PAMJET/ Zbαrdhen maΙet – Nisin reshjet e para të borës në Kυkës dhe KoΙonjë

Që prej ditës së shtunë, vendi ynë është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu. Sakaq ka patur edhe një ulje të ndjeshme të temperaturave.

Por në Kukës ka rënë dëbora e parë. Sic shihet majat e maleve në Kukës janë zbardhur nga dëbora.

Por jo vetëm në Kukës, pasi reshjet e para të dëborës kanë rënë edhe në Gramoz të Kolonjës.

Pas stυhisë, fillojnë reshjet e ρara të dëborës në Ersekë

Në zonat malore të rrethit të Ersekës temperaturat kanë ulur dukshëm dhe në këto momente kanë filluar reshjet e para të dëborës për këtë vit.

Gazetari i Abc News, Roland Beqiraj raporton se ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra në Vithkuq, në fshatra të thella në Ersekë dhe në disa njësi të tjera në Bashkinë e Pogradecit.

Po ashtu, në fshatin Panarit uji ka marrë një urë prej betoni duke lënë të izoluar 70 banorë të kësaj zone, të cilët e kanë të pamundur të lidhen me pjesët e tjera.

Prej ditës së djeshme në mbrëmjen ish-komuna e Lozhanit si dhe disa fshatra në Ersekë dhe Veçan janë pa energji elektrike. Sakaq, janë 16 ekipe të OSHEE në terren, që po mundohen të riparojnë defektet e krijuara si pasojë e stuhisë.

Nga kati i 5-të mbi makinë! Familjarët në lot, si νdiq υajza në Vlorë?(Pamje nga vendi i ngjarjes)

Ngjarje e rëndë në Vlorë. Një vajzë e re rreth 22-vjeçe ka rënë nga kati i 5-të i një pallati në lagjen “24 maji”.

Vajza ka rënë mbi një makinë të parkuar poshtë pallatit ndërsa ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ende nuk dihet nëse gjithçka ishte aksidentale apo vajza ka qenë në kushtet e depresionit duke i dhënë fund jetës.

Familjarët dhe fqinjët vrapuan me shpejtësi, por e reja kishte ndërruar jetë. Policia në vendngjarja ka vendosur shiritin rrethues dhe po heton rastin.

Trαgjike në Vlorë, dγshohet se u rrëzua nga kati i pestë i ραllatit, hυmb jetën 22-vjeçarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një 22-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar nga kati i pastë i pallatit.

“Sot, rreth orës 10:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati, shtetasja V. L., 22 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ήidhet nga kati i ρestë i ρallatit një i ri në Durrës, ndërron jetë në νend

Në një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, ku një i ri, rreth 22-vjeç, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 5 i pallatit.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Durrësit, ndërsa ende nuk dihen rrethanat. I riu ka rënë në ballkonin e katit të dytë, dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj bën me dije për BalkanWeb se ai ndodhej në banesë me vëllanë dhe disa shokë, ndërsa prindërit kishin shkuar në Kosovë një ditë më parë. Ka qenë pikërisht vëllai ai që ka lajmëruar policinë, pasi ka ndodhur ngjarja tronditëse. Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, policia dhe forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur marrjen e trupit të viktimës nga tarraca.

Nuk dihen ende arsyet që e shtynë të riun drejt këtij akti të rëndë të vetëflijimit, teksa policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Shtunë 4 Nëntor 2023

Dashi

Ka shume gjasa qe marrëdhënia juaj ne çift te kaloje një dite reflektimi sot. Duhet te mendoni më me qartësi çfarë doni te bëni ne te ardhmen dhe mos nguteni te merrni vendime te nxituara. Beqaret nuk do kenë as sot mundësi te ndihen te lumtur. Klima ne planin financiar do jete paksa konfuze. Asgjë nuk do shkoje ashtu si ju e kishit menduar, prandaj bëni kujdes.

Demi

Te gjithë ata qe janë ne një lidhje do bashkëpunojnë mjaft me personin qe kane ne krah dhe do fillojnë te bëjnë plane afatgjata se bashku. Yjet do jene ne krah te tyre. Beqaret nuk duhet te nxitohen shume, por te njohën mire me personat qe kane njohur kohet e fundit. Duke “gërmuar” mund te gjeni “gurë te çmuar”. Financat duhen pasur me ne vëmendje.

Binjaket

Dite shume e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i largoni te gjitha mendimet e këqija, do i zgjidhni mosmarrëveshjet dhe do jeni optimiste për te ardhmen. Beqaret nga ana tjetër do jene te turpshëm dhe do ngurrojnë te pranojnë ftesa. Ne planin financiar do i keni idetë shume te qarta dhe nuk pritet ndonjë e papritur e pakëndshme.

Gaforrja

Dite e favorshme për te dashuruarit. Do jeni me humor shume te mire dhe te gatshëm te bëni sakrifica për te përjetuar me tepër emocione. Ata qe janë ende vetëm duhet te bëjnë edhe pak durim sepse sot do ketë vetëm njohje te reja. Financat nuk do jene te stabilizuara kështu qe do bëni mire te ulni sa me shpejt shpenzimet e tejskajshme. Shmangni problemet serioze.

Luani

Se bashku me partnerin tuaj do filloni te bëni projekte për te ardhmen. Tashme do ndiheni me te sigurte se ai është personi i duhur me te cilin doni te kaloni jetën. Beqaret do mendojnë vetëm për momentin dhe mund te fillojnë aventura pasionante. Plutoni do iu ndihmoje ta përmirësoni situatën financiare, megjithatë shmangni edhe për pak kohe operacionet e rrezikshme.

Virgjeresha

Dite mjaft harmonike dhe e mbushur me kënaqësi kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do ua plotësoje te gjitha dëshirat ne mënyrë qe ju te ndiheni te plotësuar. Edhe për beqaret do ketë ndryshime te mëdha ne jetën sentimentale. Ne planin financiar duhet te tregoheni shume diplomate dhe te mos nxitoheni kur te kryeni shpenzime. Gabimet e vogla mund t’iu sjellin probleme.

Peshorja

Perspektivat për jetën sentimentale te çifteve janë shume te mira sot. Do flisni qetësisht për gjithçka dhe nuk do keni as konfliktin me te vogël, Beqaret nga ana tjetër do jene sensuale dhe do bëjnë për vete shume persona. Do e kenë ata ne dore te bëjnë zgjedhjen e duhur. Sektori i financave do jete i mbrojtur. Për disa madje do ketë edhe përmirësime.

Akrepi

Dite jo e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni gjithë kohës te trishtuar nga mungesa e përkëdheljeve dhe ledhatimeve te partnerit. Yjet këshillojnë qe te paktën për njëherë te vetme te flisni lirshëm me te. Beqaret do kenë takime, por prej tyre mund te fillojnë veçse aventura kalimtare, asgjë serioze. Financat do jene me te ekuilibruara se me pare.

Shigjetari

Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do dini si te rivendosni qetësinë sepse debatet do jene te mëdha. Beqaret do jene te gatshëm te bëjnë edhe sakrifica vetëm e vetëm për te krijuar një lidhje, por mundësitë për takime do mungojnë. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm dhe mos kryeni investime afatgjata.

Bricjapi

Ne planin sentimental do keni mundësi te konkretizoni disa nga ëndrrat tuaja me te bukura. Partneri do iu qëndrojnë pranë dhe do beje çmos qe ju te ndiheni si ne parajse. Beqaret do vazhdojnë ende te jene ne kërkim te personin ideal. Mundësitë me te mira për njohje do jene ne orët e mbrëmjes. Situata financiare nuk do jete aspak problematike.

Ujori

Mosmarrëveshjet ne çift do mbarojnë gjate kësaj dite dhe ju mund te shijoni me ne fund ëmbëlsinë e lidhjes qe keni krijuar. Qe sot harmonia do mbizotërojë ndërmjet jush. Beqaret do kenë takime vendimtare te cilat do ua ndryshojnë jetën. Ne planin financiar do keni disa vështirësi sepse nuk do i rezistoni dot dëshirat për te mos blere diçka qe iu pëlqen.

Peshqit

As vete nuk do e dini mire se çfarë kërkoni sot ne jetën tuaj ne çift dhe kjo mund te krijoje një klime pështjelluese. Reflektoni njëherë vete e me pas flisni me partnerin. Beqaret do kenë një dite me pozitive dhe te mbushur me takime interesante. Shfrytëzojeni! Edhe ne planin financiar do keni fat dhe do e stabilizoni situatën. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

“E kam nga një informacion shumë i rëndësishëm”, Kulla ρυblikon hartën: Çfarë duhet për të ρΙasur një Ιυftë botërore

Nesër shënohet një muaj nga nisja e luftës Izrael-Hamas. Mirëpo, eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla, ka deklaruar këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë”, se ekziston një plan që të bëhet një kanal që lidh drejtpërdrejt me Gazën dhe për ta nxjerr jashtë loje Egjiptin dhe qeveritë e tjera arabe.

Sakaq, ai ka zbuluar se ka një burim shumë të rëndësishëm që shefi i Esbullahut i bën dalje Hamasit.

Sipas Kullës, në shkretëtirë duhet hapur një kanal dhe kjo e nxjerr jashtë loje kanalin e Suezit. Mjafton dhe vetëm kaq për të plasur një luftë botërore.

“Ka një plan të bëhet një kanal që lidh drejtpërdrejt me Gazën dhe për ta nxjerr jashtë loje Egjiptin dhe qeveritë e tjera arabe dhe për të bërë një kanal nga Gaza që kalon drejtpërdrejt në Eilat.

Unë e kam nga një informacion shumë i rëndësishëm dhe nuk mund të ta them nga, por duket qartë që sot nga shefi i Esbullahut ju bë dalje Hamasit dhe ia la në derë arabëve. Gjë që unë ta kam thënë që në fillim, mos shikoni nga Irani, po shikoni këtej. Aty në shkretëtirë duhet hapur një kanal dhe kjo e nxjerr jashtë loje kanalin e Suezit. Mjafton dhe vetëm kaq për të plasur një luftë botërore.

Izraeli, Egjipti dhe Jordania e ndan gjirin, nga ana tjetër është Sharmen Shejku. Pra, përpjekja për ta nxjerr jashtë loje kanalin e Suezit mund t’i përfshijë të gjithë arabët në një luftë botërore”, u shpreh Kulla./abcnews.al

“Anijet tuaja në Mesdhe s’na trembin”, Hezbollau thirrje për Ιυftë Amerikës: Gati të ρërballemi me ju

Bejruti ishte bosh këtë të premte, si në një finale të Kampionatit Botëror. Të gjithë në shtëpi dhe në sheshet shiite ndiqnin live fjalimin e liderit të lëvizjes Hezbollah, Hassan Nasrallah.

“Libani është tashmë në fushën e betejës”, tha Nasrallah me zgjuarsi.

“Që nga 8 tetori ne kemi mbajtur të angazhuar një të katërtën e ushtrisë izraelite, gjysmën e mbrojtjes ajrore të saj dhe një pjesë të madhe të flotës së saj.”

Referenca është për ditën pas sulmit të Hamasit, por për të cilën shefi i Hezbollaut sqaroi më tej se ishte një sulm me ide “100 për qind palestineze”.

Nasrallah u ndal fort tek akuzat mbi SHBA-të, duke thënë se Amerika është përgjegjëse për krimet e Izraelit mbi civilët në rrip. Më tej i paralajmëroi amerikanët se kërcënimet e tyre nuk e trembin Hezbollaun.

“Shtetet e Bashkuara duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet e kryera nga Izraeli në Gaza. Ne nuk kemi frikë, kemi mjetet për t’u mbrojtur edhe nga anijet amerikane. Flotat tuaja në Mesdhe nuk na trembin dhe nuk do të na trembin kurrë. Amerikanët kërcënuan se do të bombardojnë jo vetëm Hezbollahun në Liban, por edhe Iranin. Unë u them amerikanëve se kërcënimet dhe frikësimet janë të kota. Ne kemi përgatitur gjithçka për t’u përballur me ju, ne jemi gati. Amerikanë, kujtoni humbjet tuaja në Liban, Irak dhe tërheqjen tuaj poshtëruese nga Afganistani”.

Kleriku në krye të Partisë së Zotit përdori gjithë retorikën e tij mjeshtërore. Ai filloi me tone të buta nga sfera fetare, duke lavdëruar “dëshmorët në rrugën për në Jerusalem” që sakrifikuan jetën kundër Izraelit, e me radhë Hezbollahun, luftëtarët palestinezë, ata të Brigadave Qassam (krahu ushtarak i Hamasit), civilët e Gazës duke përfshirë edhe gazetarët e vrarë.

“Të gjithë ata kanë të drejtën e shpërblimit të botës tjetër, që të shijojnë afërsinë e Zotit pa pasur pranë tyre amerikanë apo sionistë, të cilët sigurisht nuk pranohen në praninë e Tij”, tha Nasrallah.

Ndërkohë, sa i përket Hezbollahut, vlen të theksohet se grupi terrorist ka një kontroll tmerrësisht të fortë ushtarak dhe politik në Liban, dhe u përpoq të luftonte kundër Izraelit në vitin 2006, në një betejë që mori 1200 jetë.

Është një nga grupet joshtetërore më të armatosura në botë dhe është më i frikshmi nga aleatët e Iranit në të vetëquajturin “Boshtin e Rezistencës”.

Izraeli e ka parë prej kohësh grupin islamik shiit si një kërcënim më të madh se Hamasi për shkak të armatimit të tyre shumë më të avancuar, duke përfshirë raketat me precizion dhe rreze të gjatë.

Hezbollahu ka një rezervë prej 150,000 raketash dhe 60,000 ushtarë shumë të trajnuar, të mësuar me luftën pas fushatës së tyre brutale në Siri për të ndihmuar në mbështetjen e regjimit të Bashar al-Assad .

Ekspertët besojnë se Hezbollau po ashtu posedon qindra raketa precize që kanë rreze veprimi deri në 160 milje dhe mund të godasin çdo pjesë të Izraelit. Arsenali i tyre besohet gjithashtu se përmban raketa antitank, anti-ajror dhe anti-anije, si dhe dhjetëra modele të ndryshme tankesh siriane.

Ρrishet motori në ajër, avioni me shqiptarë bëri disa rrotυllime në ajër

Avioni i linjës Tiranë-Bolonja i cili ishte nisur nga Rinasi, ku brenda tij udhëtonin pasagjerë shqiptarë ka përjetuar panik në ajër, pasi njëri nga dy motorrët ka dalë jashtë funksionit.

Grafika e mësipërme tregon se si avioni është rrotulluar disa herë në ajër, duke ngjallur panik tek pasagjerët.

Pas disa rrotullimeve aioni ka bërë ulje të detyruar në Bari.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane fluturimi i Albaëings AWT 229 Tiranë-Bolonjë është detyruar të ulet në Bari, pasi teksa fluturonte 11 mijë metra mbi Adriatik, mbi zonën e Garganos është hasur një defekt në njërin nga dy motorët.

Për fat të mirë, avioni ka mundur të ulet në pistën e aeroportit të Barit pa probleme.

Incidenti ndodhi në orët e vona të mëngjesit të 3 nëntorit, në orën 13.12, avioni i linjës ajrore shqiptare me kosto të ulët preku pistën e “Karol Wojtyla” në Bari, saktësisht një orë pas nisjes nga Tirana.

Devijimi nga rruga e pritshme ka ndodhur pikërisht në zonën e Viestes. “Boeing 737”, i cili ka mbi 30 vjet funksionim, u ul në Bari me vetëm një motor të ndezur.

Manovrat emergjente në aeroportin e Barit shkaktuan vonesa për avionët e tjerë në nisje dhe mbërritje. Por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar apo dëme në objektet apo automjetet e aeroportit.