Ήapet Go Found Me për vajzën e ρërd*unuar në Vlorë

Emisioni “Piranjat” ka hapur në platformën “Go Found Me” një dritare që i vjen në ndihmë vajzës që u përdhunua në Vlorë disa ditë më parë.

Kjo platformë do të ndihmojë vajzën të rindërtoj jetën larg kërcënimeve dhe të njerëzve të fuqishëm, thuhet në një pjesë të njoftimit.

NJOFTIMI NË GO FOUND MEKëtë javë tetor 2023, në Vlorë, Shqipëri, një vajzë raportohet se është përdhunuar në grup. Kjo ngjarje na tronditi dhe na bëri të gjithëve të reflektonim.

Ky GofundMe shërben për të ndihmuar vajzën e përdhunuar në Vlorë, për të rindërtuar një jetë larg presioneve dhe kërcënimeve të “burrit të fuqishëm”. Kërkojmë një ndihmë të drejtpërdrejtë për të, e cila do të shërbejë edhe për të dërguar një mesazh solidariteti për të gjitha viktimat e përdhunimit që nuk kanë zë dhe janë të detyruar të pranojnë të keqen, edhe pse janë të pafajshëm.

Monedhat e hυaja nuk dalin nga “hυmnera”/ Kυrsi i këmbimit, 29 tetor 2023

Sot, më 28 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.7 lekë dhe shitet me 100.6 lekë.

Euro blihet me 105.3 lekë dhe shitet 106 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 109.8 lekë, ndërsa në shitje me 110.8 lekë.Paundi britanik blihet me 120.2 lekë dhe shitet me 121.4 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 71.7 lekë, ndërsa në shitje me 73.5 lekë.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e dielë 29 tetor 2023

Dashi

Dite mjaft premtuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Do e vlerësoni shume përkrahjen qe partneri iu ka dhënë kohet e fundit dhe do keni me tepër besim tek ai. Beqaret do kenë shume takime, por do e kenë te vështirë te vendosin për personin e duhur. Për financat do jete dite e qete dhe pa probleme. Hiqni ndonjë para mënjanë nëse doni qe edhe ditët ne vazhdim te jene te mira.

Demi

jeta sentimentale e çifteve do jete shume e qete. Kjo do iu krijoje atyre mundësinë te flasin për disa tema delikate dhe me ne fund t’iu japin nga një zgjidhje. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare gjate kësaj dite. Me ne fund edhe ata do ndihen te plotësuar. Ne planin financiar duhet te bëni kujdes me shpenzimet si dhe me transaksionet qe do kryeni.

Binjaket

Tregohuni me te kujdesshëm kur te flisni me partnerin tuaj sot dhe mos mendoni se çdo gjë qe mund t’i thoni ai mund ta gëlltisë. Mos krijoni kot se koti debate apo probleme. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim, pa arritur te gjejnë personin e përshtatshëm. Për financat do jete dite mese e qete. Ruajeni sa te mundni këtë situate sepse vetëm kështu mund te fillojnë edhe përmirësimet.

Gaforrja

Dite përgjithësisht pozitive dhe aspak problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kuptoheni me se miri me njeri-tjetrin dhe do i harroni mosmarrëveshjet qe keni pasur dikur. Beqaret ka shume gjasa te bien ne dashuri me personin e duhur. Gjerat do jene reciproke nga te dyja anët. Financat fatmirësisht nuk do jene aspak problematike, mos u shqetësoni.

Luani

Nëse keni shume kohe ne një lidhje dashurie, sot do filloni te mendoni për një te ardhme me te sigurte. Një periudhe shume e bukur po iu pret. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura. Nëse i preferojnë le te përfitojnë, përndryshe do duhet te presin gjate. Ne planin financiar situata do jete mjaft delikate. Shmangni çdo lloj investimi dhe mos i shlyeni tani borxhet.

Virgjeresha

Ne jetën tuaj ne çift do ndodhin gjera te mrekullueshme gjate kësaj dite. Emocionet do jete te forta dhe te njëpasnjëshme. Do ndiheni me se miri kështu qe shfrytëzojeni ditën. Beqaret do joshen nga dikush qe nuk vlen aspak. Mos u nxitoni te merrni vendime te menjëhershme sepse do vuani shume. Financat do vazhdojnë te jene ne te njëjtën situate si disa kohe me pare.

Peshorja

Marrëdhënia ne çift do jete edhe me e ngrohte gjate kësaj dite. Do kuptoheni me se miri me partnerin dhe do i zgjidhni një nga një te gjitha problemet qe keni pasur. Beqaret do kenë te papritura te këndshme, por jeta e tyre do marre një tjetër drejtim duke filluar qe sot. Ne planin financiar duhet te kufizoni shpenzimet nëse doni qe situata mos ketë probleme.

Akrepi

Ka shume mundësi qe partneri t’iu beje një propozim emocionuese sot. Përgatituni shpirtërisht sepse nga përgjigjja qe do jepni do varet e ardhja juaj. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë një person qe ta kenë ne krah. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe për ta përmirësuar situatën. Tregohuni te kujdesshëm.

Shigjetari

Dite e tensionuar dhe e mbushur me debate për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do shkoje ashtu si ju e kishit menduar, kështu qe bëni kujdes. Beqaret nga ana tjetër do jene me fat dhe do e gjejnë personin qe kane kërkuar prej kohesh. te ardhurat gjithashtu do fillojnë pak nga pak te stabilizohen. Mundohuni te shmangni shpenzimet e mëdha për disa kohe.

Bricjapi

Tregohuni me realiste gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift dhe mos ëndërroni me shume sesa duhet. Vetëm ne këtë mënyrë lidhje juaj do ece ne rrugën e duhur. Beqaret do kenë një takim te veçante me një person te cilin e kishin ëndërruar qe prej kohesh. Ne planin financiar dëgjojini këshillat qe do iu japin disa te afërm sepse do iu ndihmojnë jashtë mase.

Ujori

Dite jo shume e mire kjo e sotmja për marrëdhënien ne çift. Do keni debate serioze me partnerin dhe do iu duket sikur zymtësia do iu mbuloje përgjithmonë. Beqaret mund te kenë edhe dashuri me shikim te pare kështu qe duhet t’i bëjnë sytë katër. Jupiteri do iu sjelle shume fat me financat, megjithatë maturinë nuk duhet ta humbni për asnjë moment.

Peshqit

Do keni disa keqkuptime gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sot, por gjithçka mund te zgjidhet shpejt nëse tregoheni te matur e te kujdesshëm. Beqaret do kenë një dite te mbushur me emocione dhe me te reja. Shfrytëzojeni sa me shume qe te mundeni. Financat do jene ne gjendjen e tyre me te mire. Mund te bëni edhe ndonjë shpenzim me tepër sot.

“Do ρërdori xhihadistë”/ Analisti zbυlon skenarin e frikshëm të Vuçiçit dhe bën ρaralajmërimin e fortë: Serbia po pΙanifikon një sυΙm në Kosovë

Analisti Nexhmedin Spahiu, deklaroi në emisionin “Review”, se sulmi i ardhshëm që po planifikon Serbia në Kosovë nuk do të jetë nga veriu, por nga jugu i vendit.

Spahiu tha se do të përdoren elementë të islamit radikalë për të goditur KFOR-in ose serbët në jug dhe për t’ia lënë më pas fajin Kosovës.

Gjithashtu ai tha se trupat serbe mund të kamuflohen dhe si nacionalistë shqiptarë që mbështesin “Shqipërinë e Madhe” dhe do të sulmojnë vetë serbët, për t’i lënë fajin Kosovës në opinionin ndërkombëtarë.

“Siguria e Kosovës nuk rrezikohet nga BE, por nga Serbia ndaj ne na duhet paqja në këtë aspekt. Edhe diçka desha të them në lidhje me atë që tha Janiç, në lidhje me grupet xhihadiste islamike. Unë e kam thënë disa herë që sulmi I ardhshëm i pritshëm i Serbisë, nuk do jetë më në veri por do jetë në jug. Dhe për këtë ka dy mënyra, përmes organizatave fantazmë. Ose përmes organizatave të islamistëve radikalë, duke sulmuar KFOR-in dhe serbët dhe për t’ia lënë fajin dhe përgjegjësinë Kosovës. Ose me ndonjë organizatë fantazmë “shqiptaro-madhe” me nacionalizëm shqiptar, e cila do ta bënte këtë gjë. Këtë gjë do ta bënin serbët por do t’ia linin fajin shqiptarëve”, tha ai.

Çfarë tha analisti Dusan Janiç në Euronews Albania në lidhje me incidentet që mund të ndodhin në rajon?

Ne jemi dëshmitarë të një metodologjie të gabuar të përsëritur, patëm dhe një deklaratë të liderëve evropianë dhe ata duan të inkurajojnë Kurtn dhe Vuçiçin të implementojnë marrëveshjet. Ata po bëjnë thirrje që të diskutohet akoma drafti i propozuar. Presidenti Vuçiç e ka bërë të qartë se çdo gjë mund të vihet në tavolinë përveç njohjes së Kosovës. Lajm i mirë është puna që delegacionet e Britanisë dhe BE po bëjnë që të çmilitarizohet situata dhe tensionet të ulen. Për sa i përket Vuçiç ai është duke bërë të njëjtën gjë dhe duke implementuar të njëjtin strategji si Kurti. Vuçiç vazhdon me të njëjtën retorikë që thotë se nuk do ta njohë Kosovën.

Tani çështja është si do reagojë Vuçiç dhe opinion publik në Serbi sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë. Tani çështja është që Vuçiç do të vazhdojë në bisedime për të arritur në një zgjidhje paqësore apo do të vijohet me destabilizim dhe një përplasje të armatosur.

Shpresoj që menaxhimi këtij konflikti të jetë në duart e ndërkombëtarëve.

Konfikti mund të mos jetë domosdoshmërisht mes Serbisë dhe Kosovës, por mund të kemi një seri incidentesh. Ne pamë qartësisht që sulmi në Banjskë u bë nga paramilitarë serbë, por dhe në manastirin e Zveçanit kemi parë xhihadistë islamikë, ashtu sikurse dihet ndikimi rus dhe prania e Wagner, ndaj në këtë aspekt është mirë që menaxhimi i konflikteve të bëhet nga ndërkombëtarët.

“Grida Dυma, më e bυkur se më parë”/ Arjan Cυrri nuk ρërmbahet: Është bërë edhe…

Analisti Arjan Curri i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, u shfaq më ndryshe se kurrë më parë.

Teksa u rrëfye për fëmijërinë, apo vendimin e tij për t’u bërë pjesë e televizionit, Curri tha edhe dy fjalë për Grida Dumën, moderatoren e “Top Story”, aty ku shpesh herë është i ftuar për të ndarë opinionet dhe analizat e tij në çështjet politike.

Opinionisti është shprehur edhe më parë që në syrin e tij, Grida Duma është një grua e bukur. Por ai zbuloi se për të Grida është më e bukur dhe më e butë se më parë.

Të shohim çdo mbrëmje në Top Story, në studion e Grida Dumës. Si është të punosh me Grida Dumën, vazhdon të mendosh që është një grua shumë e bukur?

“Ia kam thënë, vazhdoj të mendoj që është një grua më e bukur se çka qenë, më e mençur se çka qenë, dhe me mirë se çka qenë, dhe më e butë e dhembshur. Ajo përparon në bukuri, në mençuri, zgjuarsi. Është bërë edhe më fisnike, më e butë, nuk është më ajo Grida e viteve më përpara”, është shprehur Curri.

‘Kυsh je ti mo rob q…?!’ Bυrri nxjerr ναjzën me dhυnë nga kΙubi në Tiranë, ρrezente edhe policia (Video)

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në një nga klubet e Tiranës.

Një vajzë është nxjerrë me forcë nga lokali nga një burrë ndërkohë që në vendngjarje ishte prezente edhe Policia e Shtetit.

Burri i paidentifikuar e nxjerr të renë nga dera duke e tërhequr nga krahët teksa fyerjet nga të dyja palët nuk mungojnë.

Është ende e paqartë dinamika e kësaj ngjarjeje, por indiferenca e policisë para kësaj skene është një tjetër detaj që bie në sy.

Video JOQ:

https://www.facebook.com/profile.php?id=100076266980211&ref=embed_video

Emri/ U dërgυα me υrgjencë në QSUT, ndërron jetë 31 νjeçari

Artan Zylyftari, i dënuar nga SPAK për kultivim të bimëve narkotike ka ndërruar sot jetë nga një arrest kardiak.

Mësohet se 31-vjeçari është ndjeë keq gjatë mesditës dhe të paraburgosurit e dhomës kanë njoftuar punonjësin e policisë në detyrë për shqetësimet shëndetësore të Zylyftarit.

Atij i është dhënë ndihma e parë në ambientet e infermierisë dhe më pas ai është shoqëruar drejt QSUT por nuk ka mundur të mbijetojë.

Kujtojmë se Zylyftari u arresua gjatë operacionit “Shpirti” , icili u zhvillua 2 vite më parë, në korrik 2021, ku u goditën disa grupe kriminale.

Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona. Në atë kohë u sekuestruan 4 milionë euro pasuri.

Njoftimi zyrtar:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, njofton se me datën 28.10.2023, rreth orës 16.20 në Reanimacionin Qendror të QSUT ka ndërruar jetë me arres kardiak, shtetasi Artan Luan Zyliftari, i datëlindjes 17.04.1992, lindur dhe banues në Skrapar.

Ndaj shtetasit Artan Luan Zyliftari ishte marrë masa e sigurisë arrest me burg me vendim Nr.45, datë 30.06.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i dyshuar për veprat penale të parashikuar nga neni; 284/1, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, (kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim) i vendosur në sektorin 1, godina B të IEVP Jordan Misja”, nga data 05.07.2021.

Me datë 28.10.2023, rreth orës 15.12 punonjësi i sigurisë në detyrë, njoftohet nga të paraburgosurit e dhomës për shqetësimet shëndetësore të shtetasit Zyliftari. Në mënyrë të menjëhershme është paraqitur stafi shëndetësor në detyrë dhe kanë bërë përpjekje për ti dhënë ndihmën e parë në ambjentet e infermierisë.

Në orën orën 15.28 pacienti është shoqëruar për në QSUT, Pavioni Kardiologji. Megjithë ndërhyrjen e stafit të specializuar në QSUT, në orën 16.20, pacienti ka bërë exitus letalus (vdekje) nga arrest kardiak.

Pacienti gjatë qëndrimit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Jordan Misja, është kontrolluar rregullisht dhe gjithë vizitat mjekësore dhe terapitë janë administruar në kartelen shëndetësore nr.3350 të këtij pacienti. Pacienti është trajtuar për hipertension sipas protokolleve të miratuara dhe gjendja shëndetësore e tij ka qenë e qëndrueshme.

Drejtoria e IEVP Jordan Misja, ka kryer të gjitha procedurat ligjore të parashikuara, duke njoftuar strukturat e Policisë së Shtetit, të Prokurorisë dhe familjarët.

Me këtë rast Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjareve të të ndierit.

“Për ish-krγeministrin besoj se ka dγshime të bazυara”/ Ish-prokυrori zbuΙon çfarë pritet të ndodhë me Berishën

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka komentuar zhvillimet rreth çështjes së ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK.

Hajdari u shpreh se beson se për ish-kreun e qeverisë ka dyshime të bazuara sa i përket rastit të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” në kryeqytet.

Ai shtoi se gjykata ka vendosur masa sigurimi profesionale ndaj Berishës dhe se “detyrimi me paraqitje” dhe ndalimi i daljes jashtë vendit janë masat më të lehta që mund të japë drejtësia.

“SPAK ka ndërtuar rrjeta të tilla që nuk do shpëtojë asnjë peshk, sado i madh të jetë. Akuzat ndaj Berishës janë akoma të pasqaruara sa i përket provave. Deri tani ende po luhet me procedurë. Sikur të ishin akuza më të lehta ndaj Berishës, sërish mbeten akuza ndaj një lideri të politikës shqiptare. Besoj se ka dyshime të bazuara ndaj tij. Mendimi im është se gjykata ka vendosur masa sigurimi profesionale. Detyrimi për paraqitje dhe heqja e pasaportës janë ndër masat më të lehta që mund të japë drejtësia.

Askush nuk dëshiron të bëjë arrestime në vende si aeroporti si në rastin e Malltezit, por çdo njeri që i caktohet masë arrest mund t’i shmanget. Na doli Arben Ahmetaj që u tregua lepur dhe iku para masës së arrestit. Ata që kanë marrë përsipër zbatimin e masës shkojnë në burg në vend të atij që duhet arrestuar. Ka urdhra”, u shpreh ai mes të tjerash.

SυΙm i mαdh me raketa drejt Tel Avivit, goditen bαnesat (Foto)

Një sulm i madh me raketa u nis nga Hamasi duke synuar Tel Avivin, me sulmet që kërcënuan edhe një herë jetën e civilëve dhe një raketë ra mbi një shtëpi ku jeton një familje prej gjashtë anëtarësh, e cila shpëtoi për mrekulli.

Fotot e mëposhtme tregojnë tensionin në zonën e sulmit dhe njerëzit që ikin nga shtëpitë të frikësuar, në ankth për çdo minutë që kalon.

Tel Avivi i ngjan një fushëbeteje me sirena që bien pas shpërthimeve të njëpasnjëshme.

Vendi ku ra raketa është 25 minuta larg Tel Avivit dhe shihet një re e madhe tymi.

Vazhdimi i operacionit ushtarak në Gaza ishte paralajmëruar më herët nga Izraeli, ndërsa më parë kishte urdhëruar evakuimin në jug.

Forcat izraelite do të vazhdojnë operacionet që filluan mbrëmë në Rripin e Gazës, duke synuar tunelet dhe infrastrukturën tjetër të Hamasit, si dhe liderët e lëvizjes islamike, tha veçanërisht ministri i Mbrojtjes Yoav Gallad.

“Ne sulmuam mbi tokë dhe nën tokë, sulmuam operativët terroristë në të gjitha nivelet, kudo”, tha ai në një video-mesazh.

“Udhëzimet për forcat janë të qarta: operacioni do të vazhdojë deri në njoftimin e mëtejshëm”, shtoi ai./albeu.com

Aνokati i Ilir Metës: Flas ρërditë me të, po nuk e di ku ndodhet. Mbrëmë pashë disa …

Avokat Genc Gjokutaj ka zbuluar sot se komunikon rregullisht me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, ndërsa është shprehur se nuk e di ku ndodhet ai, por shton se mbrëmë ka parë disa foto të tijat me disa miq në Shqipëri.

Në emisionin “Kjo Javë” në News24, Gjokutaj shprehet se ndaj Metës janë aktivizuar persona me të kaluar të dyshimtë për t’i përpiluar kallëzime, por shton se nuk është marrë në pyetje dhe se nuk flitet për ndonjë letërporosi.

“Ndaj zotit Meta janë aktivizuar më herët disa që s’dua t’u përmend emrat. Janë vënë njerëz me të kaluar të dyshimtë për të përpiluar kallëzime. Meta është prej gati 5 vjet është në sulm permanent. Meta nuk është pyetur. Hetimet kanë vazhduar. Nuk flitet për letërporosira.

Berisha dhe Meta janë aleatë të një koalicioni, dhe në çfarëdolloj situate të gjendjen, nuk kërkojnë ndihmë. Futja e zotit Meta në këtë betejë të Berishës do të ishte e tepër dhe e rekomandoj të mos marrë pjesë.

Meta çdo muaj shkon takon fëmijët, shkon për arsye shëndetësore. Meta nuk ka cilësi në proces, nuk i është bllokuar dalja jashtë vendit.

Është hapur ky muhabeti i Berishës dhe tashmë është krijuar perceptimi.

Me Metën komunikoj telefonisht, është shumë mirë. Nuk më duhet se ku ndodhet. Ai ka ardhur, ka ikur. Do iki, do vijë prapë. Mbrëmë kam parë disa foto me disa miq në Shqipëri, nuk e di tani”, tha ai