Ishin kthγer në mαkthin e sρanjollëve, kush janë 8 “skifterët” shqiptarë të arrestuar(EMRAT)

Një grup kriminal shqiptarësh që kryenin grabitje u shkatërrua në Malaga të Spanjës të martën pasdite, 28 Nëntor, ku 8 persona u arrestuan, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ishin kthyer në tmerrin e banorëve.

Autoritetet spanjolle kanë arritur të provojnë në total 18 grabitje banesash nga i njëjti grup. Sipas report Tv ata janë Marjan Ndoj, 28 vjeç, Anton Nikolli, 31 vjeç, Anton Kola, 32 vjeç, Romario Balliu, 30 vjeç, Gerald Hoxha, 25 vjeç, Taulant Kolaj, 28 vjeç, Mikael Lazi, 27 vjeç dhe Arben Lazri, 51 vjeç.

Vjedhja e banesave nga shqiptarët ishte kthyer në problem saqë banorët e Puerto de la Torre ishin organizuar për patrullimin dhe ruajtjen e zonës.

Dy prej anëtarëve të grupit janë arrestuar më parë, ndërsa të martën përfunduan në pranga 6 prej tyre.

Brenda ambientit ku ndërhyri policia, u sekuestrua 1 pistoletë simuluese, 10 mijë euro CASH, mjete për të kryer sulme, një çantë me reagent që përdoreshin për të kontrolluar nëse buzhuteritë janë prej ari, një koleksion monedhash e pullash, veshje të përdorura gjatë grabitjeve, 2 automjete, dokumente dhe hashash.

Pas dhjetëra denoncimeve, agjentët mblodhën prova që tregonin se ngjarjet kishin të njëjtët autorë. Në një prej zonave ku vepronte grupi banorët të pajisur me elektrik dore dhe kamera termike, prej disa javësh organizonin patrulla çdo natë në rrugë dhe për të mbajtur roje kundër grabitësve.

Ata i dërguan një letër Policisë Kombëtare dhe Këshillit të Qytetit të Malagës për të kërkuar prezencën e policisë. Hetimet e nisura i lejuan agjentët të mblidhnin një sërë provash që i çuan në një shtëpi, ku shqiptarët fshiheshin dhe u arrestuan.

Bizhuteritë e gjetura, disa prej tyre tashmë janë identifikuar nga pronarët e ligjshëm, ndërsa për të tjerat, sipas Policisë Kombëtare, vijojnë hetimet për origjinën e tyre. Hetimi mbetet i hapur dhe agjentët nuk përjashtojnë që të arrestuarit të jenë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera të së njëjtës natyrë.

“Audi” doli nga rrυga afër Shkυpit, detaje nga aksidenti që i mori jetën Evës, υαjzës së Vangjel Tavos

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik që i mori jetën vajzës së ish-nënkryetar i Kuvendit dhe deputetit Vangjel Tavo. 24-vjeçarja Eva Tavo udhëtonte në mjetin tip ‘Audi’ nga Tetova për në Shkup, kur u përfshi në një aksident.

Ngjarja ndodhi dje në ora 14:00 në autostradën “Nënë Tereza”, në fshatin Laskarci.

Mediat maqedonase raportojnë se mjeti me targa shqiptare, i drejtuar nga 40-vjeçari me inicialet V.M., shtetas shqiptar, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Nga plagët e marra në aksident, pasagjerja mësohet se ka ndërruar jetë në vend, ndërsa shoferi është plagosur rëndë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërsa hetimet vijojnë.

“Me datë 28.11.2023, në ora 14:00 në SPB-Shkup është raportuar se në autostradën “Nënë Tereza” në drejtim nga Tetova për në Shkup, në rajonin e fshatit Llaskarcë, automjeti i pasagjerëve “Audi” me targa të Shqipërisë, që po drejtohej nga shtetasi shqiptar V. M. (40), ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra në aksident, pasagjerja E.T.(24) nga Republika e Shqipërisë ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj. Ndërsa, i plagosur rëndë ka mbetur shoferi V.M.”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut

Nënë e bijë vriten brenda shtëpisë

Në një vilë në Bodrum të Turqisë janë gjetur të ekzekutuara me armë zjarri dhe të mbështjella me çarçaf nënë e bijë, modelja ruse Irina Dvizova 42 vjeçe dhe vajza e saj 15-vjeçare, Dayana.

Të afërmit kishin njoftuar policinë pasi kishin humbur kontaktet prej ditësh. Policia vijoi kontrollet dhe gjeti trupat e pajetë të modeles dhe vajzës së saj të mbështjellë me çarçaf.

Policia turke ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Andrey Kuslevich, ish-i dashuri i modeles, që në të kaluarën kishte punuar edhe si shoqërues i një biznesmeni të rëndësishëm ukrainas.

Sipas mediave në Turqi, vrasja mund të ketë ardhur si pasojë e konflikteve që ish-çifti kishte në lidhje me marrëdhënien e tyre me djalin 20-vjeçar.

Në muajin qershor, Irina i ishte drejtuar gjykatës në Moskë dhe kishte bërë kërkesë që Andrey Kuslevich, shtetas lituan, të mos i afrohej djalit.

Irina Dvizova ishte një modele e njohur në Rusi, ndërsa vajza e saj, e cila kishte ardhur në Bodrum me nënën për të festuar 15-vjetorin e lindjes, sipas Daily Mail.

Udhëtimi i fυndit… Ku dhe si υdiq vajza e ish-deρutetit?

Udhëtimi nga Tetova për në Shkup fatkeqësisht ishte i fundit për vajzën e ish-deputetit Vangjel Tavo, e cila ndërroi jetë ditën e djeshme. 24-vjeçarja Eva Tavo po udhëtonte me një makinë tip “Audi” e cila sipas policisë në Maqedoni doli nga rruga dhe u aksidentua në fshatin Llaskarcë. Eva ndërroi jetë në vend.

“Me datë 28.11.2023, në ora 14:00 në SPB-Shkup është raportuar se në autostradën “Nënë Tereza” në drejtim nga Tetova për në Shkup, në rajonin e fshatit Llaskarcë, automjeti i pasagjerëve “Audi” me targa të Shqipërisë, që po drejtohej nga shtetasi shqiptar V.M (40), ka dalë nga rruga.

Nga plagët e marra në aksident, pasagjerja E.T.(24) nga Republika e Shqipërisë ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj.

Ndërsa, i plagosur rëndë ka mbetur shoferi V.M” njofton ministria e Brendshme e Maqedonisë. Lajmin e trishtë mbrëmjen e djeshme e njoftoi vetë ish-deputeti Tavo. Varrimi bëhet nesër në Jorgut, Gjirokastër.

Frύti më i tmerrshëm që BΙendi Fevziu ka ρrovuar ndonjëherë është “diamant” për kinezët(Video)

“Ky është fruti më i tmerrshëm që mund të hani. Emrin ja harrova, por kinezët e kishin diamantin e tyre”, kështu shkruan gazetari Blendi Fevziu krahas një videoje të postuar në rrjetin social “Instagram”.

Nga “China Market Singapor”, gazetari Fevziu shfaqet teksa provon shijen e këtij fruti dhe mimikat e tij të fytyrës i tregojnë të gjitha: Për Fevziun, ky është fruti më i tmerrshëm që ka provuar.

Për këtë frut, Fevziu shkruan: Durian quhet. E mbajnë si mbretin e frutave tropikale, por për mua është fruti më i tmerrshëm që kam futur ndonjëherë në gojë.

https://www.instagram.com/_u/blendifevziu/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a96e1ef6-5720-46b9-9f76-7bfd0542893e&ig_mid=893901AA-CCFF-4CE3-BB19-A45A7DF49F9E

“Eνropiani, vetëm fillimi’, SyΊvinho: Shqipëria sγnon kualifikimin edhe në Botëror

“Evropiani, vetëm fillimi’, Sylvinho: Shqipëria synon kualifikimin edhe në Botëror
Trajneri i kombëtares Sylvinho thotë se kualifikimi në Europian është vetëm fillimi për Shqipërinë. Sipas brazilianit po punohet për të krijuar një mentalitet fitues, që konsiston me synimin për t’u kualifikuar në çdo europian apo botëror.

“Shqipërisë nuk duhet t’i mjaftojë kualifikimi. Nuk duhet të shkojë në Europian dhe pastaj të zhduket. Dua të krijoj një mentalitet që në çdo Europian dhe Botëror, Shqipëria të kualifikohet. Ky është objektivi im pas Europianit.

Ky është vetëm fillimi për Shqipërinë, që ka një tifozëri të jashtëzakonshme. Kemi patur një mbështetje të jashtëzakonshme në Pragë. Më dukej sikuar luanim në shtëpi dhe jo në transfertë,”-u shpreh Sylvinho për “cronachedispogliatoio”

Më 2 dhjetor në Gjermani, në orën 18:00, do të hidhet shorti i Europianit ku Shqipëria do të mësojë kundërshtarët në grupe.

Aksidenti trαgjik në krγeqytet, u përplas nga makina, kush është mjekja që hυmbi jetën

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e së martës në kryeqytetin e Kosovës, ku një grua u godit për vdekje nga një automjet në rrugën C.

Mësohet se gruaja në fjalë ishte shtetasja, Dashurije Gashi, mjeke e njohur në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në Suharekë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kolegët e QKMF në Suharekë shprehin ngushëllimet për familjarët, si dhe vlerësojnë maksimalisht figurën e mjekes në aspektin profesional dhe human.

“Më datë 28.11.2023 me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e dr. Dashurije Gashi. Ishte një punëtore me vlera të larta humane dhe një profesioniste shëndetësore që me dekada iu përkushtua profesionit dhe ishte e palodhshme në shërbim të qytetarëve.

Në emër të QKMF-s ‘Rexhep Kuçi’ ju shprehim ngushëllimet më te sinqerta familjarëve dhe të gjithë kolegëve që ndanë një pjesë të jetës dhe të punës bashkë”, shkruhet në postim.

S’ka më ρolicë në akset rrugore, ARRSH del me ραralajmërimin e fortë për shoferët

Duke nisur nga viti i ardhshëm asnjë polic rrugor nuk do të qëndrojë më në akset rrugore të cilat do të monitorohen me kamera.

Me përfundimin dhe vënien në punë të Qendrës së Monitorimit të Trafikut, akset kryesore rrugore në Shqipëri do të jenë të monitoruara në kohë reale për çdo aksident, kushtet e motit, por edhe shpejtësinë e lëvizjes së çdo automjeti dhe parregullsi të tjera.

Kështu ka deklaruar drejtori i Autoritetit Rrugor Shqipëtar, Evis Berberi, për televizionin SCAN, teksa ka sqaruar se cilat do të jenë akset e para që do të vihen nën këtë survejim.

“Janë gjithsej 200 kilometrat e para që do të monitorohen: Tiranë-Elbasan, Tiranë-Durrës, Rinas-Vorë, Durrës-Fier dhe Elbasan-Rrogozhinë. Pra bëhet një unazë, Tiranë-Elbasan-Durrës. Çdo vit ne do të shtojmë kilometrat e monitoruara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar”.- tha Dredha.

Por si do të funksionojë Qendra e Monitorimit të Trafikut?

“Do të kemi radarë. Ne do të heqim policët nga rruga. Nuk do të ketë më policë rrugorë që do të dalin në këto akse. Do të kemi kamera sigurie për policinë e rendit, telefonat e emergjencës, matësit e kohës, radar për motin, peshëmatës. Të gjitha këto do të monitorohen në një godinë. Për një aksident që ndodh në një aks, do të jenë të informuar në kohë rekord të gjitha institucionet e përfshira”, – ka thënë Berberi për SCAN.

Kjo nënkupton, se çdo makinë do të identifikohet sipas targës dhe do të llogaritet shpejtësia në bazë të kohës së përshkrimit të aksit rrugor. Dhe gjoba do t’u shkojë automatikisht atyre që thyejnë limitet e shpejtësisë. Ndërsa përmes targave, do të kontrollohen mjetet edhe për siguracionin, kolaudimin dhe parregullsi të tjera.

Misteri i νrasjes së agjentit që u gjet i zhυeshur, i dekomρozuar brenda një qeseje

Prej më shumë se një dekade, vdekja rrëqethëse e një agjenti të agjencisë sekrete britanike ‘MI6’, i cili u gjet i zhveshur i dekompozuar brenda një qeseje, mbetet ende një mister.

Nga policët që konkluduan se skena ishte “ndoshta një aksident” deri tek frika e mbajtur për një kohë të gjatë se armiqtë ndërkombëtarë mund të jenë përfshirë, shumë skenarë janë përhapur, shkruan The Sun.

Një ish-oficere inteligjence dhe gruaja e një disidenti rus janë ndër ata që shtojnë teoritë se çfarë ndodhi me të vërtetë me Gareth Williams.

Trupi i 31-vjeçarit u gjet brenda një çante në tualetin e banesës së tij, në Londrën qendrore në vitin 2010.

Misterit të skenës rrëqethëse i shtohej çanta, dryni apo tualeti, pasi askund nuk kishte asnjë shenjë gjurmësh gishtash. Çelësi u gjet brenda çantës dhe poshtë trupit të Gareth.

Bravat për banesën e tij ishin hequr gjithashtu, çka e bën të pamundur aftësinë për të mbyllur veten në çantë me çelësin poshtë trupit të tij.

Por në nëntor 2013, policët arritën në përfundimin se vdekja e ekspertit të analizuesit të kodit ishte “ndoshta një aksident” dhe hetimi u mbyll.

Policia që po hetonte, atëherë dhe tani, mbeti e hutuar nga vdekja e Williams, e cila është eksploruar në një podcast të ri të BBC Sounds, ku po shqyrtohet hetimi dhe teoritë e mëvonshme për atë që ndodhi.

Të përfshira në këto janë një linjë e re, që puna e Williams zbuloi disa aktivitete kriminale dhe si rezultat u vra. Deri në këtë pikë, jeta e Williams ishte dominuar nga suksesi i hershëm, duke kaluar GCSE në 10, Nivelet A me 13 dhe duke përfunduar një diplomë në 17. Më pas ai shkoi për të punuar si kriptolog për Selinë e Komunikimeve të Qeverisë (GCHQ) në Gloucestershire. Kjo u pasua nga një dërgim shumë konfidencial në Shërbimin e Inteligjencës Sekrete në MI6 në Londër para vdekjes së tij.

Çfarë çoi në vdekjen e tmerrshme të Williams?

Williams u pa për herë të fundit i gjallë të dielën, më 15 gusht dhe do të kryesonte një takim të MI6 të hënën, më 16 gusht. Ai pritej të takohej me një koleg atë mbrëmje dhe do të merrte pjesë në një takim tjetër të premten, më 20 gusht – por nuk u paraqit.

Pavarësisht mungesës së tij, MI6 e hetoi mungesën e tij vetëm më shumë se një javë më vonë, më 23 gusht, pas një telefonate nga motra e Williams.

Në atë kohë kishte shqetësime se grumbullimet e parave të gatshme që vinin në kryeqytet ishin rezultat i pastrimit të parave. Rezultoi që shërbimet britanike të sigurisë monitoronin krimet e organizuara ruse, por jo t’i hetonin ato.

Teori të reja ruse të propozuara

Ish-oficeri i inteligjencës ushtarake britanike, Philip Ingram, thotë se teoria ruse “përputhet me modus operandi të një numri bandash të ndryshme të krimit të organizuar”.

“Rusia është ajo që do ta vendosja në krye të këtij hetimi, por ka dhe të tjerë”, thotë ai.

“Duke u hedhur jashtë, mendoj se ai ndoshta ka qenë i përfshirë në një hetim që ka të bëjë me banda serioze të organizuara nga shtetet e inteligjencës armiqësore ose agjencitë e inteligjencës armiqësore. Organizatat e inteligjencës në shumicën e rasteve e dinë saktësisht se çfarë ka ndodhur, por nuk mund ta provojnë atë në një mënyrë që do të ngrihej në një gjykatë. Dhe të bësh diçka dramatike që dërgon një mesazh si ky është diçka që do ta bëjnë shërbime të ndryshme të inteligjencës nga shtetet armiqësore të inteligjencës.”

Ingram tha se kur agjencitë ruse vrasin ata “pëlqejnë të bëjnë gjëra që dërgojnë një mesazh dramatik”.
“Dhe, rusët janë të mirë në doktrinën e gjithë kësaj – quhet maskirovka, e cila ka të bëjë me maskimin, ka të bëjë me hedhjen e njerëzve nga aroma”, tha ai.

“Do të jetë shumë e vështirë të provohet se kush bëri çfarë. Dhe pa prova – organizatat e inteligjencës në shumicën e rasteve e dinë saktësisht se çfarë ka ndodhur, por nuk mund ta provojnë atë në një mënyrë që do të ngrihej në një gjykatë.”

Ish-oficeri i inteligjencës së KGB-së, Boris Karpichkov, shkoi më tej dhe pretendoi se burimet e shërbimit rus të sigurisë i thanë atij se Williams ishte në shënjestër sepse ai ishte përfshirë në një operacion në vitin 2010.

Ky hetim çoi në zbulimin e një rrjeti spiunësh rus me bazë në SHBA.

Marina Litvinenko, gruaja e agjentit të sigurimit rus Alexander Litvinenko, i cili u helmua dhe u vra nga shteti në vitin 2006, ra dakord dhe i tha se Rusia mund të përfshihej në vdekjen e Williams.

Vdekja e Litvinenkos u shfaq në titujt botërorë dhe ai u bë viktima e parë e konfirmuar e sindromës vdekjeprurëse të rrezatimit të shkaktuar nga polonium 210.

“Ajo që ndodhi me të (Williams), rasti ishte absolutisht i jashtëzakonshëm”, tha ajo.

“Unë ende nuk e kuptoj se si mund ta futësh veten në këtë çantë dhe madje ta mbyllësh atë.”

Detektivët më parë nuk gjetën gjurmë të helmit dhe iPhone 500 £ i Williams nuk kishte të dhëna sepse ishte fshirë më 15 gusht.

Ngrohja në banesë ishte ndezur, pavarësisht motit të verës që e bëri trupin të dekompozohej më shpejt dhe shkatërroi dëshmitë e mundshme

Nga hetimi i mjekut, në vitin 2012 u pa se kishte “mundësi” që vdekja të ishte një akt kriminal, por Policia Metropolitane më vonë arriti në përfundimin se Williams kishte vepruar i vetëm, duke u mbyllur në çantë para se të vdiste.

Ραrashikimet ogυrzeza të Baba Vαngës për vitin 2024!

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fundi i vitit 2023, bota po e kthen sërish vështrimin nga parashikimet enigmatike të Baba Vangës, e cilësuar shpesh si “ Nostradamusi i Ballkanit ”.

Vangelia Pandeva Gushterova, e njohur më mirë si Baba Vanga, ishte një grua bullgare e lindur në vitin 1911, e njohur për aftësinë e saj të supozuar për të parashikuar të ardhmen.

Edhe pse ajo humbi shikimin në fëmijëri, ndjekësit e saj besojnë se ajo fitoi fuqinë e çuditshme për të parashikuar ngjarjet kryesore botërore.

Profecitë e Baba Vangës kanë qenë një burim intrigash, duke tërhequr vëmendjen si të publikut ashtu edhe të udhëheqësve.

Parashikimet e saj, të cilat thuhet se shtrihen deri në vitin 5079 dhe përfshijnë parashikimin e vdekjes së Princeshës Diana, nëndetëses ruse Kursk, si dhe sulmet tragjike të 11 shtatorit.

Megjithatë, skepticizmi mbetet, pasi shumë nga profecitë e saj transmetohen përmes tregimeve të dorës së dytë, pa dokumentacion empirik.

Ky tregim i misticizmit është i ndërthurur me paralajmërimin për t’i trajtuar parashikimet e tij me një shkallë skepticizmi.

Për vitin 2024, Baba Vanga thuhet se ka lënë pas shtatë parashikime rrëqethëse.

Parashikimi i saj i parë ka të bëjë me atentatin e supozuar ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Sulmi i synuar thuhet se është vepër e një personi të brendshëm.

Një tjetër parashikim ka të bëjë me një rritje të aktiviteteve terroriste në Evropë dhe lë të kuptohet për testimin e armëve biologjike nga një fuqi e madhe.

Parajalmërimi i tretë ka të bëjë me një krizë financiare tqë kërcënon të përkeqësojë borxhin global dhe të nxisë trazirat gjeopolitike.

Në një zhvendosje nga trazirat politike dhe ekonomike, ai gjithashtu parashikon mot kataklizmik dhe një rritje të luftës kibernetike që synon infrastrukturën kritike, duke ngritur alarmin mbi dobësitë e mundshme të sigurisë kombëtare.

Megjithatë, mes parashikimeve ogurzi, ka një fije shprese. Mistiku parashikoi gjithashtu përparime të mëdha mjekësore dhe teknologjike, duke parashikuar trajtime të reja për sëmundjet e pashëruara prej kohësh dhe një përparim të madh në fushën e informatikës kuantike.