Jo υetëm La Liga dhe Bundesliga, për Jasir Asanin mbërrijnë edhe dy ofertα tjera

Jasir Asani është emri më i nxehtë i merkatos së legjionarëve të Kombëtares. Sulmuesi kuqezi shkëlqeu me fanellën e Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2024 dhe ka zgjuar interesin e shumë skuadrave të cilat kërkojnë magjinë që prodhon këmba e tij e majtë.

Anësori ka edhe dy vite kontratë me Gwangju në Korenë e Jugut dhe largimi do të bëhet vetëm kundrejt pagesës që raprotohet të jetë rreth 1 milionë euro.

Interesi është i fortë në La Liga e Bundesliga me spanjollët e Las Palmas që kanë emrin e ishit të Partizanit në listën e blerjeve.

Por, së fundmi në tryezën e Gwangju kanë mbërritur dy oferta nga skuadrat japoneze, Kawasaki dhe Cerezo Osaka, raportojnë mediet japoneze. Mbetet të shihet e ardhmja e 28-vjeçarit, por dëshira e tij është gjithmonë rikthimi në Europë.

“E njihja Liridonën”/ Zeka mes Ιotësh tregon zbυlon detαjet: Në varrim Naimit i thanë ‘ti je υrasësi’, ai u tërbua

Mes lotësh dhe hidhërimit, gazetari Milaim Zeka ka deklaruar se e njihte Liridona Ademajn dhe Naim Murselin, prandaj e dinte që në momentin e parë se ai ishte vrasësi i gruas së tij.

Në “Top Story”, Zeka tha se edhe policia e Kosovës e ka ditur që në fillim se porositësi i vrasjes ishte Naimi, por nuk donte që të prishej varrimi, prandaj e arrestoi pas ceremonisë.

Ai tha se gjatë ceremonisë së varrimit, një gazetar i ka thënë ‘ti je vrasësi’, dhe pas kësaj ai ka reaguar brutalisht.

“Unë dhe familja ime e kemi njohur Liridonën dhe bashkëshortin e saj. Shkurt po e them, kur e takuam, e kam një intuitë të tmerrshme një nuhatje të qenit. U takuam në një hotel në Prishtinë dhe u ngrit burri i saj, thash nuk e duroj dot. Ishte një grua e mrekullueshme dhe kur e morëm lajmin, ne dyshuam se ai e ka kryer veprën. Dhe në orën 10:00 policia e konstatoi që ai ishte planifikuesi i vrasësit, por por të mos e prishte varrimin… se e konstatori para varrimit. Nëse e shihni reagimin brutal të Naimit kundër gazetarëve, një koleg i i mi i ka thënë ti je i vrasësi. Desha me përgëzu policinë e Kosovës për këtë vrasje që u tronditëm të gjithë. Liridonën e kam taku në lindjen e parë, ky njeri ka qenë super mashtruese, një super abuzues dhe me vra gruan me aq gjakftohtësi në prezencën un nuk di… çfarë stati i çmendurisë duhet të jetë ky i panjeri.”- u shpreh Zeka.

Orgαnizoi rrëmbimin dhe υrasjen e të bijës për të marrë ραra, shikoni veρrimin e çυditshëm që bën babai! (Video)

Aleksandar Gjorçevski, babai i 14-vjeçares që u rrëmbye dhe u vra në Maqedoninë e Veriut, ka dalë mbrëmjen e kësaj të hëne para Gjykatës Penale në Shkup.

Siç shihet, në momentin që Gjorçevski, i dyshuar për përfshirje në ngjarje, hyn në ambientet e gjykatës sheh nga kamerat dhe bën me dy gishtat e mëdhenj shenjën e ‘OK’.

Kryeprokurori Gavrill Bubevski në konferencën për shtyp tha se provat e ndërmjetësimit tregojnë se organizatorët i kanë marrë informatat nga babai i saj për atë se kur vajza do të dalë nga shtëpia.

“Për babain tani për tani kemi dëshmi se si ndërmjetësues ka marrë pjesë në informimin kur vajza do të dalë nga shtëpia që të rrëmbehet. Nuk kemi njohuri se është i involvuar në motivin e vrasjes. Një nga personat e dyshuar tha se informatat për vajzën i ka babai”, tha Bubevski në konferencën e paradites së sotme, ndërsa shtoi se babai i ka mohuar veprimet.

Në konferencë për shtyp u theksua se i dyshuari i parë, i cili është organizator dhe ekzekutor i vrasjes, është në arrati, ndërsa tre të dyshuarve u është shqiptuar paraburgim 48-orësh.

Kujtojmë se bashkë me adoleshenten është gjetur i vrarë dhe një 74-vjeçar, të cilët nuk kanë pasur njohje me njëri-tjetrin, ndërsa në ngjarje është përdorur automjeti i këtij të fundit, të cilit më pas i është vendosur flaka.

14 vjeçarja u raportua e zhdukur më 27 nëntor dhe u shpall në kërkim nga Interpol.

Vanja është rrëmbyer pasi ka dalë nga banesa. Ka qenë i ati që ka dhënë informacion për ditën dhe orën që 14-vjeçarja do dilte nga shtëpia. Ndërsa vrasësi i saj është arratisur dhe po punohet për kapjen e tij.

https://streamable.com/e/3m60t1?quality=highest

Nuk ka stabiΙizim të monedhaυe të huaja/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme

Në tregun e këmbimi valutor sot një dollar amerikan do blihet me 93.4 lekë dhe do shitet me 94.5 lekë.

Monedha evropiane euro do blihet me 101.3 lekë dhe do shitet me 102.2 lekë,

ndërsa franga zvicerane do blihet me 106.7 lekë dhe do shitet me 107.9.

Ndërkohë paundi britanik sot do blihet me 117.8 lekë dhe do të shitet me 119 lekë.

“Naimi i ka futur ρΙυmbat υetë tek arma”/ Karamuço për vrasjen e Liridona Ademajt: Ja si ndodhi ngjαrja

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tregoi me detaje në “Top Story” të gjithë pistën e vrasjes së Liridona Ademajt, ekzekutim që dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Ai tregoi se skena në të cilën ndodhi është një zonë ku nuk ka kamera, pak më larg rezidencës ku jetonte viktima së bashku Naim Murselin dhe dy djemtë e saj. Ndërkohë që në atë zonë ka pasur një kamera të vendosur nga policia, që pas një grabitjeje të ndodhur më parë.

Sipas Karamuços, duke qenë një zonë me vila, ku jetonin njerëz me kushte shumë të mira financiare, uniformat blu kanë dashur të kenë në kontroll situatën. Eksperti i kriminalistikës tregoi se autorët kanë shkruar direkt në anën e pasagjerit, gjë që nuk ndodh nëpër grabitje, fillimisht autorët shkojnë në anën e shoferit.

Ervin Karamuço: Një skenë krimi e zgjedhur në një rrugë që s’kishte as ndërtesa, as kamera. Diku më parë ka pasur një tentativë vjedhje, për këtë arsye policia ka vendosur kamera. Është një zonë që qëndrojnë njerëz që janë me status të mirë ekonomik. Për fat të mirë aty ka pasur një kamer që ka filmuar makinën. Në të gjithë dinamikën e ngjarjes makina ka ardhur në krahun e pasagjeres.

Ka ndaluar makinën, gjithmonë autori vjen nga ana e makinës shoferit jo e pasagjeres. Më pas shoferi ka dalë nga makina dhe ka marrë fëmijën. Ndërohë grabitësit nuk marrin telefon me vete, u bë kohë që nuk përdoret kjo metodë. Këto deklarata kanë vënë në dyshim policinë… Ndërkohë të nesërmen ai (Naim Murselin) hante i qetë në një hotel në Prishtinë. Një person i tronditur nuk mund të jetë në gjendje të vijojë rutinën.

Milaim Zeka: Në hotel të Pacollit ka qëndruar. Edhe vila ku qëndronteë është rezidencë që e ndërton Behgjet Pacolli.

Ervin Karamuço: Ai e quan sulm, rezistencën. Nëse i zbulohen identiteti, këto të dyja nuk kanë ndodhur Ai maskën e ka pasir dhe s’ka pasur arsye për të qëlluar sepse me sa kanë deklaruar fëmijët mamaja e tyre nuk ka bërë rezistencë.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Martë 5 Dhjetor 2023

Dashi

Perspektivat për jetën sentimentale te çifteve do jene shume te mira gjate kësaj dite. Do iu jepni shume rëndësi ndjenjave dhe do bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël. Beqaret do vazhdojnë te mbeten serish vetëm edhe pse nuk do e ndiejnë shume vetminë. Për menaxhimin e financave kërkoni ndihmën e eksperteve te fushës dhe mos i besoni askujt tjetër.

Demi

Nuk pritet as problemi me i vogël për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do afroheni me tepër me partnerin dhe do e keni me te lehte te flisni për gjithçka me te. Beqaret nuk do jene te qarte për ata qe duan ne te vërtetë prandaj nuk duhet te nxitohen për te marre vendime. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni kujdesin dhe maturinë. Nuk është koha për investime te mëdha.

Binjaket

Priten ndryshime drastike dot ne jetën tuaj ne çift kështu qe duhet te bëheni gati. Ata qe janë me humor te mire do i kalojnë me lehte vështirësitë qe mund t’iu dalin. Beqaret nuk do e kenë aspak mendjen tek dashuria sepse do merren me diçka shume te rëndësishme. Financat do jene mjaft delikate. Tregohuni te kujdesshëm nëse nuk doni te keni humbje te mëdha.

Gaforrja

Jeta sentimentale e çifteve do ketë përmirësime te ndjeshme gjate kësaj dite. Do e toleroni me tepër njeri tjetrin dhe do tregoheni me te kuptueshëm. Beqaret do ndihmohen nga Merkuri dhe do e gjejnë personin qe do iu përshtatet me tepër. Ne planin financiar duhet te shmangni shpenzimet e tejskajshme sepse nuk do arrini dot ta menaxhoni situatën.

Luani

Barazia do mbizotërojë gjate gjithë ditës se sotme ne jetën sentimentale te çifteve. Nuk do kërkoni me shume sesa jepni dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Beqaret do hedhin hapat e para drejt një lidhjeje shume te bukur dhe emocionuese. Ne planin financiar duhet gjithë kohës te tregoheni te kujdesshëm. Sikur pak ta teproni me shpenzimet do keni probleme te mëdha.

Virgjeresha

Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë përmirësime te ndjeshme gjate kësaj dite. Do i sqaroni me qetësi keqkuptimet dhe do kërkoni falje për ndonjë gabim qe mund te keni bere. Beqaret do jene ndërmjet dy zjarresh dhe nuk do dine nga te kalojnë. Kujdes! Ne planin financiar me ne fund do keni fat dhe do realizoni te gjitha transaksionet e nevojshme.

Peshorja

Do ëndërroni me shume sesa duhet sot ne jetën tuaj sentimentale dhe kjo mund t’iu përballë me zhgënjime te shumta. Dita nuk do jete aq e mire. Beqaret do kenë ndryshime drastike ne jetën e tyre fale disa takimeve impresionuese. Financat do jene shume te paqëndrueshme kështu qe mundohuni te mos shpenzoni me shume sesa ua mban xhepi.

Akrepi

Gjithë dita do jete e mbushur me emocione te mëdha dhe me kënaqësi sot. Shfrytëzojeni sa me shume qe te mundeni sepse nuk vijnë gjithmonë kohe te tilla. Beqaret do vazhdojnë te jene ende ne kërkim te shpirtit te tyre binjak dhe nuk do e humbin shperren deri ne sekondën e fundit. Sektori i financave nuk do ketë as problemin me te vogël.

Shigjetari

Do tregoheni shume te arsyeshëm ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do bëni premtime boshe. Marrëdhënia me partnerin do vazhdoje te jete e mire edhe gjate kësaj dite. Beqaret do kenë takime te shumta dhe do e kenë ata te drejtën për te zgjedhur personin e duhur. Sektori i financave nuk do ketë ndryshime te mëdha. Mundohuni t’i menaxhoni me kujdes te ardhurat.

Bricjapi

Dashuria ne çift do shkoje me se miri gjate kësaj dite. Do e kaloni rutinën qe iu kishte pushtuar dhe do e shihni më me optimizëm te ardhmen. Beqaret do jene me te privilegjuar dhe do njihen me persona mjaft interesante. Shfrytëzojeni ditën! Ne plani financiar do jeni shume te qarte pe rate qe duhet te bëni dhe situata do jete e qëndrueshme.

Ujori

Do iu duhet te merrni disa vendime te rëndësishme sot ne jetën tuaj ne çift dhe për këtë duhet te mendoheni mire. Askush nuk iu nxiton kështu qe harxhoni kohen e duhur. Beqaret qe dëshirojnë aventura afatshkurtra do jene te privilegjuar, te tjerët duhet te presin ende. Financat nuk do kenë as problemin me te vogël, kështu qe rini te qete ne këtë sektor.

Peshqit

Sektori i dashurisë do influencohet pozitivisht nga planetët. Do kaloni momente te paharrueshme ne krahët e atij qe dashuroni dhe asgjë nuk do shkoje keq. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm personin ideal sepse edhe ashtu si janë nuk po ja kalojnë aq keq. Ekuilibri financiar do jete i turbullt ne mëngjes, por me pas do përmirësohet ndjeshëm.

‘E kam dashυr më shumë se fëmijët e mi’! Rrëfimi trόnditës i babait të Naim Mυrselit kur mësoi se djali kish νrarë gruan

Babai i Naim Mureselit ka folur për herë të parë për vrasjen e Liridona Ademajt nga djali i tij, Naim Murseli. Në një intervistë për mediat në Kosovë, ai ka thënë se nuk ka komunikuar më as me Naimin e as me avokatin e tij.

“Besoni as me Naimin as me avokat, s’kam komuniku mo, se Liridonen e kom dasht ma shumë se vajzat e mija.”– tha ai.

Ai ka treguar dhe momentin kur e mësoi se djali i tij ishte në fakt vrasësi i nuses, me anë tën jë grabitjeje të inskenuar.

“Jemi ulur në kolltuk së bashku, me një polic derisa po bastisej dhoma e Naimit. Ai më tha, ne kemi prova se Naimi është kryesi i veprës. Aty unë jom trondit. Me ma pas dhanë krejt botën nuk më kish shku mendja që djali im me pas bë atë gjest. Ditën kur ajo vdiq, unë diku rreth orës 8:20 sa kam hyrë në shtëpi në Suedi, me ka thirr djali i dytë edhe veç me kanë thënë ‘Babë, e kanë vra Liridonën’. Aty plasi vaji. Liridonën e kemi dashtë më shumë se fëmijët e mi. Kemi udhëtuar 35 orë. Gjatë rrugës, unë e kam parë intervistën e dhënë nga Naimi. ‘Na dolën hajnat në rrugë, na i plaçkitën gjërat. Unë ika me fëmijë, gruan ma vranë’. Të vetmin detaj atë e kam pasur. Nuk kisha mundësi edhe me vozitë edhe me përcjellë media.

Besoni, ju betohem… dikush kish pas informacione të ndryshme por unë me që kam qenë që i thojnë ‘kryeshnosh’, kurrë asnjë indikacion se kam ditë. U kry varrimi, jam ardh në shtëpi plotë me njerëz para pas t’u folë, qatëherë e kam taku djalin tim edhe mu ka vërsul tha ‘mos jep deklarata se i prish hetimet’. I thashë që unë s’kam informacion, unë fola vetëm çka dëgjova.

Unë jam shumë i tronditur. Liridonën e kam dashtë më shumë se vajzat e mia. Ishin disa policë aty, kontrolluan, nuk kishte asgjë. Një polic kërkoi ta lirojmë dhomën. Jemi ulur në krevat unë e ai polici. Më tha ‘Zotëri po me vjen shumë keq, kemi prova të mjaftueshme që Naimi është kryersi i veprës’. Aty unë jam trondit sepse me ma pas dhënë krejt botën nuk do të më shkonte as mendja që djali im e bënë atë.”

Ajo më ka thirrë shpesh prej pune, hajde bac se kom bo bukë. Unë jam më i mërzitur se ata. Ju shpreh ngushëllime familjes së Liridonës. E kam të vështirë.” – është shprehur mes lotësh babai i Naim Murselit.

Ήistorike/ Βoksieri i kombëtares shqiptare shρallet nënkampion bote

Boksieri i kombëtares shqiptare, Adam Maca është shpallur nënkampion bote për peshën deri në 57 kilogramë, në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Yerevan të Armenisë për të rinjtë.

16-vjeçari me origjinë nga Mirdita, por i lindur në Angli është mposhtur nga rusi Platon Kozlov. Në finale, rusi ishte më i saktë me disa goditje, teksa pala shqiptare kundërshtoi disa nga vendimet e arbitrave.Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm për të rinjtë në boks, me sportistin shqiptar që është në rrugën e duhur. Një kontribut për këtë sukses ka edhe trajneri Klaudio Çekini.

Në ecurinë e ndeshjeve, Adam Maca kaloi me fat në turin e dytë, aty ku mposhti uzbekistanasin Ibromihov Pahlovonjon dhe më pas fitoi ndaj Tsimur Siankevich.

Në gjysmëfinale boksieri kuqezi kaloi kolegun nga afganistani Amanollah Sahak me rezultatin e pastër 5-0, për t’u mundur në finale nga rusi Platon Kozlov.

Shiti të bijën te νrasësit, del para Gjγkatës babai i 14-νjeçares nga Shkυpi, veρrimi para kamerave

Mediat e Maqedonisë së Veriut kanë sjellë pamje nga momenti kur Aleksandar Gjorçevski babai i 14-vjeçares që u rrëmbye dhe më pas u vra, del para Gjykatës Penale në Shkup.

Siç shihetnga foto, Gjorçevski i cili dyshohet se është personi i cili raportoi për lëvizjet e së bijës te rrëmbyesit, sapo ka parë kamerat është drejtuar drejt tyre dhe ka bërë dy gishtat e mëdhenj me shenjën “OK”.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, kryeprokurori Gavril Bubevksi, duke folur para mediave deklaroi se provat e ndërmjetësimit tregojnë se organizatorët i kanë marrë informatat nga babai i saj për atë se kur vajza do të dalë nga shtëpia.

“Për babain tani për tani kemi dëshmi se si ndërmjetësues ka marrë pjesë në informimin kur vajza do të dalë nga shtëpia që të rrëmbehet. Nuk kemi njohuri se është i involvuar në motivin e vrasjes. Një nga personat e dyshuar tha se informatat për vajzën i ka babai”, tha Bubevski në konferencën e paradites së sotme, ndërsa shtoi se babai i ka mohuar veprimet.

Gjithashtu në konferencë u theksua se i dyshuari i parë, i cili është organizator dhe ekzekutor i vrasjes, është në arrati, ndërsa tre të dyshuarve u është dhënë masa e paraburgimimit prej 48-orësh.

Kujtojmë se bashkë me adoleshenten është gjetur i vrarë dhe një 74-vjeçar, të cilët nuk kanë pasur njohje me njëri-tjetrin, ndërsa në ngjarje është përdorur automjeti i këtij të fundit, të cilit më pas i është vendosur flaka.

14 vjeçarja u raportua e zhdukur më 27 nëntor dhe u shpall në kërkim nga Interpol.

Vanja është rrëmbyer pasi ka dalë nga banesa. Ka qenë i ati që ka dhënë informacion për ditën dhe orën që 14-vjeçarja do dilte nga shtëpia. Ndërsa vrasësi i saj është arratisur dhe po punohet për kapjen e tij.