0ρeracioni i tmerrshëm “Fshesa”/ Shokon Artan Hoxha, rrëfen historinë personαle: Na lanë pa bukë e ujë, na masakrυαn

Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer historinë e tij personale kur ishte emigrant në Greqi.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” me gazetarin Ylli Rakipi , Artan Hoxha kujtoi se babai i kryeministrit aktual të Greqisë, Mitsotakis, Konstadin Mitsotakis ishte udhëheqës dhe urdhëroi të kryhej një nga operacionet më të tmerrshme, “Fshesa”.

Hoxha tregoi se i futën një autobus 20 vetë dhe derisa i nxorrën në pikën kufitare të Kakavijës, nuk iu dhanë as bukë as ujë, i masakruan dhe i rrahën.

Ai e tregoi këtë ngjarje pas ngritjes së bustit të ish-kryeministrit grek Konstandin Mitsotakis në Drviçan, tre ditë më parë, ku në ceremony ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama.

“Mistotakis është kryeministri i parë grek që ka vizituar Dropullin në vitin 1991 dhe vetëm për këtë fakt, Rama ka gjetur një sebep për ta patur mirë me grekët, sepse na është thënë se ky Mitsotaqisi i parë ka ndikuar në marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Unë kam qenë emigrant në Greqi dhe e di çfarë kemi hequr nga operacionet e policisë greke! Operacionin ‘Fshesa” e ka bërë Kostandin Mitsotaqis. Ne uronim kur na kapnin që të mbushej autobusi shpejt se mund të na linin në birucë për ditë të tëra pa ujë dhe pa bukë. Na kanë futur në një autobus për 20 vetë, 70 vetë dhe nga Lamia poshtë dhe derisa na kanë nxjerrë në Kakavijë dhe nuk na kanë ndaluar as për bukë, as për ujë. Ky njeri që ka bërë operacionet më të tmerrshme “Fshesa”, sepse kur na kapnin na rrihnin kot, na masakronin dhe thonin: Shkoni tani te Berisha!

Ndërkohë këtij i bëhet busti në Dropull dhe këtë ia bëjmë ne, se po ta kishin kërkuar ata të Dropullit shumë mirë. Kur u bë vizita e fundit e Kiriakos Mistotakis, u premtua se do të vinte edhe ai. Interesante është që në këtë ceremoni që Rama e bën nën frymën e konfliktit për Belerin dhe e bën një ditë përpara Festës Kombëtare Greke, çuditërisht nuk vjen askush nga autoritetet greke, vetëm një deputet i Demokracisë së Re që ishte rangu më i ulët, madje nuk ishte as Vangjel Dule që është përfaqësuesi më i lartë i minoritetit grek.

Kjo ceremoni që u nis për të bërë një qokë Kiriako Mistotakis përfundoi vetëm Edi Rama dhe një deputete e Gjirokastrës dhe kryetari i bashkisë së Dropullit që i mbajti çadrën”, tha Artan Hoxha.

“I kishte thyer këmbën fëmijës së xhindit”, avokati tregon historinë e frikshme: E çuam të 5-sa në Tiranë se kυjtonim se ishte i çmendυr

Avokati Zaçe Islami thotë se magjitë ekzistojnë, por kryhen nga njerëz me intelekt të varfër. Sipas tij, këto magji mund të kryhen vetëm nëse personi ka lidhje me një xhind, madje këta të fundit edhe mund t’i pushtojnë njerëzit.

Në një rast që avokati sjell në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, pretendon se një i ri është ndëshkuar nga një xhind sepse kishte shkelur fëmijën e krijesës magjike.

Zaçe Islami: Një rast që kam parë unë që isha në moshë madhore, rreth 30 vjeç, ishte një qytetar i cili kishte kohë që ishte sëmurë, punonte në një ndërmarrje shtetërore. Kishte probleme të jashtëzakonshme, e çuam te spitali 5 në Tiranë, mjekët thanë “nuk kemi ç’i bëjmë”.

E nxorën, e çuan në shtëpi, e nxorën në kemp, ishte i ri, as 40 vjeç me mendimin se ka sëmundje, ka tumor dhe nuk mund të punojë më.

Në fakt, ai vajti diku, mori atë që duhej të merrte dhe u shërua, e liruan. E pyes, i them, çfarë të bënë? Po ai shkonte nëpër këto natën në darkë, në errësirë, bridhte me shoqe të vetat. Diku aty i del një xhind me një fëmijë në dorë, i thotë “më ke shkelur, më ke thyer këmbën e djalit” dhe që nga ai moment “më kapte në fyt, më shtrëngonte, s’më linte të haja, s’më linte të pija, më fikte televizorin” dhe nuk donte të shihte njeri fare. “Natën më shtrëngonte dhe gati sa të më mbyste” tha. Në të njëjtën kohë e shoqja tha “ua prandaj nxihej ky natën dhe nuk fliste?”

VIDEO E RËNDË/ Shoferi thith tuΙΙumbace me azot dhe përdor telefonin, i merr jetën kυshërirës 15-vjeçare

Pakujdesia e 23-vjeçarit shkakton aksident dhe i merr jetën 15-vjeçares

Një aksident tronditës ka ndodhur në Britani, ku një 15-vjeçare ka humbur jetën teksa ishte në makinë me kushëririn e saj.Ngjarja ka ndodhur gjatë rrugës nga Manchester drejt Lancashire, teksa shkaktar i aksidentit ka qenë pikërisht kushëriri 23-vjeçar. Makina me të cilën vajza dhe djali po udhëtonin doli nga rruga, duke u përplasur me barierat e rrugës. Plagët kanë qenë fatale për të miturën, teksa 23-vjeçari ka shpëtuar pa asnjë dëmtim, për shkak se u hodh teksa makina ishte në lëvizje.

Ngjarja është filmuar nga një kamer brenda automjetit, dhe tregon të riun duke thithur një tullumbace të mbushur me oksid azoti dhe duke parë telefonin e tij.

Shoferi kërcen me muzikë, teksa vozit pa duar në timon dhe duket se qesh, ndërsa një moment i tretë e tregon atë duke përdorur telefonin e tij, ndërsa dora e tij e dytë shtrëngon si timonin ashtu edhe tullumbacen.

https://gsh.top-media.al/media10/aksidenti-tullumbacja.mp4#t=0.2

Trαgjedia në kantierin në Gjermani, policia e konfirmon: 3 prej tyre ishin shqiρtarë

Sipas policisë gjermane, tre nga pesë viktimat e aksidentit të rëndë industrial në Hafencity të Hamburgut ishin shqiptarë dhe jo bullgarë.

“Të dhënat personale të dy viktimave dhe të të plagosurit rëndë janë siguruar,” tha një zëdhënës i policisë të martën për DPA.

Ndërsa deri më tani detajet personale të dy viktimave të tjera janë ende në pritje, por nuk ka asnjë dëshmi se ata janë bullgarë.

Pas aksidentit të rëndë të së hënës, fataliteti i katërt pritet të shpëtohet pasditen e së martës, sipas zjarrfikësve.
Si pasojë e ngjarjes së rëndë të të hënës, një punëtor i pestë ndërtimi është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Pavarësisht se në fillim u raportua që gjendja e tij ishte stabël.

Ngjarja ndodhi në një pallat të Hamburgut në Gjermani.

Shërbimet e Forcave të Emergjencave i thanë autoriteteve gjermane se fillmisht u raportua për pesë persona të vdekur e më pas u konfirmua numri i saktë.

Sipas BILD, puëtorët që humbën jetën po ndërtonin një kabinë ashensori në katin e tetë, kur kabina u shemb rreth orës 10:00 të paradites duke bërë që ata të binin nga një lartësi e madhe.

Video trόnditëse/ ‘Oh moj nënë’! Shihni se si shqiρtarët rrihen barbarisht nga njësitë speciale në bυrgun maqedonas

Në video dëgjohet se si personat që po dhunohen bërtasin nga dhimbjet

Një video e rëndë po qarkullon në rrejtet sociale, ku shihet se si policia dhunon disa persona në një burg.

Video thuhet se është filmuar në Maqedoninë e Veriut, teksa personat e dhunuar janë shqiptarë. Personi që e ka filmuar këtë video shkruan se shqiptarët po dhunohen çdo ditë nga njësitë speciale maqedonase.

Ndërkohë, në video dëgjohet se si personat e dhunuar bërtasin me të madhe nga dhimjet, duke thirrur “O nënë moj”, që tregon se janë shqiptarë.

Si në Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe në Greqi, ka shumë raportime për keqtrajtime të shqiptarëve që janë të burgosur, teksa disa raste kanë përfunduar edhe tragjikisht me vdekje.

Video Player

Dυmani e SPAK në SHBA, Berisha frikë nga goditja e dytë e madhe?!

Në vorbullën e halleve të Sali Berishës me drejtësinë, vetë me masë detyrim paraqitje në gjykatë nën akuzën e korrupsionit pasiv ndërsa dhëndri Jamarbër Malltezi në burg për pastrim parash, shumë ngjarje të rëndësishme që po ndodhin në Shqipëri po kalohen si pa vënë re.

Teksa deputetët e Foltores dhe të Gaz Bardhit, ishin të zënë në heqjen e kartave e mikrofonave të deputetëve socialistë për të bllokuar fjalën e tyre në Kuvend, por edhe lëshimin e grushteve në drejtim të kundërshtarëve politikë, hypjen mbi tavolinë dhe sjelljes prej rrugaçësh në sallën e Parlamentit, diku në një cep kishte zënë vend lajmi se kreu i SPAK Altin Dumani bashkë me 9 prokurorë të tjerë specialë kishin mbërritur në SHBA.

Ndoshta të gjithë ishin të zënë me spektaklin falas që ofruan deputetët e një pjese të opozitës në Kuvend, që në pamundësi për të mbledhur qoftë dhe një mbështetës nga radhët e demokratëve dhe qytetarëve para Parlamentit, kishin zgjedhur të bëheshin vetë aktorë, në atë që mund të quhet një tentativë për ‘grusht pallati shteti’ në sallën e seancave plenare të Kuvendit.

Jam shumë i sigurtë se vetëm Sali Berisha e kishte një sy dhe një vesh nga Uashingtoni, ku trupa e SPAK prej 10 prokurorësh specialë të kryesuar nga kreu i këtij institucioni të lartë të hetimit në Shqipëri Altin Dumani, kishte mbërritur me një axhendë goxha të zgjeruar takimesh, që nga FBI-ja amerikane e deri tek DEA, struktura kundër drogës dhe institucione të tjera ligjzbatuese amerikane.

Si një ‘skile’ e vjetër e politikës, por dhe në një hall të fortë në përballjen me drejtësinë, Berisha e di fort mirë se SPAK është krijuar dhe mbështetet nga SHBA. Ish kryeministrit i është krijuar bindja se gjithçka që po vuan në kurriz në përballje me drejtësinë dhe izolimin e madh ndërkombëtar, se përpos tahmasë së tij dhe familjarëve të tij për të përfituar nga abuzimi me pushtetin, i ka ardhur dhe nga Uashingtoni. I cili si fillim e shpalli ‘non grata’.

Nuk është rastësi që akuza në ngarkim të tij dhe të dhëndrit Jamarbër Malltezi është ‘mot a mot’ e njejtë me arsyetimin e vendimit për shpalljen ‘non grata’ familjarisht të tij nga DASH, që ka të bëjë me korrupsionin madhor dhe krijimin e kushteve përmes vënies së shtetit në dizpozicion për pasurimin e familjarëve dhe të bashkëpunëtorëve të tij me paratë e shtetit shqiptar.

Kjo është akuza në drejtim të tij për korrupsion pasiv në rastin e aferës së privatizimit të ish kompleksit sportiv “Partizani”, ku për një periudhë të shkurtër kohore bëri ligje, ndryshoi ligje dhe zhbëri ligje, derisa dhëndri Jamarbër Malltezi realizoi një superfitim prej 5.4 milionë eurosh, pjesa e dukshme kjo, pa futur asnëj lek në investimin për ndërtimin e 17 kullave shumëkatëshe, duke u nisur thjeshtë e vetëm nga 113 metra katrorë truall që përfitoi pa të drejtë po nga vjehrri i tij kryeministër në atë kohë.

Për këtë arsye, Berisha e ka mbajtur dje gjatë gjithë kohës një sy dhe një vesh nga Uashingtoni, takimet që kreu i SAK, Dumani dhe prokurorët e përfaqësuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit që ishin në delegacionin e lartë të kryesuar prej tij realizuan në SHBA.

Kjo u vu re dhe në zënien e ekraneve televizive nga ai e familjarët e tij për të shpjeguar në mënyrën e tyre aferën e “Partizanit’, për të futur sa më shumë emra të përfshirë në këtë aferë, mundësisht ish ministra socialistë, pa asnjë lidhje me këtë privatizim. Gjë që e shprehën edhe ditën e martë, përmes mesazheve të tyre, duke hedhur poshtë akuzat e Berishës e familjes së tij.

Të hënën në mbrëmje, Berisha kishte hedhur në ‘fushën e betejës’ vajzën e tij Argita Berisha Malltezi, një figurë shumë diskrete për mediat dhe publikun shqiptar, por që mbrojti tërë aferën e “Partizanit”, për të cilën ka bashkëshortin në burg dhe babain ish kryeministër nën akuzë për korrupsion pasiv, si dhe duke sulmuar si i ati SPAK dhe policinë si të kapur.

Argita ka hall, pasi ka bashkëshortin Jamarbër Malltezi në burg për aferën e “Partizanit” por dhe për shkak se nuk ka si i justifikon ato 320 mijë dollarë para xhepi që ia dërgoi me këste së bijës në Gjermani, supermbesës së famshme Desara, e cila është nën ‘shënjestrën’ e drejtësisë gjermane për të shpjeguar se ku i ka marrë babi Abi paratë që ia ka dërguar asaj përmes transfertave të copëzuara bankare. Dhe gjermanët si gjermanë që janë tregojnë për publikun ngjashëm si ‘Hëna’ vetëm njërën anë të sipërfaqes, duke e kthyer në mister se ku po hetojnë tjetër për familjen e Jamarbër Malltezit.

Aq më tepër që dhe vetë Argita, referuar deklaratave të saj në intervistën e rrallë për media që dha të hënën në mbrëmje, po kthehej nga Gjermania, kur u arrestua bashkëshorti i saj që po e priste në aeroportin e Rinasit. Nëse Gjermania është misteri më i madh që mund të zgjidhë të gjitha ‘nyjet’ e korrupsionit të dhëndrit Malltezi, për vetë Sali Berishën Uashingtoni është ai që ndikon rëndshëm për fillimin e ndonjë hetimi të ri. Qoftë dhe i mbështetur mbi hetimet gjermane, që mund t’i bëhen të ditura delegacionit të SPAK që gjendet në SHBA. Mund të ndodhë.

Ajo që e shqetëson Berishën dhe do ta detyrojë dhe këtë të martë të dalë sërish para mediave është se çfarë ‘mesazhi’ do të sjellin nga Uashingtoni Altin Dumani dhe prokurorët e SPAK bashkë me ekspertët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kanë marrë ndonjë provë apo fakt të ri nga organet ligjzbatuese amerikane, teksa kanë qënë dhe janë në pritje të disa përgjigjieve për letër-porositë e shumta që kanë dërguar jo vetëm për Berishën, por dhe për djalin, vajzën e dhëndrin, përfshirë këtu dhe ortakun e tij me të njejtin hall e me të njejtën gjatësi vale në aferat korruptive.

Themi se është i shqetësuar shumë Berisha, pasi pjesë e delegacionit të SPAK është edhe Arben Kraja e Enkeleda Millonai, prokurorët që po hetojnë dosjen e Berishës dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi për aferën e privatizimit të ish kompleksit ‘Partizani’ i cili pasoi me ndërtimin e 17 kullave dhe që sipas SPAK i dha një fitim prej 5.4 milionë euro dhëndrit të ish kryeministrit.

Duke qënë se arsyeja e vizitës zyrtarisht lidhet me punën e Prokurorëve Specialë e kontaktet me kolegët amerikanë të FBI-së, axhenda e Dumanit parashikon takime shtesë me përfaqësues të DASH dhe të Departamentit të Drejtësisë në Uashington.

Teksa organizatorët amerikanë dhe SPAK s’kanë dashur t’i japin bujë kësaj vizite, por më shumë se një vizitë pune kjo konsiderohet si një vizitë e konfirmimit të mbështetjes absolute që institucioni më i lartë i hetimit merr nga SHBA veçanërisht këto kohë që po gjendet nën sulme të egra verbale sidomos nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, të cilët e quajnë “bandë kriminale”, ndoshta vetëm Berisha por dhe ortakët e tij kanë qënë koshientë për rëndësinë e vizitës, dhe parandjejnë dhe ndonjë rrezik të mundshëm për ta.

Dhe për ngritjen në ‘stratosferë’ të këtij shqetësimi dhe frike për Berishën, familjen dhe ortakët e tij, me sa duket ka ‘menduar’ dhe ambasada amerikane në Tiranë, e cila përmes një postimi të saj mëngjesin e kësaj të marte në facebook shoqëruar me një fotogaleri, informon se të udhëhequr nga anëtarët e ekipit të Zyrës për Zhvillimin, Ndihmën e Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit të Ambasadës së SHBA në Tiranë, zyrtarët e SPAK u takuan me drejtuesit kryesorë të Departamentit të Drejtësisë dhe Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale.

Sipas ambasadës prokurorët specialë të SPAK diskutuan dhe për sfidat e sigurisë me Shërbimin Marshall të Shteteve të Bashkuara, i cili mbron gjyqtarët, prokurorët, stafin e gjykatës dhe dëshmitarët federalë të Amerikës. Vizita sipas ambasadës do të përfshijë gjithashtu takime me Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Drejtësisë, Administratën kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI). Dhe pjesë e delegacionit janë dhe prokurorët Dorina Bejko, Klodian Braho, Vladimir Mara, të cilët kanë në dorë dosje të rënda, të lidhura me Berishën, familjen dhe ortakët e tij.

Kur flitet dhe për mbrojtjen e dëshmitarëve, mendja të shkon tek të penduarit të drejtësisë në SHBA. E kemi fjalën për ish shefin e Shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura shqiptare, Gjeneral Luan Hoxhën, i cili përpos rrëfimit tek ish ambasadori amerikan në Tiranë, Uidhers, me sa duket është ‘rrëfyer’ dhe për organet ligjzbatuese amerikane, ku akuzon Shkelzen Berishën si të përfshirë në biznesin e demontimit të municioneve e të trafikut të fishekëve në Gërdec, nga shpërthimi i të cilit humbën jetën 26 njerëz të pafajshëm dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

Ndoshta do merret dëshmia apo do vijë të dëshmojë Gjenerali i FA, e për të cilin lind nevoja për garantimin e jetës së tij. Pasi nga frika e Shkelzen Berishës shkoi dhe u rrëfye në ambasadën e SHBA në Tiranë dhe për pasojë mori dhe statusin e azilantit politik në SHBA. Këtë e thotë kabllogrami i Uidhers dërguar DASH. Gjeneral Hoxha tashmë jeton në SHBA si azilant politik.

Mund të vijnë të dëshmojnë dhe ‘çunat” amerikanë të fishekëve dhe armëve, Efraim Diveroli e David Packouz, që së bashku me ish biznesmenin e ndjerë Kosta Trebicka, përmes një bisedë telefonike hodhën dritë mbi këtë aferë të djalit të ish-kryeministrit Berisha të tregëtisë së armëve dhe municioneve që zhvillonte shteti shqiptar në atë kohë.

Janë dënuar ‘çunat’ për shkeljen e ligjeve amerikane, ndërsa lind nevoja e hetimit dhe mund të dëshmojnë dhe për organet ligjzbatuese shqiptare. Përfshirë këtu dhe publicistin, shkrimtarin e gazetarin amerikan, Guy Lawson, i cili ngjarjen e treguar me hollësi në artikullin e gazetës e ka detajuar edhe më shumë në librin e botuar, me titull “Arms and the dudes” (Armët dhe çunat), publikuar në 2015. Shtëpia shumë e njohur kinematografike e Hollivudit, Warner Bros Pictures, bazuar në këtë libër më 2016 prezantoi premierën e filmit “War dogs”, “Qentë e luftës”, me regji dhe skenar të Todd Phillips, autorin e Trilogjisë së famshme “Hangover”, e cila njihet si një ndër filmat që ka thyer rekorde të shikueshmërisë në botë me një inkasim prej 1.3 miliardë dollarë.

Është bërë dhe film kjo ngjarje, ndërsa Shkelzen Berisha humbi të dyja shkallët e gjyqësorit në Florida, përballë gazetarit amerikan, të cilin e akuzonte për shpifje në drejtim të tij. Dhe për drejtësinë amerikane, Shkelzeni është i përfshirë. Nuk është habi që dokumentet të vijnë dhe në Shqipëri, për t’u përdorur për hetimin dhe gjykimin e ngjarjes së Gërdecit, e cila është e hapur dhe djali i ish kryeministrit është në listën e dëshmitarëve për të dhënë shpjegime për këto akuza.

Berisha po e sheh se ‘laku’ po ngushtohet gjithnjë dhe më shumë, dhe ndoshta ai është i vetmi që ka parë si rrezik për veten dhe familjen e tij këtë vizitë të Dumanit në krye të një delegacioni të zgjeruar të SPAK në Uashington, takimet e tij me të gjitha strukturat ligjzbatuese, përfshirë dhe ato të mbrojtjes së dëshmitarëve. Ndaj ka nisur të shtojë daljet në media për të mbrojtur veten e familjen, ndaj ka nisur të intensifikojë sulmet në sallën e Parlamentit për të bllokuar seancat, nën justifikimin e mbrojtjes së Kushtetutës, të cilën për hir të së vërtetës nuk e ka njohur as si dokument që në krye të herës, por për këtë do të flasim njëherë tjetër.

Berisha trembet, sepse si për koncidencë, pikërisht pas një vizite tjetër të prokurorëve të SPAK e BKH si dhe ‘trajnimit’ të tyre në SHBA për disa ditë, erdhi goditja e parë e madhe, arrestimi i dhëndrit Jamarbër nën akuzën e pastrimit të parave dhe vënia nën hetim e vetë Berishës me masë sigurie paraqitje 2 herë në muaj në Gjykatë, për korrupsion pasiv në shërbim të familjarëve të tij. Një hetim dhe kopsitje dosjeje alla-amerikane kjo, që të fut dridhmën. Dhe që e ka trembur aq shumë Berishën sa refuzon të shkojë në gjykatë, duke refuzuar të marrë njoftimin.

Ndonëse pret me zemër të ngrirë se çfarë do të sjellë si ‘as’ nën mëngë nga SHBA Dumani dhe prokurorët specialë, Berisha i cili i di më mirë se askush tjetër tërë zullumet që ka bërë në 32 vite, tenton të krijojë ‘furtunë në gotë’ me cic-micet në Kuvend, daljet para mediave, përmendje emrash dhe ngatërrim personash një lojë e tij si padashje, për të tentuar krijimin e një klime të tillë, që ta orientojë tërë procesin drejt asaj që ka nisur të artikulojë tashmë, se ‘po përndiqet politikisht’. Gjë e cila deri më tani nuk i ka sygjestionuar fare prokurorët e SPAK, që për hir të së vërtetës po ndjekin paratë. Njësoj siç veprojnë organet ligjzbatuese amerikane, ku janë trajnuar.

Berisha është në pritje të zbardhjes së goditjes së dytë të madhe me sa duket. Ka evidentuar dhe ‘pikat’ ku mendon se do të goditet. Eshtë hetimi i “Gërdecit’ ku akuzohet si i përfshirë djali i tij Shkelzen, por dhe vrasja m 21 janari 2011 e 4 demonstruesve të opozitës apo dhe afera CEZ-DIA. Mund të vijë ekspertiza e FBI-së amerikane që e rrëzoi drejtësia e komanduar nga Berisha asokohe. E cila tregon se kush qëlloi, si u përgatit masakra më 21 janar, gjë që Berishën e ka bërë me zemër. Pasi mund të goditet përpos tij dhe ‘bankomatit’ të parë të Foltores dhëndri Malltezi që është në burg dhe pasuria i është vënë nën sekuestro, edhe ‘bankomati’ i dytë, pasuria e djalit Shkelzen Berisha. Atëherë mbetet në ‘diell’ Berisha, pa para si dhe pa asnjë mbështetje, i zbuluar para drejtësisë. Sepse përpos disa Bardhit e deputetëve, askush s’i shkon prapa ish kryeministrit!

Ndaj po shohim përpjekjet e dëshpëruara të Berishës për të fituar kohë, përmes tentativave për konflikte dhe përplasjeje në Kuvend. Që gjithsesi më shumë i vijnë për ‘osh’ mazhorancës për të treguar se kush është përballë saj, si një opozitë që s’ka qëllim të bëhet alternativë për qeverisje por që lufton për të mbrojtur Berishën, familjen dhe ortakët e tij nga akuzat e drejtësisë.

Megjithatë të presim çfarë ‘mesazhi” do sjellë Dumani dhe delegacioni i SPAK dhe i Byrosë Kombëtare të Hetimit nga Uashingtoni. Të sigurtë jemi që janë mesazhe të mira për Shqipërinë, dhe për pasojë të zeza dhe për Berishën, familjarët dhe ortakët e tij. Të presim.

‘Shρresoj që Allahu të më falë’/ Fjalët që tha shqiptari ρasi vrau grυαn në Itali

“Shpresoj që Allahu të më falë”, këto janë fjalët që 41-vjeçari shqiptar Selami Bode tha pasi vrau bashkëshorten e tij Etleva Bode (Kanolja).

31-vjeçarja shqiptare, pas gati dy ditësh në koma të thellë, ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës e shtruar në reanimacionin e spitalit San Paolo në Savona, Itali. Ajo la jetimë katër fëmijë të moshës 5 deri në 13 vjeç.

Ditën e djeshme Selami Bode duhej të merrej në pyetje në burgun e Marasit, ku po mbahet për akuzën e vrasjes së rëndë për shkaqe të parëndësishme dhe për faktin se vepra është kryer ndaj bashkëshortes së tij. Megjithatë, kjo nuk ishte e mundur pasi burri është në fakt në izolim mjekësor për shkak të dyshimit për tuberkuloz.

Ndërkohë hetimet e koordinuara nga prokurori publik po ecin përpara, duke kërkuar elemente të reja për të gërmuar në jetën e çiftit.

Prokurori kërkon të dijë nëse ka pasur akte dhune në të kaluarën, para se të ndodhte vrasja. Sipas elementeve të para që dalin nga dokumentet, elementi fetar mund të ketë një rol në motivin e krimit.

41-vjeçari shqiptar i cili ishte i besimit mysliman, cilësohej si një njeri shumë i ashpër, afër formave të radikalizmit. Ai ishte vizitor i rregullt në xhaminë e Savonës, ndërsa gruaja e tij vishte gjithmonë fustane të gjatë dhe në shumë raste mbulonte edhe kokën dhe shpatullat me shami. Ajo ishte shtëpiake që dilte vetëm me të dhe me katër fëmijët e saj, për të cilët kujdesej çdo ditë. Edhe përdorimi i celularit pas një kohe të caktuar ishte i ndaluar.

Mbrëmjen në të cilën ndodhi krimi, Selami Bode dhe gruaja e tij ishin grindur: më pas gruaja ishte mbyllur në dhomën e saj për të bërë një telefonatë. Burri, duke dëgjuar zërin, hapi derën dhe i vuri duart në qafë derisa e mbyti.

Kur e pa në tokë, i frikësuar, thirri për ndihmë. Tetëdhjetë minuta u deshën për ta ringjallur gruan, ajo filloi të merrte përsëri frymë, por dëmi i pësuar ishte shumë i madh. Pas gati dy ditësh në koma ajo vdiq.

RebeΙët “Hoυthi” i dekΙarojnë luftë Izraelit: Prisni sulme të tjera me …

Rebelët Houthi të Jemenit për herë të parë morën përsipër sulmet me raketa dhe dronë ndaj Izraelit.

Houthi-t ishin të dyshuar për një sulm në fillim të këtij muaji që synonte të godiste Izraelin duke lëshuar raketa dhe drone mbi korsinë e rëndësishme të anijeve të Detit të Kuq, një sulm që thuhet se u interceptua nga Marina amerikane.

Në një deklaratë për media të publikuar në rrjetet sociale, një zëdhënës ushtarak i rebelëve Houthi Gjenerali Yahya Saree mori përsipër sulmi dhe tha se të tjera sulme do pasojnë.

“Forcat tona të armatosura lëshuan një numër të madh raketash balistike dhe një numër të madh dronësh në objektiva të ndryshëm të armikut izraelit.

Forcat e Armatosura të Jemenit konfirmojnë se ky operacion është operacioni i tretë në mbështetje të vëllezërve tanë të shtypur në Palestinë dhe konfirmojnë se ne do të vazhdojmë të kryejmë sulme më cilësore me raketa dhe dronë derisa të ndalet agresioni izraelit”, tha ai.

“Çmendet” moti, stυhia e shiut godet Shkodrën, përmbγten rrugët

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka pushtuar qytetin e Shkodrës, mbrëmjen e kësaj të marte.

Si pasojë e reshjeve intensive mësohet se janë bllokuar disa segmente rrugore.

Konkretisht raportohet se ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve në segmentin Isa Boletini-Ura Dervish Beg dhe te Pallati i Rinisë në Parrucë.

Gjithashtu, edhe korsia e biçikletave në këto segmente ka pasur vështirësi.

“Do qëndroj dy muaj në sρital”/ U godit me karrige nga nxënësi i saj, flet mësuesja pas oρeracionit: Nuk i ka kam përmendur babain, ja si qëndron e vërteta

Majlinda Palushi, mësuesja e cila ra pre e dhunës së nxënësit të saj, pak ditë më parë në shkollën ‘Hydajet Lezha’ në Lnjë intervistë televizive shprehet se pas operacionit do të qëndrojë dy muaj në spital për rikuperim të klavikulës.

“Nuk kam qenë në gjendje as me fol. Kam qenë në gjendje shoku. U rikuperova pas operacionit.”, tha ajo.

Pyetje: Si je?

Mësusja: Do rri dy muaj në spital, për klavikulën, kam nevojë për fizioterapi. Nuk i kam zënë babain në gojë. Ai u kujtua pas 5 minutash pasi zura unë benë. Unë u kapa me kushërinin e tij. Ai po bënte video. Ata po qeshnin. Dhe unë u kërkova që mos të qeshnin, u thash; dilni jashtë. I thash dil jashtë, dhe kur po merrja fletoren, ai ma mori dhe më shtyu. Mora telefonin me thirr policen e shkollës, për çdo incident. Policja s’më doli fare. Më duket se nuk ishte në telefon.

Nxënësit nisën duke qeshur, kryesisht kushëriri i vetë. Në këtë kohë…unë i thash; vazhdojmë. Vazhdoj të bëjë ilaritet…. “Yyyy s’të erdhi policia”- më tha..Unë ia ktheva dhe i thash; ti e ke marrë kot vitin. Në këtë debat e sipër kur ai më thoshte; ‘do më kalosh edhe këtë vit’. Dhe unë në ngarkesë e sipër; ‘në tesha të babës tem’…skam përmend babën e vetë. E kam përmend te tavolina e tij babën tim. S’ja përmenda babën. Kam shkuar te tabela dhe u mora me nxënësit që kisha në tabelë. S’i kujtova babain.”, tha mësuesja.