Ι hyn në shtëpi për ti vjedhυr, i riu shqiρtar therr me thikë 73-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Kefaloni të Greqisë. Një 25-vjeçar shqiptar ka masakruar me thikë, duke e goditur 10 herë një të moshuar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Janinës.

Sipas policisë, 25-vjeçari Klodian Saliaj, nga Armeni i Vlorës, shoqërohej nga një bashkatdhetar 18-vjeçar, Xheladin Bejaj. Dy shqiptarët fillimisht thyen xhamin e shtëpisë së të moshuarit në Agia Efimia, ndërkohë që 25-vjeçari hyri në shtëpi dhe 18-vjeçari ruante. ERT raporton se kur 73-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e tij, 25-vjeçari shqiptar e ka sulmuar me thikë, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Më pas dy grabitësit u larguan.

Viktima arriti të dilte në rrugë i gjakosur dhe të thërriste ndihmë, duke u shembur përtokë në shtëpinë më të afërt që gjeti. 73-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Argostolit ku iu nënshtrua një operacioni, por në fund u gjykua e nevojshme të transportohej me helikopter në Spitalin Universitar të Janinës. Më në fund, dy shqiptarët u arrestuan pasditen e së enjtes nga efektivët e Sigurisë së Argostolit dhe Ekipi për Parandalimin dhe Shuarjen e Krimit (OPKE) të Kefalinisë.

Ku mishi?! Zhdυken 54 ton mish dhe saΙΙam i skadυαr KMY. AKM nuk ka dijeni ku është groρosur!

Nxjerrja nga tregu dhe asgjesimi i produkteve ushqimore të cilat kanë skaduar, është një nga detyrimet kryesore që duhet të plotesojë çdo biznes.

Në vijim të investigimit lidhur me produktet e skaduara Tv Ora News iu drejtua me një kërkesë për informacion KMY-së ku u parashtrohet pyetja se sa ushqime të skaduara ka asgjesuar ky subjekt nga viti 2018 deri në 2023?

Duke qenë se KMY refuzoi të na jepte informacion, të njëjtën kërkesë ia adresuam Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Sipas AKU, nga viti 2018 deri në 2023 KMY ka kryer gjashtë procedura asgjesimi, ndërsa AKM në përgjigjen zyrtare na bën me dije se KMY ka kryer vetëm dy procedura asgjesimi.

Janë 4 procedura asgjesimi me sasi 54 ton, kryesisht mish dhe nënproduktet e tij që nuk dihet së ku kanë përfunduar.

Kjo pasi AKM nuk ka asnjë informacion për katër asgjesimet e kryera nga viti 2019 deri në 2020 nga KMY.

Sipas legjislacionit në fuqi, kur kryhet një procedurë asgjesimi duhe të jenë prezent inspektorët e AKU, inpektorët e Mjedisit dhe përfaqësues së Drejtorisë së Tatimeve.

Inspektorët e Mjedisit pasi konstatojnë sipas listës produktet e skaduara, bëjnë verifikimin e mjetit që do t’i transportojë deri në landfill. Subjekti që bën depozitimin e mbetjeve duhet të ketë kontratë me landfillin.

Praktikisht janë 54 ton ushqime të skaduara të KMY-së, kryesisht mish dhe nënproduktet e tij që nuk dihet se ku kanë përfunduar, sepse AKM nuk ka asnjë informacion për 4 procedura asgjesimi nga ky subjekt.

Por skandali thellohet pasi Tv Ora News i kërkon informacion më të detajuar AKU, ku përveç procesverbaleve i kërkojmë të na vihet në dispozicion edhe lista e mallrave të skaduara bashkëlidhur çdo procesverbali.

Nga 6 asgjesime që ka kryer KMY, vetëm 1 procesverbal ka të bashkëlidhur listën e produkteve të skaduara.

AKU është institucioni që pretendohet së garanton sigurinë ushqimore, ndërkohë që janë dhjetëra ton ushqime të skaduara që nuk rezultojnë bashkëlidhur procesverbaleve të asgjesimit.

Ku përfunduan 54 ton mishi dhe sallam që AKU firmosi për t’i asgjesuar?

Nuk rezulton asnjë foto dhe video në AKM që fakton groposjen e produkteve të skaduara.

Në lidhje me këtë situatë alarmante Tv Ora News ka depozituar një shkresë drejtuar kreut të AKU, Edmond Rrushi, ku i kërkojmë të vërë para përgjësisë çdo inspektor që ka kryer shkelje gjatë procedurës së asgjesimit të ushqimeve të skaduara.

Ndαhet nga jeta ish-ρrokurori zviceran, Dick Martγ që hartoi raρortin kundër liderëve të UÇK

Ish-senatori dhe prokurori zviceran Dick Marty ka ndërruar jetë dje në moshën 78-vjeçare. Marty u bë i njohur ndërkombëtarisht si anëtar i Këshillit të Evropës dhe i Komisionit të OSBE-së për të Drejtat e Njeriut. Në vitin 2010, Marty publikoi një raport mbi trafikimin e supozuar të organeve në Kosovë që implikonte UÇK-në. Si pasojë e raportit të tij u themelua Gjykata Speciale në Hagë nga Kuvendi i Kosovës disa vjet më vonë. Kohë më parë, Marty pretendoi se shërbimet sekrete serbe kishin dhënë para për ta vrarë dhe më pas t’ua linin fajin shqiptarëve.

Sipas tij, ishte vënë nën mbrojtje policore për shkak të kërcënimeve me jetë. Marty lindi në kantonin jugor italishtfolës të Ticinos, ku shërbeu si zëvendësprokuror publik, më pas prokuror publik nga viti 1975-1989. Ai ishte anëtar i qeverisë kantonale të Ticinos nga viti 1989 deri në 1995. I zgjedhur në Senatin Zviceran në vitin 1995, ai ishte anëtar i Partisë Radikale të qendrës së djathtë. Ai dha dorëheqjen në vitin 2011.

Ndër nismat e tij ishin instalimi i një prokurori federal të pavarur dhe dekriminalizimi i abortit. Ai u zgjodh në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës në vitin 1999 dhe kryesoi Komisionin për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut nga viti 2005 deri në 2008.

Ai doli në pension në vitin 2011. Në emër të komitetit, ai hetoi burgjet sekrete të CIA-s në Evropë, duke publikuar një raport në vitin 2006 që thoshte se 14 vende kishin bashkëpunuar me SHBA-në në një “rrjetën e merimangës” të abuzimeve të të drejtave të njeriut. Marty tha se vende të tjera, përfshirë Zvicrën, ishin përfshirë në mënyrë aktive ose pasive në ndalimin ose transferimin e personave të panjohur. Në vitin 2010 ai publikoi një raport mbi trafikimin e dyshuar të organeve në Kosovë, i cili implikonte anëtarë të rangut të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kυrsi i këmbimit/ Monedhat e hυαja, në “krizë”, ja me sa shitet dhe bΙihet euro dhe doΙΙαri

Sot, më 29 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92.8 lekë dhe shitet me 94.5 lekë. Euro blihet me 103.4 lekë dhe shitet 104.6 lekë.

Ditën e sotme, franga zvicerane këmbehet në blerje me 110.8 lekë, ndërsa në shitje me 112.2 lekë.

Paundi britanik blihet me 118.7 lekë, shitet me 120.2 lekë. Dollari kanadez blihet me 70.2 lekë, shitet 71.6 lekë.

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja.

Ήoroskόρi për ditën e sόtme, e Ρremte 29 Dhjetor 2023

Dashi

Sot ju do të jeni veçanërisht interesantë dhe tërheqës falë ndikimit të Venusit. Do të dini se si ta pushtoni zemrën e të dashurve në çdo kohë! Një ditë stresuese për beqarët që kanë për të frenuar ankthet e tyre dhe për të parë të ardhmen me më shumë optimizëm. Në punë do të keni shanse të shkëlqyera për të pasur kënaqësi në mbrëmje falë dashamirësisë së Saturnit.

Demi

Përpiquni të kuptoni problemet që janë duke u lëkundur në marrëdhënien tuaj. Mos merrni vendime për të cilat mund të pendoheni dhe dëgjoni zemrën tuaj. Beqarët sot mund të kenë një surprizë fantastike që do të hapë perspektiva të reja. Disa persona në punë do të komplikojnë mëngjesin dhe do të bëjnë humorin tuaj pak të zymtë. Ji i hapur me kolegët.

Binjakët

Duhet të sqaroni një çështje në dashuri që nuk ju lë të qetë të flini. Kërkoni një sqarim nga i dashuri/a juaj nëse nuk doni ta harroni këtë çështje. Beqarët sot do të jenë të papërmbajtshëm dhe do të jenë në gjendje për të kapur shumë mundësi të favorshme për dashurinë. Ruajeni atë që keni arritur në punë dhe mos merrni projekte të vështira. Vepro me kujdes.

Gaforrja

Mos e neglizhoni sferën sentimentale dhe përpiquni ta mbani lart flamurin e dashurisë. Nëse jeni në çift sot ju do të jeni në disponim për të bërë plane. Nëse jeni vetëm do të ndiheni të lirë dhe do t’i kushtoni vetes takime me njerëz të rinj. Një ditë e lodhshme për sferën profesionale, por gjithashtu potencialisht e rëndësishme dhe e kënaqshme nga këndvështrimi material.

Luani

Ju keni ndjenjën se jeni në gjendje të përballeni me diçka sikur të ishit të pamposhtur. Kujdes, rrezikoni të lëndoni veten, tensionet në dashuri mund të zhgënjejnë pritjet tuaja. Një ditë melankolike për beqarët që nuk kanë ende guximin për të harruar të kaluarën. Mos i lini asgjë rastësisë në punë, sigurohuni që gjithçka ofrohet gjithmonë pa mundësinë e gabimit.

Virgjëresha

Gjendja e mirë ju bën të lumtur dhe do t’i bëni miqësitë të enden me lehtësi. Vlerësoni nëse është ende e përshtatshme për të diskutuar çështje me rëndësi të vogël në çift. Për shumë beqarë, një takim është i destinuar të bëhet diçka më e rëndësishme. Besoni intuitën tuaj në një marrëveshje pune, ajo do të sjellë ndryshime të dukshme.

Peshorja

Në dashuri sot ju do të ndani momentet e lumturisë me partnerin/en tuaj dhe marrëdhënia do të konsolidohet. Një ngjarje e këndshme ju vë në humor të mirë dhe ju bën të përballoni ditën me një qëndrim pozitiv. Ndryshime të reja edhe për beqarët të cilët mund të jetojnë përvoja të reja. Në vendin e punës, do të merrni vendimet e duhura dhe mund të planifikoni më mirë jetën tuaj të përditshme.

Akrepi

Sot ngriheni me hënën në kundërshtim me shenjën tuaj dhe kjo do ju përballë me beteja dhe konflikte me të dashurin/ën. Do të ketë grindje dhe përplasje mendimi! Mërzia do të sulmojë edhe beqarët, por një lajm i mirë do ta bëjë këtë ditë fantastike! Jini të kujdesshëm dhe jepini peshë fjalëve që thoni në prani të njerëzve me influencë. Bëni që ata të kuptojnë se jeni kompetentë dhe profesionalë.

Shigjetari

Hëna ju bën komunikues dhe të hapur për njohje të reja. Megjithatë, duhet t’i shpjegoni partnerit/es për ndryshimet në sjelljen tuaj. Beqarët mund të marrin një propozim interesant, por më mirë të mos pranoni menjëherë. Me kolegët e punës, debatet nuk mungojnë sot. Nëse doni të merreni me ta, përpiquni të kombinoni taktikën dhe vendimet.

Bricjapi

Mos e neglizhoni mundësinë e shikimit nga brenda për të kuptuar atë që dëshironi. Për paqen më të madhe të mendjes në sektorin afektiv, le të lirohen marrëdhëniet pa perspektiva. Beqarët mund të pushojnë në mëngjes, por në mbrëmje mund të dalin jashtë dhe të argëtohen. Momenti është pozitiv për të gjitha mundësitë e reja në punë, si zakonisht ju do t’i jepni përparësi mundësive të parasë.

Ujori

Hëna është tërësisht në anën tuaj dhe do ta bëjë ditën të furishme dhe të ndritshme. Është e lehtë të kuptohet se ia vlen të kapësh mundësitë e mira për dashurinë! Lumturia është gjithashtu në dorë të beqarëve, sot do të fillojë një periudhë të re e jetës së tyre! Në punë bëni mirë të mos reagoni keq ndaj provokimeve ë kolegëve.

Peshqit

Duhet një pushim, ju jeni tërhequr dhe hutuar pak nga qëllimet. Rrezikoni të shfaqeni disi sipërfaqësorë, por do të bëni gjithçka mirë lidhur me marrëdhënien tuaj me partnerin/en. Pak “pesimizëm” në sytë e beqarëve të cilët janë në një gjendje shpirtërore jo shumë të mirë, bëni mirë ta shikoni të ardhmen me optimizëm. Nuk duhet të bëni gabime sot në marrjen e vendimeve. Ankthi për një intervistë pune do t’ju bëjë nervoz.

ΡΙαgosja në Fier, Policia jep υersionin zγrtar: I riu doli nga mjeti dhe qëlloi me grυsht ρolicin në fytyrë, në kushtet e υetmbrojtjes e qëΙΙoi me armë

Policia del me versionin zyrtar të ngjarjes në Fier ku një punonjës policie qëlloi me armë një të ri 26-vjeçar duke e lënë të plagosur.

‘Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish globi”, në qendër të qytetit të planizuar me shërbim, shërbimet e Policisë kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti.

Shtetasi D. B, 26 vjeç duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen” është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar.

Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet shtetasi D. B., ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë.

Inspektor Sh. J., në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin D. B.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, AMP do të japi informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje’, citohet në njoftimin e policisë.

Pse qëΙΙoi efektiυi në Fier? Policia: Për υetëmbrojtje, i riu doli nga makina dhe…

“Inspektor Sh. J., në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin D. B.’

Policia e Fierit ka dhënë mbrëmjen e sotme informacionin zyrtar për plagosjen e ndodhur në qendër të qytetit.

Bëhet me dije se efektivi i policisë ka qëlluar me armën e shërbimit një person dhe e gjithë kjo ka ndodhur për vetëmbrojtje.

Sipas informacionit zyrtar mësohet se 26-vjeçari I plagosur nuk është lejuar të futet brenda perimetirt të sigurisë dhe në atë momentet shtetasi D. B., ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë.

Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish globi”, në qendër të qytetit të planizuar me shërbim, shërbimet e Policisë kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti.

Shtetasi D. B, 26 vjeç duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen” është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar.

Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet shtetasi D. B., ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë.

Inspektor Sh. J., në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin D. B.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, AMP do të japi informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje.

‘Mos festo, Viti i Ri nuk është i mγsΙimanëνe’! I υihet zjarri bredhit në Kosovë, shfαqen mbishkrime fetαre

Në orët e para të së enjtes është djegur bredhi i Vitit të Ri, që ndodhej në oborrin e komunës së Hanit të Elezit, në Kosovë.

Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me daten 28.12.2023 rreth ores 02:23 kemi pranuar një informatë se Bredhi i Vitit të Ri, i vendosur në oborrin e komunës së Hanit të Elezit ishte kapluar nga zjarri. Patrulla e policisë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që edhe një ekipë e zjarrëfikësve ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin ësht? njoftuar edhe prokurori kujdestarë dhe është inicuar një rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshem”. Ndërsa në rast janë kyçur edhe njësia e hetimeve, të cilët po e hetojnë rastin”, tha Veseli për mediat në Kosovë.

Po ashtu, Veseli bëri të ditur se sot janë shfaqur disa mbishkrime: “Viti i Ri nuk është e jona, mos festo festat e jomyslimanëve”.

Ai tha se policia është duke punuar për të identifikuar të dyshuarve.

“Me datën 28.12.2023 rreth orës 09:30 policia e stacionit në Han të Elezit , policët patrullues kanë vëretjur se në disa rrugë ishin vendosur disa afishe me mbishkim “Viti i ri nuk është e jona, mos festo festat e jo myslimanëve”. Policia e stacionit i ka marrë veprimet e nevojshme dhe është duke punuar intenzivisht në identifikimin e personit/personave të dyshuar. Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj është inicuar rast për hetim “Nxitje e përqarjea dhe mosdurimit”, tha Veseli.

Ρritet trαnsferim i bujshëm në janar, rritet υlera e Jasir Asanit

Jasir Asani mbetet një futbollist me vlerë modeste të kartonit, diçka e kuptueshme për etapat në karrierë, por ngjitja e fortë ka nisur.

Sipas vlerësimit më të fundit nga agjencia e specializuar për tregun e futbollit, “Transfermarkt”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gati dyfishim të çmimit. Nëse në shkurt të këtij viti kartoni i tij ishte 700 mijë euro, tani flasim për 1.2 milionë euro.

Natyrisht, shumë më pak se Broja, Kumbulla, Gjimshiti, Bajrami, Asllani apo Uzuni, që luajnë në Itali, Angli e Spanjë, por kjo është normale sepse lojtari nga Shkupi aktivizohet në Korenë e Jugut.

Padyshim në këtë rritje kanë ndikuar paraqitjet e tij shumë të mira për kombëtaren shqiptare në eliminatoret e Kampionatit Europian ku shënoi 3 herë dhe ndihmoi ekipin që të kualifikohej për në finalet e vitit të ardhshëm në Gjermani.

Edhe në elitën e Koresë së Jugut, Asani po luan mirë dhe ka 7 rrjeta e 3 asiste në 30 ndeshje.

Pritet që në janar të transferohet në Europë, dhe ka zëra se mund të gjejë ekip në La Liga-n e Spanjës.

Zhgënjim! E çoi në Romë për t’i ρroρozuar për mαrtesë, ajo i thotë “Jo”

Një i ri ka përjetuar momentin më të sikletshëm të jetës, pasi e dashura ka refuzuar propozimin që ai i bëri në Romë.

Në media dhe rrjetet sociale është bërë viral momenti i propozimit në Romë mes çiftit të të rinjve. Ky propozim nisi mirë, por pas kërcimit në Via dei Condotti dhe nën dritat e Krishtlindjeve, një tenor u shfaq duke kënduar këngën “O Sole Mio”, ndërsa djali u ul në gjunjë.

Në mes të turmës me njerëz, ai nxorri unazën dhe i propozoi për martesë të dashurës. Por ajo duke mos e pritur një propozim të tillë ajo tha:

“Nuk e prisja këtë. Nuk isha gati. A është kjo arsyeja pse erdhëm në Romë?’ .

E reja dukshëm në siklet i kërkoi vazhdimisht të dashurit të saj të ndalojë, ndërsa tenori vazhdonte të këndonte. Më pas i riu i paqartë për përgjigjen e saj e pyeti sërish, “A është po apo jo?”

Ajo u përgjigj duke thënë ‘JO’ ndërsa djali u ngrit në këmbë i zhgënjyer.
https://v16-web-newkey.tiktokcdn.com/9ed6120e0af60eb115f13d960607378c/658debbe/video/tos/useast2a/tos-useast2a-ve-0068c001-euttp/o0BtY3TFQQEiJ3GZEoPWgIABYEZcqqi8NwOV0/?a=1988&ch=0&cr=3&dr=0&lr=tiktok_m&