Ήυmbi jetën në aksidentin trαgjik, kush është 29-vjeçari?

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje u regjistrua mesditën e së premtes në aksin rrugor Fier-Seman.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal dhe si pasojë ka humbur jetën Elidon Kulla, 29 vjeç, drejtuesi i automjetit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Fier-Seman” shtetasi E. K., 29 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë shtetasi E. K.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

LAJM I FUNDIT / Aνioni Tiranë-Bolonja bën ulje emergjente në Bari, iu ρrish një nga dy motorët 11 mijë metra mbi Adriatik

Një avion i linjës Tiranë-Bolonja ka bërë ulje emergjente në aeroportin e Barit për shkak një defekti që ka patur në një nga dy motorët.

Siaps asaj që raportojnë mediat italiane fluturimi i Albawings AWT 229 Tiranë-Bolonjë është detyruar të ulet në Bari, pasi teksa fluturonte 11 mijë metra mbi Adriatik, mbi zonën e Garganos është hasur një defekt në njërin nga dy motorët.

Për fat të mirë, avioni ka mundur të ulet në pistën e aeroportit të Barit pa probleme.

Incidenti ndodhi në orët e vona të mëngjesit të 3 nëntorit, në orën 13.12, avioni i linjës ajrore shqiptare me kosto të ulët preku pistën e “Karol Wojtyla” në Bari, saktësisht një orë pas nisjes nga Tirana.

Devijimi nga rruga e pritshme ka ndodhur pikërisht në zonën e Viestes. “Boeing 737”, i cili ka mbi 30 vjet funksionim, u ul në Bari me vetëm një motor të ndezur.

Manovrat emergjente në aeroportin e Barit shkaktuan vonesa për avionët e tjerë në nisje dhe mbërritje. Por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar apo dëme në objektet apo automjetet e aeroportit.

“Se thatë që jam ρΙαkur”, Arjan Konomi bën ndrγshimi drastik në ραmje: Si ju dukem?

Pak ditë më parë, një video e opinionistit të njohur Arjan Konomi u bë virale në rrjet, pasi ai shfaqej me flokë të thinjur dhe komplet ndryshe në pamje fizike, duke i shqetësuar fansat për shëndetin e tij.

Megjithatë, ishte vetë Konomi ai i cili bëri me dije se ishte mirë me shëndet teksa ndodhej në një udhëtim shumë larg Shqipërisë.

Ndërkohë, disa orë më parë, Arjan Konomi është shfaqur i kuruar, me flokë të lyer dhe shkruan:

“Ça dini ju për lookun e ri!!Gati per filmin e ri “Top Gun”. Hajde jepini komenteve .. se thate qe jam plakur..
Si mendoni se dukem tani?”

U nis nga Zαgrebi, rrëzohet aνioni në Austri

Katër persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan i nisur nga Zagrebi u rrëzua në Austri.

Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit, ndërsa raportohet se aksidenti ka ndodhur në rrethin Lintching, në një zonë pyjore, me një terren të vështirë dhe të pakalueshëm.

Avioni i vogël, Cirrus SR-220 është nisur nga Zagrebi dhe mendohet se ka pasur probleme, ende të paqarta që kanë shkaktuar edhe rrëzimin. Ndërkohë një helikopter i ambulancës , një mjek dhe tre mjete shpëtimit të Kryqit të Kuq, zjarrfikës si edhe policia u angazhuan në këtë zonë për gjetjen e trupave.

Sakaq Policia dhe ekspertët e aviacionit po shqyrtojnë rrënojat për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.

/abcnews.al/

Gαzetarja: Meshkujt shqiρtarë nuk duan femra të zgjυαra, kanë frikë

Pjesë e emisionit “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, sot ka qenë gazetarja Elsa Ymeri dhe sociologu i njohur Gëzim Tushi, ku kanë folur për pozicionin e gruas apo mashkullit në ambiente pune, karrierë etj.

Gazetarja Elsa Ymeri tregon se meshkujt shqiptarë kanë frikë nga femrat e zgjuara dhe kjo është një nga arsyet pse ata mund t’i japin fund një lidhje, kjo sepse nuk duan të kenë sfida në jetë.

Julka Gramo: Kur dikush merr vesh që ti je në një status të caktuar, ke një karrierë të mirë, që ke financa të kënaqshme, nëse nuk është në të njëjtën largësi, sikur ikin vetë.

Elsa Ymeri: Ikin edhe kur janë në të njëjtën lartësi, edhe kur janë të realizuar shumë, edhe nëse janë baras. Nuk e di pse djemtë kanë një lloj frike sikur kemi nxjerrë brirët dhe themi që jemi goca të realizuara nga kjo gjë. Kanë shumë frikë!

Alban Musa: Nuk duan femra të zgjuara meshkujt shqiptarë?

Elsa Ymeri: Jo nuk duan sepse nuk kanë dëshirë të kenë sfidë në jetë. Sfida zgjat deri tek flirti dhe derisa mund të të ketë bërë për vete a diçka dhe pastaj mirupafshim.

Sociologu Gëzim Tushi shprehet se gratë kanë një material gjenetik dhe biologjik shumë të mirë. Sipas tij ato janë në shumë ambicioze sesa burrat dhe se në Shqipëri nëpër ministri për fat të keq shumicën e posteve kanë drejtues meshkuj dhe jo femra.

Gëzim Tushi: Kanë rezultate, janë shumë ambicioze, kanë shpirtin e garës, e konkurrencës, etj. Ndërsa kur vjen puna për tek postet me përjashtim të Top Channel që është matrilineare, i ka drejtueset femra për fat, po të vini re nëpër ministri do të shikoni që ato pak vende, poste i kanë përgjithësisht meshkujt.

SHBA shρall Non grata zγrtarin e Ιαrtë shqiρtar

Departamenti amerikan i Shtetit ka vendosur në listën e sanksioneve Nexhat Krasniqin, ish-drejtorin e Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh.

Sipas njoftimit, atij do t’i ndalohet hyrja ë SHBA.

“Si zyrtar publik përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi ka abuzuar me postin e tij publik duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit nga kompania Eltoni”, u tha në njoftim.

Sipas DASH-it, veprimet e sotme të SHBA-së dëshmojnë se Uashingtoni qëndron me ata në Kosovë që kërkojnë përgjegjësi nga zyrtarët e korruptuar publikë.

“Ky vendim riafrimon përkushtimin e SHBA-së për luftimin e korrupsionit që dëmton interesat publike, pengon prosperitetin ekonomik të shteteve dhe zvogëlon aftësitë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të shtetasve të tyre”.

Po ashtu, nën sanksione janë vendosur edhe fëmijët e Krasniqit, Aulona dhe Olti Krasniqi të cilëve po ashtu nuk do t’iu lejohet hyrja në SHBA.

Aksident i rëndë në vend, ka të νdekur dhe të ρΙagosur

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Kukës.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e aksidentit është shënuar 1 viktimë dhe 1 person tjetër është në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se kushtet meteorologjike dhe lagështia e madhe në rrugë janë bërë shkak për ngjarjen e rëndë.

Nga pamjet e siguruara nga Klan News, shihet se makina e përfshirë në aksident tip “Volkswagen Passat” ka pësuar dëme të konderueshme materiale.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca policore e po ashtu zjarrfikëse.

Detaje të tjera priten në vijim.

Nisi te ρυnonte tokën me trαktor, shqiptarit i bυzëqesh fati dhe gjen thesarin e madh

Zbulimi arkeologjik në fshatin Turan të Tepelenës i përket shekullit III- II para lindjes së Krishtit. Konstatimi është nga specialisti i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Maringlen Meshini, i cili gjithashtu shton se ky ështënjë vlerësim paraprak.

Në një intervistë për Report arkeologu shprehet se raporti i bërë në terren do t’i kalojë Këshillit Kombëtartë Trashëgimisë për të dalë në një konkluzion final.

“Kemi të bëjmë me një gjetje rastësore që ka ardhur, si pasojë e punimeve bujqësore. Bëhet fjalë për një va rr që nisur nga konstruksioni që ka mund të themi se mund të jetë i shek III-II para lindjes së Krishtit.

Raporti i terrenit do të kalojë pranë Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë, i cili do të përcaktojë më tej se çfarë do të bëhet. Por, ne na bën optimist, potenciali i konsiderueshëm që zona. Kjo e shton më shumë hartën e periudhave të ndryshme, që na kanë munguar për këtë pjesë,”– shprehet arkeologu Maringlen Meshini.

Edhe banori i fshatit ka treguar lidhur me zbulimin e bërë rastësisht nga ai, duke treguar se pllakën e va rrit e kishte pikasur teksa ishte duke punuar tokën me traktor.

Gjetjet u zbuluan ditën e djeshme, krej rastësisht nga Kuçi, i cili ka lajmëruar menjëherë për gjetjet, brenda varrit të lashtë.

“Mυnd të ketë të papritura”/ Tërmeti i fυqishëm në vendin fqinj, sizmoΙogu bën paralajmërimin e frikshëm: Duhet…

Ishulli Evia në Greqi, mëngjesin e sotëm, u godit nga një tërmet 5.1 i shkallës rihter.

Nga tërmeti, që zhjati 40 sekonda dhe u shoqërua me pasgoditje, fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale.

Sipas sizmologëve, zona ku ishte epiqendra e tërmetit, është malore dhe nuk ngjall shqetësim, ndërsa kanë theksuar se mund të ketë të papriura, prandaj duhet monitorim dhe vlerësim.

“Tërmeti ka ndodhur në një zonë malore, nuk ngjall shqetësim”, tha për protothema.gr sizmologu Kostas Papazachos.

“Historia e rajonit nuk ka dimensione më të mëdha. Por mund të ketë të papritura sizmike, ndaj duhet monitorim dhe vlerësim”, theksoi Gerasimos Papadopoulos në Action24 .

Sipas presidentit të OASP-së, Efthymio Lekka, ky tërmet ka ndodhur në një zonë me sizmicitet të fortë me kalimin e kohës që nuk ka prodhuar tërmete të mëdha.

“5 mund të jetë edhe tavani i tërmeteve në rajon. Është një grup thyerjesh me drejtim verilindje, ka prodhuar edhe një tërmet 1.5 vjet më parë. E mira është se në këtë zonë nuk kemi tërmete të mëdha. Është e ditur që do të kemi disa pasgoditje që do të jenë me përmasa të vogla, këtë e tregon historia e zonës. Ka nevojë për vëmendje, por nuk ka arsye për panik. Nuk mendoj se do të ketë një efekt të tillë që të kemi një tërmet më të madh, këtë e them me rezervë dhe bazuar në të dhënat historike”, argumentoi ai.

“Me të gjitha gjasat nuk do të ketë një tërmet më të madh me të dhënat që ekzistojnë deri tani, ndërsa është shumë mirë që ka pasgoditje”, tha për Lamia Polis 87.7, drejtori i kërkimit të Institutit Gjeodinamik Athanasios Ganas.

E rraΙΙë në Shqipëri/ Vαjza i gjen bύrrë nënës pas νdekjes së babait të sëmυrë që i shërbyen me vite

Jeta shpeshherë vjen me stuhitë e veta, por njerëzit e fortë nuk dorëzohen kurrë dhe përpiqen t’ia dalin me çdo çmim. Një histori dhimbjeje dhe shprese është ajo e Merita Misliut nga qyteti i Pogradecit, të cilës jeta i solli shumë surpriza të hidhura.

Ajo rrëfeu në “Abc e Mëngjesit” historinë e trishtë të familjes së saj, sëmundjen e burrit, i cili humbi shikimin nga diabeti dhe më pas sëmundjen e vet.

Pengu më i madh i burrit të saj thotë Merita ishte se nuk e pa kurrë me sy vajzën e dytë.

“Jam nga Pogradeci dhe martuar në Tiranë dhe jam nëna e dy vajzave. Nëntë vitet  por kanë qenë mirë, pas nëntë vitesh burri im është sëmur dhe kishte një diabet të fshehtë dhe gradualisht i doli në sipërfaqe. E kroi si qesharake vajti sheqeri 750 dhe atëherë i dha goditje në sy dhe plagë në këmbë dhe që atëherë 11 vjet ka qenë i sëmurë. Shikonte 15% në fillim dhe gradualisht i iku shikimi. Vajza e dytë ka qenë 3 vjeçe, dhe kur vdekur babai ka qenë 15 vjeçe dhe nuk e  pa asnjëherë vajzën e dytë dhe thoshte: bëmë o zot ta shikoj vajzën e dytë se si është bërë. Gjatë kësaj kohë që u godit në sy dhe në plagë në këmbë unë e përjetova shumë keq, kisha dy fëmijë të vegjël dhe një vjehërr të sëmurë në shtëpi dhe gjatë kësaj kohe unë kalove një depresion shumë të fortë. Një vit kam pirë ilaçe pa ndërprerje, ishin shumë të shtrenjta. Burrit nuk iu ndave, i shërbeva dhe nuk iu largova asnjë sekondë deri në minutën e fundit”, tha ajo.

Pasi vdekjes së burrit, Merita thotë se lëvizën drejt Gjermanisë, por edhe kjo zhvendosje pati problematikat dhe sfidat e veta.

“Para se të vinim në Gjermani, vajza e madhe tha se duhet të shkojmë në azil dhe ta shikosh shëndetin tënd, Pas një viti këtu ku erdhëm. Vajza po bënte 19 vjeçe atë ditë dhe po gëzonim dhe unë po prija tortën. Në atë kohë po mendoja se pse fëmijët e mi nuk gëzuan njëherë gjithmonë me sëmundje. Sado që unë s’u kam lënë ma ngut asgjë dhe s’u kam lënë mangët asgjë. Përjetova kriza të tmerrshme koka. Ishin dhimbje më të tmerrshme se dhimbjet e lindjes.  Erdhi pastaj ambulanca dhe kam vajtur në Hamburg dhe i falënderoj nga zemra pasi nuk kanë bërë asnjë dallim, që isha azilant, apo që isha e huaj, por më kanë shërbyer. Kam qenë 11 orë në operacion.”, tha ajo.

Por pas këtyre vuajtjeve, jeta i kishte rezervuar sërish lumturinë. Ajo thotë se vajza e saj e madhe i gjeti një partner, ndërsa shtoi se prej pesë vitesh ata janë së bashku.

Ajo rrëfeu në “Abc e Mëngjesit” historinë e trishtë të familjes së saj, sëmundjen e burrit, i cili humbi shikimin nga diabeti dhe më pas sëmundjen e vet.

“Vajzat thoshin si nuk të pamë njëherë të gëzosh. Kur erdhëm këtu vajza shkonte me shoqet, janë këto restorantet e picave dhe atje rastësisht vajza e madhe në muhabet e sipër dhe i tha vajzës: Më gjej një grua shqiptare se ka dëgjuar se janë të mira dhe vajza i tha se kam mamin. Vajza tha se dua lumturinë tende dhe duam njëherë të qeshësh, më vinte si zor në fillim duke parë mentalitetin tonë. E kam takuar bashkë me vajzat. Kemi gati pesë vjet bashkë”, tha ajo.