën e 9 të takimit. Ish-lojtari i Partizanit veproi njësoj si me Poloninë.
Shqipëria e rrit edhe më shumë ritmin në pjesën e dytë të takimit dhe kilometrat e vrapuara shpërblehen. Taulant Seferi shkund rrjetën dy herë (51’, 73’) dhe fikson shifrat në 3-0.about:blank
Në shkallët e stadiumit, krahë tifozëve të flaktë kanë qenë edhe emra të shumtë të ekranit shqiptarë, që mund ti ndiqni në fotot dhe videot e mëposhtme.
Policia malazeze ka arrestuar në pikën kufitare të Sukobinit një 25-vjeçar shqiptar me iniciale P.XH, me dyshimin se ishte pjesëtar i një grupi kriminal që po planifikonte të vriste një anëtar të lartë të një klani kriminal në Budva.
Siç raportojnë mediat në Malin e Zi, P.XH tentoi që të arratisej drejt Shqipërisë, pas arrestimit të një vrasësi me pagesë nga Armenia në Budva, por u ndaluar dhe u arrestua në kufi.
Policia malazeze ka njoftuar se operacioni për arrestimin e vrasësve me pagesë është kryer në rrugën Slovenska plaža, në Budva.
Gjatë kontrollit të automjetit në të cilin ndodhej armeni, u gjetën dy pistoleta “Glock” me kornizë të plotë, si dhe një pistoletë automatike “Scorpion” me silenciator, si dhe dy maska silikoni, si dhe disa, palë doreza dhe rroba për ndërrim.
Njihuni me fshatin në Shqipëri ku flitet greqisht, banorët marrin dhe pension nga Greqia?
Në fshatin Derviçan të Gjirokastër, të gjithë tabelat orientuese janë të shkruara në Greqisht,pavarësisht se ky vend është pjesë e Shqipërisë. Përveç kësaj banorët e kësaj zone, flasin edhe greqisht dhe kjo gjuhë sipas tyre flitet që prej kohës së komunizmit.
Gjithashtu ata theksojnë se janë të njohur si minoritet grek dhe i kanë të gjithë të drejtat si në Greqi.
“Si të jetë, si kudo. Shtëpitë i kemi me gurë edhe mbulesën që në atë kohë kështu vazhdojmë. Greqishtja është gjuhë amtare. Jemi të njohur si minoritet grek, i kemi të gjithë të drejtat.
Shumë banorë në këtë fshat kanë edhe emra grek, ndërkohë që marrin edhe pension nga shteti i Greqisë.
“Ka ca njerëz që marrin pension, kanë punuar në Greqi dhe marrin, unë quhem Kristo.”
Një problem tjetër në fshat është se po braktiset dita ditës, pasi banorët kanë ikur nga fshati duke u shpërngulur në qytete por edhe në emigrim.
“S’ke gjë këtu, është çdo gjë e mbaruar, kanë ikur njerëzit”
Një vajzë 16 vjecare në Suedi akuzohet se ka joshur një taksist në një zonë të izoluar pyjore ku më pas e ka vrarë, si hakmarrje për përdhunimin që i kishte bërë kur ishte 14 vjeçe.
Ajo dhe katër vëllezërit e saj nga 16 deri në 18 vjeç kanë dalë në gjyq për vrasjen e taksistit 26-vjeçar.
Vëllezërit e vajzës mohojnë akuzat ndërsa vetë vajza pranon se ka joshur në vendin e izoluar për ta rrahuar burrin që e kishte përdhunuar dy vjet më parë.Prokurorët e Uppsala thanë se motivi kryesor i vrasjes ishte hakmarrja pasi denoncimi përdhunimit në shkurt të vitit të kaluar nuk ishte ndjekur nga policia.
Vajza i kishte shkruar një mesazh taksistit, duke i kërkuar të vinte për të pirë diçka në një parking pranë parkut natyror Hjälstaviken në juglindje të Suedisë në mars.
Autoritetet nuk kanë emëruar viktimën por mediat vendase thonin se ishte me origjinë emigrante.
Por pasi dyshja ishin takuar, vëllezërit e saj akuzohen se e kanë mbytur me një litar që kishin marrë me vete, shkruan rrjeti vendas Fria Tider.
Pas zhdukjes trupi i taksistit ishte gjetur vetëm disa javë më vonë i fshehur në dëborë.
Policia tha se kishte gjetur gjurmë të të akuzuarve në makinën e viktimës dhe se kishin transferuar para nga llogaria e tij.
Vëllezërit e vajzës raportohet se i kishin thënë disa miqve se “do të vrisnin një përdhunues”, dhe më pas i njoftuan ata se ‘e kishin kryer’.
Andreas Pallinder, kreu i hetimit në Uppsala pranonte se policia duhet ta kishte marrë më seriozisht denoncimin e përdhunimit nga e reja.
Ebru Tok, avokati i familjarëve të viktimës tha se “familja është në dhimbje të madhe dhe e shokuar nga situata unike e ngjarjes dhe e akuzave”.
Një muaj më parë, Vojçieç Sheznji doli nga fusha e lojës në “Air Albania” kokulur, pas një humbje të rëndë të Polonisë së tij përballë kuqezinjve të drejtuar nga Silvinjo. Një humbje që u duk se i mbylli derën e EURO 2024 përfaqësueses polake.
Por fitorja e mbrëmshme e kuqezinjve edhe ndaj Çekisë në të njëjtin stadium, si dhe suksesi 2-0 i Polonisë ndaj Ishujve Faroe, u ka dhënë mundësinë polakëve të kthehen në garë, duke mbajtur tanimë vendin e dytë në grup dhe duke qenë me fatin në dorën e tyre, Ata kanë ndeshje direkte me Moldavinë e Çekinë për të siguruar pjesëmarrjen në turneun e ardhshëm. Sipas vetë portierit të njohur polak, kjo është praktikisht një mrekulli.
“Ky është padyshim një fillim i ri. Është mirë që fituam, por nuk ishte një provë e veçantë për ne. Falë Zotit, dikush po na vëzhgon nga lart dhe situata është kthyer në duart tona.
Duhet të fitojmë dy ndeshje dhe të shkojmë në Europian. Pas asaj që bëmë gjatë kualifikueseve deri tani, kjo është një mrekulli. Shpresoj se do të mund të dalim të padëmtuar nga kjo situatë që dukej e pashpresë”, tha Sheznji para mediave./ Panoramasport
Bedri Ramadani është një mjek i suksesshëm shqiptar në Gjermani, i cili punon si kardiokirurg.
Që prej vitit 2019 ai ka kryer 53 transplante zemre kurse Klinika e Kardiokirurgjise ne Düsseldorf, ku ai punon, prej vitit 2010 i ka kryer 300 transplante në zemër.
Mjeku shqiptar ka shpëtuar shumë jetë falë përkushtimit të tij në këtë fushë, duke u bërë një emër i njohur edhe në mediat gjermane.
Në total, për sa i përket operacioneve të zemrës, ai ka kryer mbi 6300 operacione që lidhet me komplikime kardiake.
Shumë shqiptarë, të detyruar nga kushtet e rë;nduara ekonomike janë larguar drejt vendeve të zhvilluara të Europës, ku destinacioni më i preferuar është Britania e Madhe.
Në pamundësi për të siguruar dokumenta të rregullta, ata futen në ishull në mënyrë iIegale dhe shumica prej tyre punojnë në të zezë.
Një emigrant shqiptar në Britani, ka rr;ëfyer, vj edhjen dhe shfry tëzimin që i bëhet atyre që punojnë në të zezë.
Sipas tij shqiptarët që punojnë nëpër firma të ndryshme, u ofrojnë punë bashkëkombësve të tyre pa letra, por duke përfituar prej tyre.
Nga 120 paund që është dita e punës, ata u mbajnë 16 paund.
Sikur të mos mjaftonte kjo den oncuesi tregon më tej se atyre u mbahet edhe 20% nga rroga e tyre, e quajtur incoming tax,ose taksa e të ardhurave.
Kjo është një taksë vjetore e barabartë me 2000-4000paund, e cila shteti anglez ua kthen taksapaguesve mbrapsh.
Pra në këtë mënyrë, shqiptarët u vj;edhin shqiptarëve një pjesë të rrogës së tyre dhe taksën e të ardhurave të përcaktuar nga shteti anglez.
Kjo skemë u intereson si kompanive për të ulur detyrimet ndaj shtetit, por edhe atyre që janë me letra, të cilët përfitojnë në kurriz të emigrantëve shqiptarë që punojnë në të zezë.
Ndoshta shumë prej jush u kujtohet kënga e Sinan Hoxhës “Eja eja”,
por për shkak se kanë kaluar shumë vite nuk e mbani mend se figurantja kryesore në klipin e Sinanit ka qenë pikërisht prezantuesja e njohura sot, Amarda Toska.
Shumë vite kanë kaluar por nuk është e vështirë të dalloni Amin në këtë videoklip,